Surja El-Haxhxh
PDF —
Built right in your browser — download starts automatically
Surja El-Haxhxh pdf — Shkarko (Shqip)
Surja El-Haxhxh pdf Shqip — Shkarko Surja El-Haxhxh Përkthim. El-Haxhxh (Medinan) 78 Ajet.
Related
- El-Haxhxh PërkthimShqip
- El-Haxhxh mp3Dëgjo
- Quran Index Shqip114
More Surja PDF
Surja El-Haxhxh

ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
O njerëz, druajuni (dënimit) Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Ditës së Kijametit, është ngjarje e madhe!
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
(Atë) ditë kur do ta shihni atë, çdo mendeshë (grua që është duke i dhënë gji fëmijës), do të shkujdeset ndaj tij (do ta flakë atë) dhe çdo grua shtatzënë do ta hedh frytin e vet (prej barkut) dhe do t’i shohë njerëzit si të dehur e ata nuk janë të dehur, por dënimi i Perëndisë është i ashpër.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli rrebel,
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
e është caktuar për të (djallin), se ai që e bën mik atë (djallin), e shmangë (nga rruga e drejtë) atë, e sjell atë në ënimin e zjarrit.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen (pas vdekjes), dinie se Na ju kemi krijuar juve prej dheut (Ademin), pastaj prej pikës së farës, (spermës) pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej (copëzës) mishit (embrionit) me formë të plotë ose jo të plotë, për t’ju treguar juve (fuqinë Tonë). Dhe Na, e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Andaj, ju nxjerrim juve si fëmijë; e pas kësaj, do të arrini ju (fuqinë) më të madhe. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në kufirin më të ulët të jetës, që mos dijë asgjë nga ajo që ka ditur më parë. Dhe, ti, e sheh tokën e thatë, e kur Ne lëshojmë ujin (të reshurat) në të, ajo lëkundet dhe gufon dhe mbijnë (rritën) gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
meqë Perëndia ekziston, dhe Ai është – i pushtetshëm për t’i ngjallë të vdekurit, dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë,
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
dhe, nga se, me të vërtetë, Dita e Kijametit do të vijë. Për të, s’ka dyshim dhe që, në të vërtetë, Perëndia, do t’i ringjallë ata që janë në varre.
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë,
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
duke e shtrembëruar kokën, që të shmanget nga rruga e Perëndisë, Ai në këtë botë ka poshtërim, e Ne, në Ditën e Kijametit do t’i japim atij që të shijojë dënimin e flakës.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
“Kjo është, ngase kësaj, i kanë prirë duart tuaja, dhe se, Perëndia, në të vërtetë, nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij”.
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Perëndinë sipas laverdisë e interesit, që – nëse e përcjellë fati, ai qetësohet, e nëse e goditë fatkeqësia, ai kthehet në mohim; e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë.
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
(Të atillët) i luten, pos Perëndisë, edhe atyreve, të cilët nuk mund t’u sjellin ndonjë dëm, e as nuk mund t’u sjellin ndonjë dobi. Kjo, me të vërtetë, është devijim i madh;
ﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
(të atillët) i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia. Sa ndihmës i keq që është ai, e sa njerëz të këqinj – janë adhuruesit e tyre.
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Perëndia punon çka të dojë.
ﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘﰙ
Kush mendon, se Perëndia nuk do të ndihmojë (Muhammedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të përgatitë një litar (lartë – në tavan të shtëpisë për t’u varrë) dhe le të mendon a ia largon veprimi i tij hidhërimin (për atë vërtetë të Perëndisë ndaj Profetit).
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
Dhe, kështu, Na, ia kemi shpallur atij argumentet e qarta (Kur’anin) dhe Perëndia, me të vërtetë, e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
Me të vërtetë, ata që kanë besuar, dhe Hebrënjtë, Sabi’inët, të krishterët, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata që i bëjnë shok Atij, do t’i gjykojë drejtë Perëndia – në mes tyre, në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
A nuk po sheh ti, se, me të vërtetë, Perëndisë i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E, kë ta poshtërojë Perëndia, atë askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Perëndia, me të vërtetë, punon çka të dojë.
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰ
Këto dy tabore kundërshtarësh, grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar,
ﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura,
ﯙﯚﯛﯜﯝ
dhe për ta ka kamxhikë prej hekuri.
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
Sa herë që përpiqen të dalin nga ai (zjarri), për shkak të brengosjes, do të kthehen në të (duke i rrahur me kamxhikë) dhe (u thuhet atyre): “Shijoni dënimin me djegëje të tmerrshme!”
ﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
Ata janë udhëzuar (në këtë jetë) kah fjala e mirë dhe janë udhëzuar në rrugën e Falenderuesit (Perëndisë).
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe Mesxhidil-haramit, të cilin Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vie nga tjetër vend (vizitori), e kush synon të bëjë në të ndonjë shmangie me të keqe, Na do t’i japim të shijojë dënimin e dhembshëm.
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆ
(Kujtoje, o Muhammed!) kur Na i patëm përgatitur Ibrahimit vendin e faltorës (duke i thënë): “Mos më përshkruaj Mua shok asgjë, dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që rrinë aty dhe që bëjnë namaz,
ﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta,
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫ
që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Perëndisë në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
ﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
Pastaj, le të heqin ndotësirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le të vizitojnë (le të sillen rreth e rrotull) Faltorës së lashtë (të nderuar).
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱ
Këto (janë dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Perëndisë, kjo është më mirë për të, te Zoti i tij, - e juve u janë lejuar (ngrënia) e kafshëve, përpos që u janë thënë juve (se janë të ndaluara). Andaj largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧ
duke iu përulur Perëndisë, e duke mos i bërë (asgjë) shok Atij. Kush i bën shok Perëndisë, ai i ngjanë atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose që stuhia e erës e ka hedhur në vende të largëta.
ﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
Po, kështu është kjo. E, kush respekton dispozitat e Perëndisë (kurbanin), ky (respektim) është prej zemrave të tyre që i druajnë Perëndisë.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
Ju keni nga ato (kafshët) dobi deri në kohë të caktuar; pastaj, vendi i tyre (i therrjes) është te Faltorja e lashtë.
ﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
Për çdo popull (fetar), Na kemi caktuar vend të therrjes së kurbanit, që të përmendin emrin e Perëndisë (kur therrin kafshën), të cilën ua ka dhuruar Ai. Zoti juaj është një Zot, dhe Atij përuljuni (bëhuni muslimanë) dhe sihariqojë të përulurit,
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
ata, zemrat e të cilëve – kur përmendet Perëndia frikësohen, dhe (sihariqoji) të durueshmit (në çdo veprim) që i godasin ata, dhe ata që bëjnë namaz dhe që ndajnë nga ajo, me çka i kemi furnizuar Ne – ata.
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥ
Dhe (therrjen) e deves e kemi bërë për ju (njërën) nga dispozitat e Perëndisë, dhe ju keni dobi nga ato; andaj, përmendeni emrin e Perëndisë mbi ato (gjatë therrjes), duke u radhitur në këmbë, e kur të bien në tokë (pasi t’i therrni), hani nga to, dhe ushqeni edhe atë që nuk lypë, edhe atë që lypë; kështu i mei nënshtruar Ne ato për ju, për t’u bërë ju falenderues.
ﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼ
Te Perëndia nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Perëndinë, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit!
ﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
Perëndia, me të vërtetë, i mbron ata që bindshëm besojnë, Perëndia nuk don asnjë tradhëtar, mohues.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜ
U lejohet (lufta) atyre që janë të sulmuar, ngase ju është bërë zullum atyre – dhe Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë, -
ﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Perëndia. Dhe, sikur Perëndia të mos prapsonte (të keqen) nga një pjesë e njerëzve, nga pjesa tjetër, do të shkatërroheshin manastiret (faltoret e vogla), kishat, sinagoget dhe xhamitë, në të cilat, përmendet shumë emri i Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia e ndihmon atë, i cili ndihmon Ate (fenë islame). Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm (u jep pushtet e fuqi), -
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
atyre, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë – kryejnë namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe, te Perëndia është fundi i çdo gjëje.
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
E, nëse ata ty të konsiderojnë për gënjeshtar, - madje edhe para teje i kanë quajtur gënjeshtarë (pejgamberët e vet): populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi,
ﮡﮢﮣﮤﮥ
dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit,
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
dhe banorët e Medjenit; dhe Musai është konsideruar për gënjeshtar, dhe Unë u kam dhënë afat mohuesve; pastaj i kam dënuar ata, dhe çfarë ka qenë dënimi Ynë!
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤ
E, sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar Ne, banorët e të cilëve ishin mëkatarë, dhe mbi kulmet e tyre u rrëzuan muret, dhe sa puse mbetën të braktisura, dhe sa pallate të larta të shkretëruara!
ﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽ
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të kenë zemra me të cilat të kuptojnë dhe vesh që të dëgjojnë? Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër (në këto gjëra), por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠ
Dhe, ata të nxisin ty (që t’ju vijë tyre) dënimi, e Perëndia kurrsesi nuk e then premtimin e Vet. Me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas numrimit tuaj (në këtë jetë).
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
Sa e sa vendbanime, të cilave u kam shtyer Unë dënimin duke qenë ata zullumqarë – e prapëseprapë i kam dënuar. E, tek Unë kthehet çdo gjë.
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
Thuaj (o Muhammed): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë!”
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta ka falje dhe dhunti fisnike;
ﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇ
e ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të xhehennemit.
ﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
Dhe, Ne, nuk kemi dërguar para teje, asnjë të dërguar, e asnjë pejgamberë – që kur dëshironte ai (i dërguari), djalli të mos hedhte ndonjë (parashikim) në dëshirën e tij; e Perëndia largonte atë që e hedhte djalli, e pastaj i forconte argumentet e Veta. Perëndia është i Plotëdijëshëm dhe i Gjithëdijshëm.
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗ
(Perëndia don) të bëjë atë që e hedhë djalli, sprovë për ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe për ata, zemrat e të cilëve janë të egra. Me të vërtetë, zullumqarët janë në përçarje të madhe;
ﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
dhe (Perëndia don që) të dinë ata, të cilëve u është dhënë dijenia, se ai (Kur’ani), është e Vërteta nga Zoti yt, e që ta besojnë atë dhe që zemrat e tyre të priren në të. Me të vërtetë, Perëndia i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿ
E, ata që mohojnë, vazhdojnë të dyshojnë në të (Kur’an), derisa të mos u arrijë atyre çasti i papritur (vdekja), ose (derisa të mos arrijë dënimi i tyre) në Ditën e fundit.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
I tërë pushteti, atë ditë i përket Perëndisë. Ai do të gjykojë në mes tyre: ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntive,
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧ
e ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar.
ﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
Dhe ata, që kanë emigruar në rrugën e Perëndisë, e kanë rënë dëshmorë, apo kanë vdekur, me siguri do t’i furnizojë Perëndia me shpërblim të mirë. Dhe, me të vërtetë, Perëndia është furnizuesi (dhuruesi) më i mirë,
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄ
Ai do t’i shpie ata, në vendin ku, me të vërtetë, do të jenë të kënaqur! Perëndia me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i butë.
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
Po, kështu është kjo! Kush dënon aq sa është dëmtuar ai me të, e pastaj përsëri i bëhet zullum atij, Perëndia, me siguri, do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Perëndia është shlyes i mëkateve dhe falës.
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
Po, kështu është kjo! E, Perëndia, me të vërtetë, e shtie natën në ditë, e ditën në natë (e ndërron gjatësinë në mes tyre), dhe Perëndia, i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
ﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
Po, kështu është kjo! Që Perëndia, me të vërtetë, është Ai, që ekziston, e që, të gjitha ato që ata i adhurojnë, përpos Tij, janë të paekzistueshme. Dhe, padyshim, Perëndia është i lartësuar dhe i madh.
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
A nuk sheh ti se Perëndia lëshon shiun nga qielli, e toka gjelbërohet. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe i dijshëm për çdo gjë,
ﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
të Tija janë gjithë çka ka në qiej dhe gjithë ç’ka në Tokë! Me të vërtetë, Perëndia nuk ka nevojë për asgjë, dhe vetëm Ai është i denjë për falenderim!
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
A nuk sheh ti, se Perëndia, me të vërtetë, ka bërë për ju ato që janë në Tokë. Dhe, anijen që lundron nëpër det, me urdhërin e Tij. Dhe Ai mban qiellin që të mos bie në Tokë, vetëm me lejen e Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe mëshirues për njerëzit.
ﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
Ai, ju jep jetë, dh pastaj do t’ju bëjë të vdekur, e pastaj do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu (mohues) është jomirënjohës.
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
Na, për çdo popull kemi hartuar dispozita fetare, e ata shkojnë sipas tyre, dhe mos lejo, kurrsesi që të bëjnë polëmikë me ty, - për atë çështje. Dhe thirri ti (ata) te Zoti yt! Ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
E, nëse ata grinden me ty, thuaju: “Perëndia di më së miri atë që e punoni ju”.
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
Perëndia, do të gjykojë në mesh jush – në Ditën e Kijametit, për konfliktet që keni pasur.
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
A nuk din ti, se Perëndisë – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Perëndinë janë lehtë.
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
Dhe, adhurojnë përpos Perëndisë – (atë), të cilën, Ai nuk u ka dërguar atyre asnjë argument, dhe për atë, që ata nuk kanë kurrfarë dijenie. E, zullumqarët, nuk kanë kurrfarë ndihmësi.
ﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
E, kur t’ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ti, do të vërejsh në fytyrat e atyre që nuk besojnë – pakënaqësinë e madhe; ata duan të vërsulen ndaj atyre, që i lexojnë ajetet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve se çka është më e keqe se ajo? – Zjarri! Perëndia, ua ka premtuar atyre që nuk besojnë. E, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
O njerëz, ja një shembull, e dëgjojeni atë: “Ata, të cilët, përpos Perëndisë, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi asnjë mizë, madje – edhe nëse tubohen për këtë (krijimin e mizës). E, nëse miza, u merr atyre diçka, nuk do të mund ta marrin (ata) nga ajo. I dobët është adhuruesi (i tjetërkujt, pos Perëndisë), por edhe i adhuruari – (pos Perëndisë)!
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
Ata, nuk e njohin Perëndinë sa duhet, e Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm.
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈ
Perëndia i zgjedh pejgamberët nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
ﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔ
(Ai) di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, dhe te Perëndia, kthehen të gjitha gjërat.
ﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡ
O besimtarë! Bëni ruqu, bëni sexhde, adhuronie Zotin tuaj, dhe punoni vepra të mira për të arritur shpëtimin.
ﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴ
Dhe, luftoni në rrugën e Perëndisë, ashtu si duhet luftuar. Ai, ju ka zgjedhë dhe nuk ju ka bërë juve në fé kurrfarë vështirësie – ashtu si (ka qenë) në fenë e babës suaj, Ibrahimit. Ai (Perëndia), ju ka quajtur muslimanë – qysh më parë, por edhe në këtë (Kur’an), që pejgamberi të jetë dëshmitar i juaj, dhe që ju të jeni dëshmitar të njerëzve tjerë. Andaj, faleni namazin dhe jepni zeqatin dhe mbështetuni te Perëndia! Ai është mbrojtës i juaj. E, sa mbrojtës dhe ndihmës i mrekullueshëm është Ai!
Kurani Fisnik
Tuesday, August 18, 2026
Don't forget us in your sincere prayers







