Surja Er-Rahman
PDF —
78 Ajet Medinan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Er-Rahman pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Er-Rahman pdf Shqip — Shkarko Surja Er-Rahman Përkthim. Er-Rahman (Medinan) 78 Ajet.



Surja Er-Rahman
78 Ajet · Medinan · Shqip
bismillah
ﭷﭸ
Bamirësi i Gjithmbarshëm,
ﭹﭺﭻ
ua ka mësuar Kur’anin,
ﭼﭽﭾ
ka krijuar njeriun,
ﭿﮀﮁ
ia ka mësuar të shprehurit (e mendimeve dhe ndjenjave).
ﮂﮃﮄﮅ
Dielli dhe Hëna (lëvizin) sipas llogarisë (rrugës) së caktuar,
ﮆﮇﮈﮉ
edhe bimët (e imëta) dhe drunjt i përulen (Perëndisë),
ﮊﮋﮌﮍﮎ
e qiellin e ka ngritur dhe ka vënë masë (drejtësinë),
ﮏﮐﮑﮒﮓ
për të mos kaluar (kufirin) në matje –
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
dhe matni drejt e mos mungoni në teresi!
ﮛﮜﮝﮞ
Tokën e ka bërë (shtruar) për krijesa,
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
në të ka pemë të llojllojshme dhe hurme me frute (në gëzhojë),
ﮥﮦﮧﮨﮩ
dhe drithëra me gjethe dhe bimë me erë të mirë, -
ﮪﮫﮬﮭﮮ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj (o njerëz dhe xhindë) po i përgënjeshtroni (mohoni)?!
ﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu siç është vorba e pjekur,
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
e xhindët i krijoi prej flakës së zjarrit –
ﯝﯞﯟﯠﯡ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯢﯣﯤﯥﯦ
(Ai është) Zoti i dy lindjee dhe i dy perëndimeve (dy solsticeve),
ﯧﯨﯩﯪﯫ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭑﭒﭓﭔ
I ka lëshuar dy dete që të takohen,
ﭕﭖﭗﭘﭙ
e, në mes tyre ka stom (pengesë), andaj njëri nuk e mbizotëron tjetrin (nuk përzihen) –
ﭚﭛﭜﭝﭞ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭟﭠﭡﭢﭣ
Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale (merxhanë) –
ﭤﭥﭦﭧﭨ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete dhe krijonë dallgë si malet,
ﭰﭱﭲﭳﭴ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭵﭶﭷﭸﭹ
Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (do të shkatërrohet),
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
e mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërueshmi dhe Bamirësi –
ﮁﮂﮃﮄﮅ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑ
Prej Tij kërkojnë çka ka në qiej dhe në tokë; në çdo moment Ai është në gjendje (të krijojë, të shpërblejë, të zhdukë), -
ﮒﮓﮔﮕﮖ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮗﮘﮙﮚﮛ
Do t’ju qëllojmë juve (për shpërblim dhe llogari), o ju, dy barrët e Tokës (njerëzit dhe xhindët)?! -
ﮜﮝﮞﮟﮠ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
O grpe të xhindëve dhe njerëzve, nëse mund të dilni prej kufijve të qiejve dhe të Tokës, dilni, por do të mund të dilni vetëm me fuqi të madhe (e këtë nuk e keni, andaj nuk mund të ikni)!
ﯔﯕﯖﯗﯘ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
Kundër jush do të dërgohet flaka e zjarrit dhe bakër i shkrirë dhe ju nuk do të mund të mbroheni, -
ﯢﯣﯤﯥﯦ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
E kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafilja dhe si vaji i shkrirë,
ﯮﯯﯰﯱﯲ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
atë Ditë njerëzit dhe xhindët nuk do të pyetën për mëkatet e tyre, -
ﯼﯽﯾﯿﰀ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇ
e mëkatarët atëherë, do të njihen sipas pamjes (së fytyrës së tyre) dhe do të kapen për flokë (kacule) dhe për këmbë.
ﭑﭒﭓﭔﭕ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜ
(Atyre u thuhet): “Ja, ky është xhehennemi të cilin e përgënjeshtronin mëkatarët!
ﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
Ata do të sillen në mes zjarrit dhe ujit të vëluar ë ka arritur shkallën më të lartë të vëlimit!
ﭣﭤﭥﭦﭧ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
E, për ata që i druajnë paraqitjes para Zotit të vet, do të kenë dy xhennete,
ﭮﭯﭰﭱﭲ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭳﭴﭵ
(dy xhennete) me drunj të degëzuar,
ﭶﭷﭸﭹﭺ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭻﭼﭽﭾ
në të ka burime që rrjedhin
ﭿﮀﮁﮂﮃ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
në ta – prej çdo lloj peme, ka nga dy lloje, -
ﮊﮋﮌﮍﮎ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
(ata do të jenë) të mbështetur në shtrojet, astari i të cilave është prej mëndafshi të trashë, e frytet e dy xhenneteve do të jenë të afërta (për t’i kapë me dorë),
ﮚﮛﮜﮝﮞ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
Në ta, do të jenë ato (virxhëreshat), me sy ulur, të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë,
ﮩﮪﮫﮬﮭ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﮮﮯﮰﮱ
ato do të jenë si rubin (gurë të çmueshëm) dhe merxhanë (korale),
ﯓﯔﯕﯖﯗ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!
ﯞﯟﯠﯡﯢ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯣﯤﯥﯦ
E, nën këto dy (xhennete) janë edye dy xhennete (tjera), -
ﯧﯨﯩﯪﯫ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯬﯭ
(Këta dy janë) të stolisur me gjelbërim,
ﯮﯯﯰﯱﯲ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯳﯴﯵﯶ
në to janë dy burime (të përhershme) fiskishë (që hedhin lart ujin),
ﯷﯸﯹﯺﯻ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﯼﯽﯾﯿﰀ
në to ka pemë, hurme dhe shega,
ﰁﰂﰃﰄﰅ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭑﭒﭓﭔ
në to ka bukuroshe virtytesh të mrekullueshme,
ﭕﭖﭗﭘﭙ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭚﭛﭜﭝﭞ
hyritë (e xhennetit) të kufizuara më shatorra,
ﭟﭠﭡﭢﭣ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪ
të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë, -
ﭫﭬﭭﭮﭯ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶ
Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbëra, të mrekullueshme dhe të bukura, -
ﭷﭸﭹﭺﭻ
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
Është i lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërueshëm dhe Bamirës!

Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers