45 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
35:1 Falenderimi qoftë për Perëndinë, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonnë krijimtari çka të dojë. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.
ﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰ
35:2 Atë që Perëndia ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
ﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉ
35:3 O njerëz! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë juve. A ka ndonjë krijues, pos Perëndisë, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër përveç Tij, e nga po ia mbani ju.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
35:4 Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë gënjeshtar, e me të vërtetë, edhe para teje, pejgamberët i kanë konsideruar gënjeshtarë, e te Perëndia kthehen të gjitha punët.
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
35:5 O njerëz! Padyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e mos t’ju mashtrojë, kurrsesi, jeta e kësaj bote dhe le të mos ju mashtrojë, kurrsesi mashtruesi në Perëndinë.
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
35:6 Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
35:7 Për ata që nuk besojnë ka dënim të rëndë, e për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira ka falje dhe shpërblim të madh.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
35:8 E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. E, mos u shkatërro ti për humbjen e tyre! Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për atë që punojnë ata.
ﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
35:9 Dhe, Perëndia – është ai që dërgon erërat, që i lëvizin retë, dhe Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura, e me to e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
ﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸ
35:10 Kush dëshiron madhërinë, e tërë madhëria është e Perëndisë, (andaj kërkoni prej Tij). Tek Ai ngriten fjalët e bukura, dhe veprën e mirë Ai e pranon. E, për ata që trillojnë vepra të këqia – do të ketë dënim të rëndë, dhe trillimi i tyre do të falimentojë.
ﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘﰙﰚﰛﰜﰝﰞ
35:11 Perëndia, u ka krijuar së pari prej dheut, pastaj nga pika e ujit (farës – spermës), dhe më në fund u ka bërë çifte (meshkuj e femra). Dhe, asnjë femër nuk mbetet shtatëzënë, e as nuk lind pa dijeninë e tij. Dhe jeta e askujt – as nuk zgjatet as nuk shkurtohet e që të mos jetë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Perëndinë është lehtë!
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
35:12 As dy detet nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël dhe i këndshëm, e që uji i pihet lehtë, e tjetri është i njelmët dhe i idhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej njërit dhe tjetrit dhe prej tyre nxirrni stoli që i mbani; dhe ti i sheh anijet se nëpër të çajnë ujin, për të kërkur nga dhuntitë e Tij, e që të bëheni falenderues.
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
35:13 Ai (Perëndia) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; ky është Perëndia, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
35:14 Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë, e (edhe) sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Perëndisë. Dhe, askush nuk do të informojë ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithëdijshmi.
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
35:15 O njerëz! Ju jeni të varfër te Perëndia, (nevojtarë për çdo gjë). E, Perëndia s’ka nevojë për asgjë dhe është i denjë për falenderim.
ﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙ
35:16 Nëse don (Ai), ju zhdukë dhe sjellë krijesa të reja,
ﯚﯛﯜﯝﯞﯙ
35:17 kjo për Perëndinë nuk është vështirë.
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆ
35:18 Dhe, asnjë mëkatarë nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit. En, ëse i ngarkuari (me mëkate), madje (i thirruri) qoftë edhe i afërt. E, ti i paralajmëron vetëm ata, që i druajnë Zotit të tyre edhe në fshehtësi dhe që bëjnë namazin. E, ai që pastrohet nga mëkatet, ai është pastruar për dobi të vet – e kthimi është te Perëndia.
ﭑﭒﭓﭔﭕ
35:19 Nuk janë, kurrsesi, njësoj i verbëti dhe ai që sheh,
ﭖﭗﭘﭙﭚ
35:20 as errësira dhe drita,
ﭛﭜﭝﭞﭟ
35:21 as freskia (e hijes) dhe vapa,
ﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
35:22 as nuk janë, kurrsesi, të barabartë, të gjallët dhe të vdekurit. Me të vërtetë, Perëndia bënë që të dëgjojë – kë të dojë Ai, e ti (o Muhammed) nuk mund të bësh që të dëgjojnë ata që janë në varre,
ﭳﭴﭵﭶﭷ
35:23 ti je vetëm paralajmërues.
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
35:24 Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën – sihariq dhe paralajmërues; e nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
35:25 E, nëse ata të konsiderojnë ty gënjeshtar, e madje edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar pejgamberët. Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, fletushka, dhe Libër ndriçues.
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
35:26 Pastaj, Unë i kam dënuar mohuesit, e çfarë ka qenë dënimi Im!
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
35:27 Vallë, a nuk di ti, që Perëndia e lëshon ujin prej qiellit, e që Ne, me të krijojmë frute llojesh e ngjyrash të ndryshme; e nëpër male gjenden rrugë të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme, dhe krejtësisht të zeza.
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩ
35:28 Ka edhe njerëz, edhe shtazë, edhe bagëti – po ashtu llojesh të ndryshme. Me të vërtetë, Perëndisë i druajnë vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe falës.
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
35:29 Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Perëndisë dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas,
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄ
35:30 që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
35:31 E, atë që ta kemi shpallur ty prej Librit, është e vërtetë e saktë, duke qenë vërtetues për atë që është shpallur para tij. – Perëndia, me të vërtetë, për robërit e Vet i di të gjitha dhe Ai i sheh të gjitha.
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
35:32 Pastaj, Ne u kemi dhënë Librin (Kur’anin) robërve Tanë të zgjedhur. Disa prej tyre i kanë bërë dëm vetes (duke bërë mëkate), e disa prej tyre janë në rrugë të mesme, e disa prej tyre shkojnë përpara me të mira, me lejën e Perëndisë. Kjo është dhunti e madhe,
ﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
35:33 xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
35:34 Dhe thonë ata: “Falenderojmë Perëndinë, i cili e ka zhdukru hidhërimin nga ne. Me të vërtetë, Zoti ynë është falës dhe falenderues –
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
35:35 i cili, me mirësinë e Tij na ka shpënë në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi dhe në të cilën nk do të rraskapitemi”.
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
35:36 E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen (me vdekje), dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, - ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues, -
ﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
35:37 ata, në të, do të thërrasin (duke bërtitur): “O Zoti ynë, nxirrna (prej zjarrit), do të bëjmë vepra të mira, e jo asosh çfarë kemi bërë”. (Atyre ju thuhet): “Vallë, a nuk u kemi dhënë Ne jetë juve, aq sa që të mendohet pët të – ai që don të këshillohet, e juve madje, u pat ardhur paralajmëruesi. Andaj, shijoni (dënimin). E, për zullumqarët nuk ka kurrëfarë ndihmësi!
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
35:38 me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm për sekretet e qiejve dhe të Tokës. Me të vërtetë, Ai di çka ka në zemrat e njerëzve.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
35:39 Ai u ka bërë juve zëvendës (njërin pas tjetrit) në Tokë; e kush nuk beson, mosbesimi i tij është në dëm të tij. E, mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton te Zoti i tyre pezmin, dhe mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton humbjen.
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
35:40 Thuaju atyre: “A i keni pa shokët tuaj (idhujt) që i adhuroni, përveç Perëndisë? Më tregoni Mua – se çka kanë krijuar ata në Tokë ose a kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve, ose a u kemi dhënë Ne atyre një Libër, e ata në të kanë argument për këtë (çështje)?” Jo, por zullumqarët i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
35:41 Me të vërtetë, Perëndia mbron ekuilibrin e qiejve dhe Tokës nga shkatërrimi. E, nëse ato nisen kah shkatërrimi, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i butë (nuk nxiton për të dënuar), dhe falës (i mëkateve).
ﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
35:42 Dhe, ata janë betuar në Perëndinë, me betimin e rëndë (që) nse iu vie paralajmërues, ata – në të vërtetë, do të jenë ndër më të udhëzuarit nga çdo popull tjetër. E, pasi iu erdhi atyre paralajmëruesi, (kjo) vetëm ua shtoi largimin (prej rrugës së drejtë),
ﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
35:43 (për) mendjemadhësinë në Tokë dhe dinakëritë e shëmtuara që e godasin vetëm pronarin e tij. Vallë, a presin ata diçka tjetër pos dispozitës së atyre të mëparshmëve? Ti, me të vërtetë, nuk mund të gjesh ndryshim në dispozitën e Perëndisë dhe as që do të gjesh transformim në dispozitën e Perëndisë.
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘﰙﰚﰛﰜ
35:44 Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, e të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Dhe, Perëndisë nuk mund t’i ikë (shpëtojë) asgjë, (as) në qiej as në Tokë. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
35:45 E, sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqia) që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë (e gjallë), por Ai i shtyen ata deri në afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perëndia, me të vërtetë, i sheh mirë robërit e Vet.

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers