PDF —
62 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja En-Nexhm pdf — Shkarko (Shqip)

Surja En-Nexhm pdf Shqip — Shkarko Surja En-Nexhm Përkthim. Surja En-Nexhm (Meccan) 62 Ajet.

← Et-TurSurja En-Nexhm El-Kamer →


62 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒﭓﭔ
53:1 Pasha yllin kur perëndon,
ﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
53:2 shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbë as nuk e ka shmangë rrugën e drejtë!
ﭛﭜﭝﭞﭟ
53:3 Ai nuk flet sipas qejfit të vet –
ﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
53:4 Ajo (që flet ai) është vetëm Shpallja, që i ka ardhur atij,
ﭦﭧﭨﭩ
53:5 e mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe,
ﭪﭫﭬﭭ
53:6 me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet),
ﭮﭯﭰﭱ
53:7 duek qenë në sferat e larta (qiellore),
ﭲﭳﭴﭵ
53:8 pastaj u afrua, e u lëshua, -
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
53:9 afër (sa) dy harqe ose edhe më afër,
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁ
53:10 e ia shpalli robit të Tij (Pejgamberit) atë që ia shpalli.
ﮂﮃﮄﮅﮆﮇ
53:11 Zemra e tij nuk e përgënjeshtroi atë që e pa,
ﮈﮉﮊﮋﮌ
53:12 vallë, a po polemizoni me te për atë që e ka parë?
ﮍﮎﮏﮐﮑ
53:13 Ai (Muhammedi), me të vërtetë, e ka parë atë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër,
ﮒﮓﮔﮕ
53:14 te Sidretul muntehaja,
ﮖﮗﮘﮙ
53:15 tek ajo (Sidrea) është xhenneti – strehim,
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
53:16 kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbulonte, (një mbulesë e madhe),
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
53:17 shikimi i tij (Muhammedit) nuku shmang, as që e kaloi (kufirin e caktuar).
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
53:18 Ai, me të vërtetë, i pa argumentet më madhështore të Zotit të tij.
ﮭﮮﮯﮰ
53:19 A e keni pa Latin dhe Uzzan (si janë)?
ﮱﯓﯔﯕ
53:20 Dhe Menatin, të tretin, të mbramin (sipas shkallës)? –
ﯖﯗﯘﯙﯚ
53:21 Vallë, a për ju janë djemtë, e për Ate (Perëndinë) vajzat?!
ﯛﯜﯝﯞﯟ
53:22 Kjo ndarje është e padrejtë. –
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
53:23 Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë.
ﯼﯽﯾﯿﰀ
53:24 Ose, a për njeriun janë (të gjitha) çka dëshiron,
ﰁﰂﰃﰄ
53:25 vetëm Perëndisë i përkasin (të gjitha), ajo dhe kjo botë!
ﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘ
53:26 E, sa engjëj ka në qiej – ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi asgjë, përveç pasi të japë leje Perëndia, për kë të dojë Ai dhe kush është i denjë për te.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
53:27 Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i emërojnë engjëjt me emra femërorë (i konsiderojnë femra)
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
53:28 e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën.
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
53:29 Andaj, ti (o Muhammed) largohu prej atij që i ikën Kur’anit dhe që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote, -
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
53:30 kjo është arritja e tyre në dijeni, me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, dhe Ai i di më së miri ata që ndjekin rrugën e drejtë.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
53:31 Perëndisë i përkasin të gjitha (çka ka) në qiej dhe në Tokë – e, sipas asaj që kanë punuar, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblim shumë të mirë, të madh,
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
53:32 ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje. Ai, më së miri di për ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qenë embion në barkun e nënave tuaja; andaj, mos u lavdëroni me pafajshmërinë tuaj – Ai e njeh mirë atë që ruhet nga mëkatet.
ﯢﯣﯤﯥ
53:33 A e ke parë ti atë që është shmangur (nga e vërteta),
ﯦﯧﯨﯩ
53:34 pak ka dhënë, e pastaj e pengoi tjetrën,
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
53:35 a i di ai gjërat sekrete, dhe a i sheh ato?
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
53:36 Vallë, a nuk është i lajmëruar ai – për atë që gjendet në fletët e Musait (në Teurat)
ﯸﯹﯺﯻ
53:37 dhe të Ibrahimit: - “i cili i plotësoi (obligimet) –
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁ
53:38 që askush nuk do t’i bartë mëkatet e personit tjetër,
ﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈ
53:39 dhe që njeriu do të ketë vetëm atë që është marrë me te (punuar atë)
ﰉﰊﰋﰌﰍ
53:40 dhe që përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim
ﰎﰏﰐﰑﰒ
53:41 (dhe se) do të shpërblehet me shpërblim të plotë,
ﰓﰔﰕﰖﰗ
53:42 dhe, se, te Zoti yt do të jetë kthimi,
ﰘﰙﰚﰛﰜ
53:43 Ai jep gazin dhe vajin (gëzimin dhe hidhërimin),
ﰝﰞﰟﰠﰡ
53:44 Ai jep vdekjen dhe gjallesën,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
53:45 Ai krijon çiftet, mashkull e femër,
ﭗﭘﭙﭚﭛ
53:46 prej pikës së farës (spermës) kur të hedhet (injektohet),
ﭜﭝﭞﭟﭠ
53:47 dhe, me të vërtetë, tek Ai është krijimi i dytë (rindjallja),
ﭡﭢﭣﭤﭥ
53:48 dhe Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,
ﭦﭧﭨﭩﭪ
53:49 dhe Ai është Zot’i Siriusit,
ﭫﭬﭭﭮﭯ
53:50 dhe Ai e ka shkatërruar popullin e lashtë të Adit,
ﭰﭱﭲﭳ
53:51 dhe Themudin, dhe s’ka lënë askë prej tyre,
ﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
53:52 e madje, para tyre – popullin e Nuhut, i cili ka qenë (edhe) më zullumqarë dhe i zhytur edhe më shumë (në të këqia),
ﭿﮀﮁ
53:53 dhe Ai i përmbysi vendbanimet (e popullit të Lutit),
ﮂﮃﮄﮅ
53:54 dhe i mbuloi ata çka i mbuloi (goditje e madhe),
ﮆﮇﮈﮉﮊ
53:55 e, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti (polemizon)?
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
53:56 Ky paralajmërues (pejgamber) është si ata të mëparshmit.
ﮑﮒﮓ
53:57 U afrua ajo që është afër (Dita e Kijametit),
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
53:58 nuk mund ta zbulojë (atë) askush, pos Perëndisë!
ﮛﮜﮝﮞﮟ
53:59 E, vallë prej këtyre fjalëve (Kur’anit) po çuditeni,
ﮠﮡﮢﮣ
53:60 dhe po qeshni, e nuk po qani? –
ﮤﮥﮦ
53:61 e, adje, jeni edhe të pakujdesshëm!
ﮧﮨﮩﮪﮫ
53:62 Bëni sexhde për Perëndinë dhe adhuronie (Ate)!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers