Surja Kaf pdf — Shkarko (Shqip)
Surja Kaf pdf Shqip — Shkarko Surja Kaf Përkthim. Surja Kaf (Meccan) 45 Ajet.
Related
- Surja Kaf PërkthimShqip
- Surja Kaf mp3Dëgjo
- Quran Index Shqip114
More Surja PDF
Surja Kaf

ﭑﭒﭓﭔﭕ
50:1
Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm,
ﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡ
50:2
Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”.
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪ
50:3
Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”
ﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
50:4
Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha.
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
50:5
Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
50:6
A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)!
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
50:7
E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞ
50:8
për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
50:9
Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren.
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯ
50:10
Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin,
ﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
50:11
ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
50:12
Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi,
ﯤﯥﯦﯧﯨ
50:13
dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit,
ﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳ
50:14
edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.
ﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿ
50:15
E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠ
50:16
Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës,
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
50:17
(dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë,
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
50:18
dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
50:19
Mundimet e vdekjes do të arrijnë me siguri – kësaj nuk mund t’i ikësh
ﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
50:20
dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e premtimit –
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
50:21
dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
50:22
Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë.
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
50:23
E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm”
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
50:24
(u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi,
ﮨﮩﮪﮫﮬ
50:25
pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé),
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
50:26
i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!”
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤ
50:27
E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe”.
ﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
50:28
Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin),
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
50:29
Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”.
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
50:30
Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?”
ﰁﰂﰃﰄﰅﰆ
50:31
E, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve, jo larg.
ﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍ
50:32
Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit),
ﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕ
50:33
i cili frikohet prej Perëndisë edhe atëhrë kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemër të kthyer kah Perëndia”.
ﰖﰗﰘﰙﰚﰛﰜ
50:34
(U thuhet atyre): “Hyni në të (në xhennet), në qetësi (e mirësi), kjo është Dita e përhershme!”
ﰝﰞﰟﰠﰡﰢﰣ
50:35
Në të do të kenë çka të duan – e prej Nesh edhe më shumë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠ
50:36
E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?!
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮ
50:37
Me të vërtetë, për të gjitha këto ka këshillë për atë që ka mend ose që dëgjon, e që është i përqëndruar.
ﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
50:38
Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje.
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
50:39
Andaj, duroje atë që e thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd, dhe falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para muzgut,
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
50:40
dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
50:41
Dhe përgjoje ti! Ditën kur thërritësi (engjëlli) thërret prej vendit të afërt,
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
50:42
Ditën kur ata do ta dëgjojnë zërin e vërtetë, ajo do të jetë Dita e daljes (ringjalljes).
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
50:43
Na, me të vërtetë, japim gjallëri dhe japim vdekje dhe te Ne është kthimi!
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
50:44
E, në Ditën kur toka do të çahet e të dalin ata me nxitim; kjo është ringjallja, për Ne (kjo) është lehtë.
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
50:45
Na dimë mirë çka thonë ata; e ti nuk je ai që i shtrëngon ata (të besojnë), por këshilloje me Kur’an atë që i druan premtimit (dënimit) Tim!
Kurani Fisnik
Wednesday, September 9, 2026
Don't forget us in your sincere prayers







