PDF —
99 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Hixhr pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Hixhr pdf Shqip — Shkarko Surja El-Hixhr Përkthim. Surja El-Hixhr (Meccan) 99 Ajet.

← IbrahimSurja El-Hixhr En-Nehl →


99 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘ
15:1 Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë!
ﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠ
15:2 Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë.
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
15:3 Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)!
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
15:4 Na nuk i kemi zhdukur banorët e asnjë vendi, për pa ardhur koha e caktuar,
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
15:5 asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë (caktimin Tonë për të).
ﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
15:6 Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë!
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
15:7 Të na sillshe engjëjt, nëse je i drejtë?”
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
15:8 Na i dërgojmë engjëjt vetëm me të Vërtetën (me dënim të premtuar), dhe atëherë nuk u jepet afat për të pritur (por dënimi merr fund).
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞ
15:9 Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
15:10 Na, me të vërtetë, u kemi dërguar pejgamberë edh para teje, - grupeve (popujve) të mëparshëm,
ﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯ
15:11 dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të.
ﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
15:12 Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve,
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞ
15:13 ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët).
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨ
15:14 Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të,
ﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱ
15:15 do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘ
15:16 Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin,
ﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
15:17 dhe i kemi ruajtur nga çdo djall i mallkuar;
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
15:18 përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme.
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
15:19 Dhe Tokën e kemi shtrirë dhe nëpër të kemi shpërndarë male të forta, dhe kemi bërë që në të, të zhvillohet çdo gjë në masa proporcionale,
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
15:20 dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju.
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇ
15:21 Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme.
ﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔ
15:22 Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju.
ﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛ
15:23 Dhe, me të vërtetë, Na japim gjëllëri dhe vdekje, dhe vetëm Na jemi trashëgimtar (të përhershëm),
ﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
15:24 dhe vetëm Na dimë për ata që kanë qenë para jush, dhe vetëm Na dimë për ata që do të vijnë pas jush,
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
15:25 dhe, me të vërtetë, Zoti yt, do t’i tubojë; Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
15:26 Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma,
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞ
15:27 kurse xhindet i kemi krijuar që më parë nga zjarri i flakët.
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
15:28 (Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do ta krijojë njeriun nga balta e zezë e fortë, e ndryshueshme (e figuruar),
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
15:29 e kur t’ia jap formën dhe i jap shpirtin (e bëhet i gjallë), ju bëni sexhde atij!”
ﯶﯷﯸﯹﯺ
15:30 Të gjithë engjëjt, bashkarisht, i bën sexhde atij,
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
15:31 përveç Iblisit. Ai refuzoi t’u bashkohet atyre që bënin sexhde.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙ
15:32 (Perëndia) tha: “O Iblis, ç’pate ti që nuk u bëre me ata që bënë sexhde?”
ﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
15:33 (Iblisi) tha: “Nuk jam unë ai që t’i bëjë sexhde një njeriu të cilin Ti e ke krijuar nga balta e zezë, e fortë, e ndryshueshme (e figuruar), së cilës i është dhënë forma.
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
15:34 (Perëndia) tha: “Atëherë, dil prej xhennetit, ti, në të vërtetë, je i mallkuar,
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
15:35 dhe le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kijametit!”
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
15:36 Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata (njerëzit)!”
ﭺﭻﭼﭽﭾ
15:37 (Zoti) tha: “Ty, me të vërtetë, të është dhënë afat
ﭿﮀﮁﮂﮃ
15:38 deri në ditën e kohës së caktuar”.
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
15:39 (Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
ﮏﮐﮑﮒﮓ
15:40 përveç robërve Tu të sinqertë”.
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
15:41 (Perëndia) tha: “Kjo është rruga ime e drejtë.
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
15:42 Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”.
ﮦﮧﮨﮩﮪ
15:43 Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë:
ﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔ
15:44 ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”.
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
15:45 Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve.
ﯛﯜﯝﯞ
15:46 (Ju thuhet): “Hyni në to me përshëndetje dhe të siguruar (prej frikës)”.
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩ
15:47 Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (që kanë pasur më parë), ata do të rrinë ulur si vëllezër në kanape (kolltuqe) – njëri përballë tjetrit,
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲ
15:48 aty, nuk do t’i gërget lodhja, ata prej atyhit kurrë nuk do të dëbohen.
ﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
15:49 Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj,
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
15:50 e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm!
ﰁﰂﰃﰄﰅ
15:51 Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
15:52 kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
15:53 Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
15:54 (Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳ
15:55 Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”
ﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
15:56 (Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
15:57 dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
15:58 (Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, -
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
15:59 përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
15:60 përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
15:61 Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
ﮞﮟﮠﮡﮢ
15:62 (Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪ
15:63 Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,
ﮫﮬﮭﮮﮯ
15:64 të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.
ﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
15:65 Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩ
15:66 Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.
ﯪﯫﯬﯭﯮ
15:67 Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
15:68 (Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,
ﯶﯷﯸﯹﯺ
15:69 dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
15:70 Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
15:71 (Luti) tha: “Ja këto vajzat e (popullit) tim! Nëse doni të bëni çka synoni, (martohuni me to).
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
15:72 (O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta.
ﭞﭟﭠﭡ
15:73 Dhe, ata i kaplojë një zë i tmerrshëm kur lindir Dielli,
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪ
15:74 dhe Ne, kemi bërë që, ajo që gjendej lartë – të bie poshtë, duke lëshuar në ta si shi gurësh prej dheut të pjekur, -
ﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
15:75 Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes,
ﭱﭲﭳﭴ
15:76 me të vërtetë, ato (qytete) janë në rrugë, kur gjenden edhe tani.
ﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
15:77 Kjo, me të vërtetë, është dokument për besimtarët.
ﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
15:78 Por, edhe banorët e Ejkes kanë qenë zullumqarë,
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆ
15:79 andaj, i kemi ndëshkuar, dhe që të dy janë në rrugë – të dukshme.
ﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
15:80 Edhe banorët e Hixhrës, pejgamberët i konsideruan për gënjeshtarë.
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
15:81 Dhe Ne, u patëm dhënë atyre dokumentet Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
15:82 Ata gëdhendnin shtëpia me gurë-malesh, duke besuar se nuk do t’i gjejë asgjë,
ﮚﮛﮜﮝ
15:83 andaj, edhe ata në agim i goditi zë i tmerrshëm
ﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
15:84 dhe nuk patën farë dobie nga ajo që patën ndërtuar (banesat)
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
15:85 Na kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe atë që gjendet në mes tyre – në mënyrë të mrekullueshme. Me të vërtetë, do të vie Kijameti, andaj sillu ti (o Muhammed) me sjellje të bukura (zemërgjerësi),
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜ
15:86 me të vërtetë, Zoti yt është i vetmi Krijues dhe i Gjithëdijshëm. –
ﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤ
15:87 Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kur’anin e madhërueshëm. –
ﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴ
15:88 Mos i drejto sytë e tu kah ato kënaqësi që Na ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ta (në mos besofshin). E, ndaj besimtarëve bëhu i butë
ﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
15:89 dhe thuaj: “Unë, në të vërtetë, jam vetëm paralajmërues i qartë!” –
ﯻﯼﯽﯾﯿ
15:90 (Ashtu u kemi dërguar cënim) atyre, të cilët e kanë ndarë Librin,
ﭑﭒﭓﭔﭕ
15:91 e të cilët e kanë ndarë Kur’anin pjesë-pjesë (diçka kanë besuar e diçka jo).
ﭖﭗﭘﭙ
15:92 Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë,
ﭚﭛﭜﭝ
15:93 për atë që kanë punuar!
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤ
15:94 Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve,
ﭥﭦﭧﭨ
15:95 Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty),
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
15:96 të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)!
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
15:97 Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata,
ﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁ
15:98 andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!
ﮂﮃﮄﮅﮆﮇ
15:99 Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers