PDF —
30 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Es-Sexhde pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Es-Sexhde pdf Shqip — Shkarko Surja Es-Sexhde Përkthim. Surja Es-Sexhde (Meccan) 30 Ajet.

← LukmanSurja Es-Sexhde El-Ahzab →


30 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒ
32:1 Elif, Lám, Mîm.
ﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
32:2 Shpallja e këtij Libri, për të cilin s’ka dyshim – është nga Zoti i gjithësisë,
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
32:3 e ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt – për ta paralajmëruar popullin, të cilit, para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊ
32:4 Perëndia është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe e ka mbizotëruar Gjithësinë (Arshin). Ju, nuk keni – pos Tij, ndihmës as ndërmjetësues; e vallë, a nuk po mendoni?
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
32:5 Ai i udhëheq të gjitha gjërat, prej qiellit deri në Tokë, e atëherë kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj (në këtë Botë).
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
32:6 Ai është dijtës i gjërave të padukshme dhe të dukshme, i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues,
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯ
32:7 i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte,
ﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙ
32:8 (e) pastaj, ka bërë që pasardhësit e tij të krijohen prej një rrjedhje të dobët të ujit (spermës),
ﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
32:9 pastaj, e ka krijuar atë (njeriun) dhe i ka dhënë gjallëri, me frymëzimin e Tij. Ai ju ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe të menduarit, - e sa pak prej jush që jeni mirënjohës.
ﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
32:10 Dhe ata thonë: “E, vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇ
32:11 Thuaju: “Do t’jua merr shpirtin engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡ
32:12 E, sikur t’i shohësh mëkatarët se si para Zotit të tyre kokëulur thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena që të punojmë vepra të mira! Na, me të vërtetë, me ngulmëri besojmë!”
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
32:13 E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!”
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
32:14 E, shijoni (dënimin), ngase e keni harruar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur – dhe shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni punuar.
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
32:15 Ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët kur të këshillohen me to, bijnë në sexhde, dhe të cilët, e madhërojnë Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe të cilët, nuk bëhen mendjemëdhenj.
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
32:16 Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
32:17 Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.
ﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
32:18 Vallë! A është njësoj si besimtari si mëkatari? Jo, ata nuk janë të barabartë:
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥ
32:19 ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, për ta janë kopshtet e xhennetit Meëva – të përgatitur për atë që kanë punuar;
ﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼ
32:20 e ata që kanë bërë keq, vendbanim i tyre është zjarri; sa herë që duan të dalin nga ai (zjarri), do të kthehen në të dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e keni përgënjeshtruar!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
32:21 Dhe Ne, do të bëjmë që të shijojnë dënimin e kësaj jete para (atij) dënimit të madh, për t’u penduar ata.
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
32:22 Kush është zullumqar më i madh se ai, që është këshilluar me argumentet e Zotit të tij, e shmanget prej tyre? Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë mëkatarët!
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
32:23 Na, madje, ia kemi dhënë Librin Musait, dhe mos dysho në takimin me të, dhe e kemi bërë atë (Librin) udhërrëfyes për bijtë e Israelit.
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
32:24 Na, prej tyre – kemi bërë udhëheqës, të cilët udhëzonin me urdhërat Tona, meqë ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm në argumentet Tona.
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑ
32:25 Me të vërtetë, Zoti yt, do t’i gjykojë në mes tyre Ditën e Kijametit, për atë që e kundërshtuan njëri-tjetrin.
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
32:26 (Vallë)! A nuk u është e qartë atyre se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër shtëpiat e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka argumente, e ata nuk po dëgjojnë (këshillat).
ﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
32:27 Vallë! A nuk shohin ata, që Ne, me të vërtetë e dërgojmë ujin në tokën e shkretëruar, e me të – nxjerrim të lashtat, me të cilat ushqehen shtazët e tyre dhe ata vetë, e ata madje nuk po shohin?!
ﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢ
32:28 Dhe, ata thonë: “E, kur më fitorja (Dita e Kijametit), nëse thoni të vërtetën?”
ﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
32:29 Thuaju (o Muhammed!): “Ditën e gjykimit, nuk do t’u bëjë dobi mohuesve besimi i tyre, e as që do t’u jepet afat”.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴ
32:30 Andaj, ti shmangu nga ata dhe prit, edhe ata, me të vërtetë, po presin!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers