PDF —
96 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Vaki'a pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Vaki'a pdf Shqip — Shkarko Surja El-Vaki'a Përkthim. Surja El-Vaki'a (Meccan) 96 Ajet.

← Er-RahmanSurja El-Vaki'a El-Hadid →


96 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮃﮄﮅﮆ
56:1 Kur të ndodhë Ngjarja (Dita e Kijametit), -
ﮇﮈﮉﮊ
56:2 të ndodhurit e saj askush nuk do ta mohojë,
ﮋﮌﮍ
56:3 e cila i ulë (të këqinjtë), i lartëson (të mirët),
ﮎﮏﮐﮑﮒ
56:4 kur Toka të dridhet fuqishëm,
ﮓﮔﮕﮖ
56:5 dhe malet të derdhën copë-copë,
ﮗﮘﮙﮚ
56:6 dhe shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
ﮛﮜﮝﮞ
56:7 kur ju njerëzit, do të ndaheni në tri grupe:
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
56:8 ata të lumturit – kush janë të lumturit?!
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪ
56:9 dhe ata fatkëqinjtë – kush janë fatkëqinjtë?!
ﮫﮬﮭ
56:10 Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë (edhe në xhennet),
ﮮﮯﮰ
56:11 ata janë të afërt
ﮱﯓﯔﯕ
56:12 në kopshtet e xhennetit e të kënaqësisë,
ﯖﯗﯘﯙ
56:13 (e këta janë) shumë prej të parëve,
ﯚﯛﯜﯝ
56:14 e pak prej të mëvondshmëve, -
ﯞﯟﯠﯡ
56:15 në divanet e stolisura (me gurë të çmueshëm),
ﯢﯣﯤﯥ
56:16 të mbështetur në to dhe të kthyer njëri karshi tjetrit;
ﭑﭒﭓﭔﭕ
56:17 do t’u sillen rreth tyre (për t’ju shërbyer) djelmoshat përherë të rinj,
ﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
56:18 me kupa, ibrikë dhe shishe (pijesh) prej burimit rrjedhës,
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡ
56:19 prej të cilit nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja, -
ﭢﭣﭤﭥ
56:20 dhe pemë të cilat do t’i zgjedhin vetë,
ﭦﭧﭨﭩﭪ
56:21 dhe mish të shpendëve çfarë ju ka ënda.
ﭫﭬﭭ
56:22 Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha,
ﭮﭯﭰﭱ
56:23 të ngjashme margaritarit të ruajtur,
ﭲﭳﭴﭵﭶ
56:24 shpërblim për atë që kanë punuar.
ﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
56:25 Në ta nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatësh,
ﭾﭿﮀﮁﮂ
56:26 por vetëm fjalët (përshëndetjet): “Selam, selam!” (Paqë, paqë)!
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈ
56:27 E, ata të lumturit – kush janë të lumturit?!
ﮉﮊﮋﮌ
56:28 Do të gjenden në mes lotusve (lloj druri) pa gjemba,
ﮍﮎﮏ
56:29 dhe babanave të mbushura me frute
ﮐﮑﮒ
56:30 dhe në freskinë e gjerë,
ﮓﮔﮕ
56:31 pranë ujit rrjedhës,
ﮖﮗﮘ
56:32 dhe mes pemëve të llojllojshme,
ﮙﮚﮛﮜﮝ
56:33 të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara (për t’i marrë),
ﮞﮟﮠ
56:34 dhe në shtrojet e ngritura (bashkëshorte virtytesh të larta).
ﮡﮢﮣﮤ
56:35 Ne i kemi krijuar ato në formë të re,
ﮥﮦﮧ
56:36 dhe i kemi bërë ato virxhëresha,
ﮨﮩﮪ
56:37 të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta –
ﮫﮬﮭ
56:38 (këto janë) për ata të lumturit.
ﮮﮯﮰﮱ
56:39 (këta – të mirët) janë shumë prej (popujve) të lashtëve
ﯓﯔﯕﯖ
56:40 e shumë edhe prej të mëvonshmëve.
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
56:41 E, ata fatkëqinjtë – cilët janë fatkëqinjtë?!
ﯝﯞﯟﯠ
56:42 Ata (që) do të jenë në frymën e zjarrit dhe të ujit të vëluar
ﯡﯢﯣﯤ
56:43 dhe në hijen e tymit të zi,
ﯥﯦﯧﯨﯩ
56:44 në të cilën nuk do të ketë freski as kurrfarë të mire.
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
56:45 Ata, para kësaj (në këtë botë), kanë jetuar në luks,
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
56:46 dhe me këmbëngulje bënin mëkate të rënda,
ﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿ
56:47 dhe thonin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi tokë e eshtra, a, me të vërtetë, do të ringjallemi,
ﰀﰁﰂ
56:48 vallë, edhe të parët tonë të lashtë?!
ﰃﰄﰅﰆﰇ
56:49 Thuaju (o Muhammed!): “Me të vërtetë, edhe të parët edhe të mbramët, -
ﰈﰉﰊﰋﰌﰍ
56:50 do të tubohen në një kohë (të caktuar), të ditës së njohur,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
56:51 dhe, atëherë ju, o të humbur, që përgënjeshtroni ringjalljen,
ﭗﭘﭙﭚﭛﭜ
56:52 me siguri do të hani nga druri i zekkumit,
ﭝﭞﭟﭠ
56:53 dhe me te do të mbushni stomakun,
ﭡﭢﭣﭤﭥ
56:54 e pastaj në të, do të pini ujë të vëluar,
ﭦﭧﭨﭩ
56:55 dhe do të pini ashtu siç pin devja e etshme,
ﭪﭫﭬﭭﭮ
56:56 kjo (që u përmend) do të jetë pozita e tyre në Ditën e Kijametit!
ﭯﭰﭱﭲﭳ
56:57 Ne, u krijuam juve – e, sikur të kishit besuar!
ﭴﭵﭶﭷ
56:58 A po shihni ju farën (spermën) që e hedhni (injektoni)
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
56:59 a po e krijoni (dhe zhvilloni njeriun ju), apo Ne jemi krijues?
ﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
56:60 Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë,
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
56:61 që t’ju ndryshojmë figurën tuaj dhe t’ju krijojmë në figurën çfarë ju nuk e dini.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
56:62 Ju, madje, e dini krijimin e parë, e pse nuk po këshilloheni?!
ﮗﮘﮙﮚ
56:63 A shihni atë që po e mbillni?
ﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
56:64 A mos ju jepni, që prej saj të mbijë (bima), apo Ne japim që të mbijë ajo?
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
56:65 Nëse duam Ne, Ne do ta thërrmojmë atë (bimën) dhe ju do të çuditeni,
ﮨﮩﮪ
56:66 (dhe, do të thoni): “Ne, me të vërtetë, jemi të dëmtuar,
ﮫﮬﮭﮮ
56:67 madje – na është penguar (furnizimi)!”
ﮯﮰﮱﯓﯔ
56:68 A po e shihni (atë) ujë që e pini –
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
56:69 a mos e lëshoni ju prej réve apo Ne e lëshojmë?!
ﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
56:70 Nëse duam Ne, Ne do ta bëjmë atë të njelmët – e përse nuk falenderoheni?!
ﯤﯥﯦﯧﯨ
56:71 A po e shihni atë zjarr, që e ndezni –
ﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
56:72 a mos e keni bërë ju drurin e saj, apo Ne e kemi bërë?!
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
56:73 Ne, e kemi bërë zjarrin përkujtues (të zjarrit të skëterrës) dhe që t’u sjellë dobi nevojtarëve,
ﯶﯷﯸﯹﯺ
56:74 andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm!
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
56:75 Dhe, betohu në çastin e perëndimit të yjeve,
ﰁﰂﰃﰄﰅﰆ
56:76 e ky është, betim i madh, nëse e dini, -
ﭑﭒﭓﭔ
56:77 ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kur’ani i nderuar,
ﭕﭖﭗﭘ
56:78 në Librin e ruajtur –
ﭙﭚﭛﭜﭝ
56:79 le ta prekin atë vetëm të pastërtit –
ﭞﭟﭠﭡﭢ
56:80 (ai është) Shpallje prej Zotit të Gjithësisë.
ﭣﭤﭥﭦﭧ
56:81 E, vallë, ju këtë fjalë (Kur’anin) nuk e përfillni?
ﭨﭩﭪﭫﭬ
56:82 dhe, në vend të mirënjohjes për furnizimin e dhuruar, që u është dhënë – ju, në të vërtetë, po e përgënjeshtroni atë.
ﭭﭮﭯﭰﭱ
56:83 E, përse kur t’ju vie shpirti në fyt,
ﭲﭳﭴﭵ
56:84 dhe kur ju atëherë e shikoni atë,
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
56:85 e ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk shihni, -
ﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
56:86 e sikur të ishit ju të fuqishëm (e nuk sundon tjetërkush)
ﮄﮅﮆﮇﮈ
56:87 atëherë do t’ia kthenit (shpirtin atij), nëse thoni të vërtetën?
ﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
56:88 Dhe, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që janë afër te Perëndia –
ﮏﮐﮑﮒﮓ
56:89 (për te ka) komoditet, mëshirë dhe furnizim të madh dhe kopshtet e dhuntive!
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
56:90 E, nëse është (ai që është në agoni) nga të lumturit –
ﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
56:91 e, përshëndetje për ty nga ata që janë të lumtur!
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
56:92 E, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që kanë përgënjeshtruar – të humburve –
ﮨﮩﮪﮫ
56:93 ata do të gostiten me ujë të vëluar –
ﮬﮭﮮ
56:94 dhe përcëllim në zjarr të xhehennemit.
ﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
56:95 Në të vërtetë, e gjithë kjo, është e vërtetë e saktë.
ﯖﯗﯘﯙﯚ
56:96 Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers