Surja El-Bejjine arabisht dhe shqip

Lexoni Surjen El-Bejjine me përkthimin e plotë shqip, transliterimin dhe recitimin audio. Përkthim ajet pas ajeti. (8 Ajet — مدنية). El-Bejjine Dëgjo, El-Bejjine Përkthim, El-Bejjine mp3, El-Bejjine pdf.

Lexo dhe dëgjo Surjen El-Bejjine

🎧 Ajet
M Mishary Rashid Alafasy
M Mahmoud Khalil Al-Husary
A Abdurrahman As-Sudais
M Mohamed Siddiq Al-Minshawi
A Abdul Basit Abdul Samad
A Ali Al-Hudhaify
A Ahmed ibn Ali al-Ajamy
A Abu Bakr Ash-Shaatree
M Muhammad Ayyoub
A Abdullah Basfar
A Abdullah Al-Juhani
M Maher Al Muaiqly
x1
لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنفَكِّينَ حَتَّىٰ تَأْتِيَهُمُ الْبَيِّنَةُ ۝١
📖 Përkthim Ajet 1
Nuk u larguan nga feja e tyre – mohuesit, që ishin nga idhtarët e Librit, si dhe paganët, deri sa ju erdhi argumenti i qartë:
رَسُولٌ مِّنَ اللَّهِ يَتْلُو صُحُفًا مُّطَهَّرَةً ۝٢
📖 Përkthim Ajet 2
Pejgamberi nga Perëndia, i cili lexon broshurat e pastra (nga gabimet),
فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ ۝٣
📖 Përkthim Ajet 3
në të cilat ka kapituj me dispozita të çmueshme.
وَمَا تَفَرَّقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِن بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَةُ ۝٤
📖 Përkthim Ajet 4
E u ndanë (nuk u pajtuan) ata që patën Librin, vetëm atëherë kur u erdhi argumenti i qartë,
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ ۝٥
📖 Përkthim Ajet 5
e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Perëndisë, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ ۝٦
📖 Përkthim Ajet 6
Ata që nuk besojnë, si ata që patën Libër ashtu edhe paganët, ata, me siguri do të gjenden në zjarrin e skëterrës, në te do të mbeten përherë, ata janë krijesat më të këqia.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ ۝٧
📖 Përkthim Ajet 7
E, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – ata janë krijesat më të mira,
جَزَاؤُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ ۝٨
📖 Përkthim Ajet 8
shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.
← 97 El-Bejjine (98/114) 99 →
Lexo Surja El-Bejjine Shqip – Përkthim dhe Audio

98البينة Al-Bayyinah 📚 8 Ajet مدنية

Ajet pas ajeti – Surja El-Bejjine — 8 Ajet




Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers