PDF —
25 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Inshikak pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Inshikak pdf Shqip — Shkarko Surja El-Inshikak Përkthim. Surja El-Inshikak (Meccan) 25 Ajet.



25 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭣﭤﭥﭦ
84:1 Kur qiellit të shkyet,
ﭧﭨﭩﭪ
84:2 dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket
ﭫﭬﭭﭮ
84:3 dhe kur Toka do të shtrihet (me shafitjen) e maleve
ﭯﭰﭱﭲﭳ
84:4 dhe ta hedhë gjithë atë që ka brenda e të zbrazët
ﭴﭵﭶﭷ
84:5 dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket –
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
84:6 ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt:
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆ
84:7 atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e tij të djathtë
ﮇﮈﮉﮊﮋ
84:8 lehtë do të japi llogari,
ﮌﮍﮎﮏﮐ
84:9 dhe do të kthehet i gëzueshëm te të afërmit e tij;
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
84:10 e, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
ﮘﮙﮚﮛ
84:11 e thërret shkatërrimi
ﮜﮝﮞ
84:12 dhe në zjarr do të digjet,
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
84:13 sepse, (në jetë) ka qenë i gëzueshëm në familjen e tij,
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪ
84:14 dhe ka menduar se kurrë nuk do të kthehet (ringjallet për të dhënë llogari).
ﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
84:15 Po, po, do të kthehet te Zoti i tij, me të vërtetë, Ai i sheh të gjitha punët e tij!
ﯔﯕﯖﯗ
84:16 Dhe, betohem në kuqërrimin e mbrëmjes,
ﯘﯙﯚﯛ
84:17 dhe natën, dhe në atë që paklon ajo me errësirën e saj,
ﯜﯝﯞﯟ
84:18 dhe hënën e plotë, -
ﯠﯡﯢﯣﯤ
84:19 ju, me siguri, do të gjendeni në rrethana të vështira dhe më të vështira!
ﯥﯦﯧﯨﯩ
84:20 E, çka kanë ata, që nuk duan të besojnë,
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱ
84:21 e, përse kur t’u lexohet Kur’ani, nuk përulen (nuk bëjnë sexhde)!
ﯲﯳﯴﯵﯶ
84:22 E, madje, jobesimtarët, e përgënjeshtrojnë atë (Kur’anin),
ﯷﯸﯹﯺﯻ
84:23 e Perëndia, me të vërtetë, di çka fshehin ata (në zemrat e tyre),
ﯼﯽﯾﯿ
84:24 prandaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm!
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
84:25 Por, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të shpërblehen pandërprerë.

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers