PDF —
26 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Gashije pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Gashije pdf Shqip — Shkarko Surja El-Gashije Përkthim. Surja El-Gashije (Meccan) 26 Ajet.

← El-A'laSurja El-Gashije El-Fexhr →


26 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭽﭾﭿﮀﮁ
88:1 A të ka arritur ty lajmi për fatkeqësinë e kaplueshme (të Kijametit)?
ﮂﮃﮄﮅ
88:2 Atë Ditë, fytyrat (e të këqinjve) janë të dëshpëruara,
ﮆﮇﮈ
88:3 me punë të vështira e të rraskapitura,
ﮉﮊﮋﮌ
88:4 në zjarr të fortë do të digjen,
ﮍﮎﮏﮐﮑ
88:5 e do të pinë nga burimet e vluara,
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
88:6 kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave,
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
88:7 e ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria).
ﮠﮡﮢﮣ
88:8 Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara,
ﮤﮥﮦ
88:9 të kënaqura për punët e bëra, -
ﮧﮨﮩﮪ
88:10 të vendosura në kopshtin madhështor,
ﮫﮬﮭﮮﮯ
88:11 në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
ﮰﮱﯓﯔ
88:12 Në të ka burime uji – rrjedhëse,
ﯕﯖﯗﯘ
88:13 në të ka divane të çmueshme,
ﯙﯚﯛ
88:14 dhe kupa të përgatitura,
ﯜﯝﯞ
88:15 dhe jastëk të renditur
ﯟﯠﯡ
88:16 e shumë qilima të shtruar.
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨ
88:17 Vallë, a nuk shohin ata se si është krijuar devja
ﯩﯪﯫﯬﯭ
88:18 e si është ngritur qielli,
ﯮﯯﯰﯱﯲ
88:19 dhe si janë vendosur malet,
ﯳﯴﯵﯶﯷ
88:20 dhe si është shtrirë Toka?!
ﯸﯹﯺﯻﯼ
88:21 Ti këshillo (njerëzit) – se ti je vetëm këshillues,
ﯽﯾﯿﰀ
88:22 ti nuk je mbi ta imponues (sundues)!
ﭑﭒﭓﭔﭕ
88:23 E, përveç atyre që shmangën dhe nuk besojnë, -
ﭖﭗﭘﭙﭚ
88:24 ata, Perëndia do t’i dënojë me mundimet më të mëdha.
ﭛﭜﭝﭞ
88:25 Ata, me të vërtetë, do të kthehen te Ne,
ﭟﭠﭡﭢﭣ
88:26 dhe, me të vërtetë, do të japin llogari para Nesh!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers