PDF —
98 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Merjem pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Merjem pdf Shqip — Shkarko Surja Merjem Përkthim. Surja Merjem (Meccan) 98 Ajet.

← El-KehfSurja Merjem Ta Ha →


98 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒ
19:1 Kâf, Hâ, Jâ, Ajín, Sád.
ﭓﭔﭕﭖﭗﭘ
19:2 (Ky është) tregimi mbi mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij – Zekerijjas.
ﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
19:3 Kur ai e thirri (e luti) Zotin e vet me lutje të fshehtë
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
19:4 dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar.
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
19:5 I frikësohem të afërmve të mi – pas meje (ngase do të bëjnë keq), e bashkëshortja ime është sterile, andaj, më dhuro nga Ti – një të afërm (djalë),
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
19:6 që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bënë Zoti im që të jesh i kënaqur me të!”
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
19:7 “O Zekerijja, Na, do të sihariqojmë ty me një djalë emri i të cilit është Jahja, të cilit, Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”.
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡ
19:8 (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkëshortja ime është sterile? Dhe, unë kam arritur pleqërinë e thellë?”
ﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰ
19:9 Tha: “Ashtu, ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë. Unë të kam krijuar ty më parë, e ti nuk ke qenë fare”.
ﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠ
19:10 (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” – (Perëndia) tha: “Shenjë do të jetë ajo që nuk do të mundesh të flasësh me njerëz tri netë (e tri ditë), duke qenë madje i shëndoshë”.
ﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
19:11 Dhe, ai doli nga faltorja në popullin e tij dhe u dha shenjë atyre: “Madhëronie (Perëndinë), në mëngjes dhe në mbrëmje!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙ
19:12 (Pasi që u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmëri”. Dhe, Ne, ia kemi dhënë mençurinë (profetninë) duke qenë fëmijë,
ﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡ
19:13 dhe butësi prej Nesh dhe pastërti, dhe ishte besimtar,
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨ
19:14 dhe ishte bamirës ndaj prindërve të vet, e nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
19:15 Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij, në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
19:16 Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje,
ﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
19:17 dhe mori një perde që të skajohet nga ata; Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
19:18 Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i druan Perëndisë.
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
19:19 Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”.
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
19:20 (Merjemi) tha: “Si mund të kam unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur, e unë nuk jam e korruptuar!”
ﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
19:21 Tha (Xhebraili): “Kjo është kështu!” – ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë (të krijojë njeriun pa babë). Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Dhe, kjo është punë e kryer”.
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢ
19:22 Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët.
ﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰ
19:23 E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”.
ﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
19:24 Dhe thërriti (zëri) nën të: “Mos u pikëllo, se ty, të ka dhuruar Zoti yt një krijesë dinjitoze.
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄ
19:25 Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmet e freshkëta,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤ
19:26 e ha, e pi, dhe bëhu e gëzueshme! E, nëse vëren ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë jam betuar në Mëshiruesin se do të agjërojë (përmbahem), e sot nuk do të flas me askë”.
ﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
19:27 Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me të (fëmijën) te populli i vet, duke e bartë. Ata, i thanë (asaj): “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
19:28 O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e korruptuar”.
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈ
19:29 Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”
ﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑ
19:30 Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber.
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
19:31 Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës.
ﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
19:32 (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮ
19:33 Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!
ﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
19:34 Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë.
ﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
19:35 Për Perëndinë nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë. Qoftë lavdëruar Ai! Kur të vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” Dhe, ajo bëhet.
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
19:36 (Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë.
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄ
19:37 Ithtarët u përçanë në mes vete (në këtë). Mjer për ata që mohojnë, në të prezentuarit në Ditën e madhe!
ﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑ
19:38 E, çka do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë kur do të vijnë te Ne! Por, sot, zullumqarët janë në humbje të madhe!
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
19:39 (O Muhammed), paralajmëroji ata me Ditën e pikëllimit, kur merr fund dhënia e llogarive, e ata janë të pakujdesshëm dhe nuk besojnë.
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
19:40 Na, me të vërtetë, e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet në të dhe ata do të kthehen te Ne.
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
19:41 (O Muhammed!) përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, (dhe) pejgamber,
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
19:42 kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
19:43 O babai im, mua më ka ardhur një pjesë e dijenisë, që të ka munguar ty; andaj më paso mua dhe unë do të udhëzoj në rrugën e drejtë.
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
19:44 O babai im, mos adhuro djallin; me të vërtetë, djalli është i padëgjueshëm nda Mëshiruesit (Perëndisë).
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
19:45 O babai im, unë druaj se mos do të të vijë dënimi nga Mëshiruesi, e do të bëhesh shok i djallit”.
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
19:46 (Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti vallë po shmangesh nga zotrat e mi? nëse nuk frenohesh nga kjo, unë do të të mbys ty me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!”
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢ
19:47 (Ibrahimi) tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të falë ty. Me të vërtetë, Ai (Perëndia), është i mirë ndaj meje (pa masë).
ﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱ
19:48 Dhe, u lë juve dhe të gjithë ata që adhurojnë (tjerë zotra), pos Perëndisë; e, unë do të adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jetë i papranueshëm të adhuruarit e Zotit tim”.
ﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁ
19:49 E, kur i la ata që adhuronin (zotra tjerë), përpos Perëndisë, Na ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
ﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋ
19:50 Dhe, Na, ata i dhuruam nga mëshira Jonë dhe bëmë që ata, me të vërtetë, të lavdërohen me mirësi.
ﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗ
19:51 Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Musain! Me të vërtetë, ai ishte i sinqertë dhe ishte pejgamber, lajmëtar.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘ
19:52 Dhe, Na, e kemi thirrë atë (Musain), në anën e djathtë të Turit, dhe e kemi afruar atë në bisedë (pa ndërmjetësim),
ﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠ
19:53 dhe, i dhuruam atij, nga mëshira Jonë, që vëllai i tij – Haruni të jetë pejgamber.
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
19:54 Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar,
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
19:55 dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet.
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁ
19:56 Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an) Idrizin; ai ka qenë (njeri) shumë i sinqertë dhe lajmëtar,
ﮂﮃﮄﮅ
19:57 dhe Ne, e kemi ngritur atë në vend të lartë.
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
19:58 Këta janë ata pejgamberë, të cilëve Perëndia u dhuroi dhuntitë, nga pasardhësit e Ademit, dhe të atyre që Ne i patëm ngarkuar në anije me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Israelit, që Ne i patëm udhëzuar dhe i patëm zgjedhur. Kur t’ju lexohen ajetet e Perëndisë – Mëshiruesit, bien (me fytyrë për tokë), duke bërë sexhde dhe qajnë.
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔ
19:59 E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës),
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
19:60 përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi,
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
19:61 (do të hyjnë) në xhennetin e Adnit, të cilin Mëshiruesi ua ka premtuar robërve të vet, edhe pse ende nuk e kanë parë atë (xhennetin). Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurtë, -
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
19:62 Ata, në xhennet nuk do të dëgjojnë llomotitje. Do të dëgjojnë vetëm fjalët përshëndetëse. Ata, aty do të furnizohen, në mëngjes dhe në mbrëmje.
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅ
19:63 Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët janë ruajtur nga mohimi.
ﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘﰙﰚ
19:64 (Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (në Tokë), vetëm me urdhërin e Zotin tënd. Atij i përket ajo që është para nesh, dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk është i harrueshëm”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
19:65 Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe asaj që është në mes tyre, prandaj, vetëm Ate adhuroje dhe bëhu i durueshëm në vazhdimin e lutjes së Atij. A di ti për Te ndonjë emnak!?
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧ
19:66 Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të kthehem përsëri në jetë?”
ﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
19:67 A nuk e kujton njeriu se Na e kemi krijuar atë qysh më parë, e që nuk ka qenë asgjë!
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
19:68 Pasha Zotin tënd, Na do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata që të gjunjëzohen rreth xhehennemit!
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆ
19:69 Pastaj, do të ndajmë prej çdo grupi atë, që ka qenë më mendjemadh ndaj Perëndisë Mëshirues.
ﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
19:70 E, Ne pastaj më së miri e dimë se kush prej tyre ka përparësi që të fërgohet në te (xhehennem).
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
19:71 Dhe, nuk ka asnjë prej jush e që të mos arrijë tek ai (zjarri). Kjo është dispozitë e caktuar nga Zoti yt.
ﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
19:72 Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar.
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
19:73 E, kur t’ju lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk kanë besuar u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup është më i mirë për nga jeta dhe më i mirë për nga shoqëria?”
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
19:74 E sa e sa brezni, Ne i kemi shkatërruar para tyre, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm!
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
19:75 Thuaj (o Muhammed!): “Kush është i humbur, le t’ia zgjasë (jetën) sa të dojë Mëshiruesi”. E, kur të shohin ata atë që u është premtuar atyre: ose dënimin ose Ditën e Kijametit, ata do të dinë se kush është më keq për nga pozita he më i dobët për nga shoqëria.
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉ
19:76 Perëndia ua shton udhëzimin atyre që janë në rrugën e drejtë, e veprat e mira – të qëndrueshme, janë më mirë të shpërblyera te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙ
19:77 Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”.
ﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡ
19:78 A, mos ai ka mësuar për atë që nuk është parë, ose ka marrë obligim te Perëndia – Mëshirues.
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
19:79 Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin,
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
19:80 Na do t’ia marrim atij ate për të cilën flet (mallin dhe fëmijët), e ai ke Ne do të vijë vetëm.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
19:81 Dhe, ata merrnin zotëra, përpos Perëndisë, për t’ju bërë atyre ndihmës.
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
19:82 Kurrsesi; do të mohojnë ata (zotërat e tyre) se mohuesit i kanë adhuruar ata dhe do t’u bëhen atyre kundërshtarë.
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍ
19:83 Vallë, a nuk ke parë ti, se Ne, kemi dërguar te mohuesit djajtë, që t’i nxisin ata në të keqe të madhe?
ﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
19:84 Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numrojmë ditët e tyre të caktuara.
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
19:85 (Kujtoju atyre) kur do t’i tubojmë besimtarët te Mëshiruesi, si të ftuar,
ﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
19:86 e i shtyejmë mëkatarët në skëterrë (si grixhën e shtazëve kah burimi),
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
19:87 e askush – për askë, nuk do të mund të angazhohet, përveç atij që ka marrë premtim nga Mëshiruesi!
ﮮﮯﮰﮱﯓ
19:88 Ata thonë: “Bamirësi i Gjithmbarshëm ka marrë (për Veti) fëmijë”.
ﯔﯕﯖﯗﯘ
19:89 Ju, me të vërtetë, flisni diçka të shëmtuar!
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢ
19:90 Gati janë copëtuar qiejt (prej kësaj thënie), dhe Toka të shëmbet, dhe të rrëzohen malet – duke u thërrmuar,
ﯣﯤﯥﯦﯧ
19:91 meqë ata i përshkruajnë fëmijë Bamirësit të Gjithmbarshëm.
ﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
19:92 E, për Bamirësin e Gjithmbarshëm, është e pakuptueshme, që të ketë fëmijë.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹ
19:93 S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm.
ﯺﯻﯼﯽﯾ
19:94 Ai, i ka përfshirë të gjithë ata dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht.
ﯿﰀﰁﰂﰃﰄ
19:95 Dhe, çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kijametit, do të vijë fill i vetëm tek Ai.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
19:96 Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Perëndia dhe që t’i duan njerëzit).
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
19:97 Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar.
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴ
19:98 Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre. Vallë, a po sheh ndonjë prej tyre, dhe a po dëgjon përshpëritjen më të vogël të tyre?

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers