PDF —
52 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Hakka pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Hakka pdf Shqip — Shkarko Surja El-Hakka Përkthim. Surja El-Hakka (Meccan) 52 Ajet.



52 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮯﮰ
69:1 Çasti i të vërtetës!
ﮱﯓﯔ
69:2 Çka është Çasti i të vërtetës?
ﯕﯖﯗﯘﯙ
69:3 Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?
ﯚﯛﯜﯝﯞ
69:4 Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,
ﯟﯠﯡﯢﯣ
69:5 e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,
ﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
69:6 e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,
ﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
69:7 të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁ
69:8 e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
69:9 E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
69:10 dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër.
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
69:11 Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije,
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
69:12 për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm),
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴ
69:13 e kur të fryejë njëherë buria,
ﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
69:14 e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)
ﭼﭽﭾﭿ
69:15 atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit,
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
69:16 dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm,
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
69:17 dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd.
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
69:18 Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar:
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡ
69:19 atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim;
ﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
69:20 unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari.
ﮨﮩﮪﮫﮬ
69:21 E, ai është në një jetë të këndshme,
ﮭﮮﮯﮰ
69:22 në një kopsht të mrekullueshëm,
ﮱﯓﯔ
69:23 frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve).
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
69:24 (Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨ
69:25 Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im,
ﯩﯪﯫﯬﯭ
69:26 dhe mos të kisha ditur për llogarinë time,
ﯮﯯﯰﯱ
69:27 Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)!
ﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
69:28 Pasuria ime nuk më solli dobi,
ﯸﯹﯺﯻ
69:29 dhe falimentoi fuqia ime!
ﯼﯽﯾ
69:30 (e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga,
ﯿﰀﰁﰂ
69:31 pastaj në skëterrë fërgoni,
ﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
69:32 e mandej lidhni në zingjirë prej shtatëdhjetë kutësh,
ﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑ
69:33 sepse, ai, me të vërtetë, nuk ka besuar Perëndinë e Madhërueshëm,
ﰒﰓﰔﰕﰖﰗ
69:34 dhe nuk ka nxitur të ushqejë të varfërit e shkretë.
ﰘﰙﰚﰛﰜﰝ
69:35 Prandaj, ai, sot këtu, nuk ka mik të dashur,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
69:36 as ushim tjetër, përpos qelbësirës;
ﭗﭘﭙﭚﭛ
69:37 të cilin e hanë vetëm fajtorët (jobesimtarët).
ﭜﭝﭞﭟﭠ
69:38 E, Unë betohem me atë çka shihni ju,
ﭡﭢﭣﭤ
69:39 dhe me atë që nuk shihni,
ﭥﭦﭧﭨﭩ
69:40 me të vërtetë, ajo (Kur’ani) është fjala e shpallur Profetit të shenjtë,
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
69:41 e nuk është fjalë e poetit. Pak ju besoni,
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
69:42 e as nuk është fjalë e ndonjë magjistari (falltori), pak po mendoni ju!
ﭻﭼﭽﭾﭿ
69:43 (Kur’ani) është i zbritur nga Zotii gjithësisë!
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
69:44 Sikur të kishte trilluar (Muhammedi) diçka prej fjalëve në llogari Tonë,
ﮆﮇﮈﮉ
69:45 Ne do ta kapnim atë ëpr dorën e djathtë,
ﮊﮋﮌﮍﮎ
69:46 dhe do t’ia prenim arterien e zemrës,
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
69:47 dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi).
ﮖﮗﮘﮙ
69:48 Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave,
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
69:49 por, Ne, me siguri, e dimë, që ka prej jush përgënjeshtrues.
ﮠﮡﮢﮣﮤ
69:50 Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, fatkeqësi për mohuesit,
ﮥﮦﮧﮨ
69:51 por, ai (Kur’ani), padyshim, është e vërtetë e pamohueshme.
ﮩﮪﮫﮬﮭ
69:52 Prandaj, falenderohu me emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm.

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers