هَلْ أَتَىٰ عَلَى الْإِنسَانِ حِينٌ مِّنَ الدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْئًا مَّذْكُورًا(1) Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar). |
إِنَّا خَلَقْنَا الْإِنسَانَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَاهُ سَمِيعًا بَصِيرًا(2) Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh; |
إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا(3) Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës; |
إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ سَلَاسِلَ وَأَغْلَالًا وَسَعِيرًا(4) Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit. |
إِنَّ الْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا(5) Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor. |
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ اللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًا(6) Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan; |
يُوفُونَ بِالنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُ مُسْتَطِيرًا(7) ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah, |
وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا(8) dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim). |
إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا(9) (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim! |
إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا(10) Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”. |
فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا(11) Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim, |
وَجَزَاهُم بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا(12) dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta: |
مُّتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا(13) (ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit), |
وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَالُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًا(14) dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë. |
وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِآنِيَةٍ مِّن فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَا(15) Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme, |
قَوَارِيرَ مِن فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًا(16) të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës. |
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا(17) Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil |
عَيْنًا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًا(18) nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil. |
۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَّنثُورًا(19) Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë. |
وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا(20) Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë. |
عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ ۖ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا(21) Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme). |
إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَاءً وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا(22) (Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar. |
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ تَنزِيلًا(23) Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe), |
فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ آثِمًا أَوْ كَفُورًا(24) Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët! |
وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةً وَأَصِيلًا(25) Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje, |
وَمِنَ اللَّيْلِ فَاسْجُدْ لَهُ وَسَبِّحْهُ لَيْلًا طَوِيلًا(26) dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë! |
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا(27) E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie. |
نَّحْنُ خَلَقْنَاهُمْ وَشَدَدْنَا أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَا أَمْثَالَهُمْ تَبْدِيلًا(28) Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre). |
إِنَّ هَٰذِهِ تَذْكِرَةٌ ۖ فَمَن شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا(29) Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, - |
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَن يَشَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا(30) por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm, |
يُدْخِلُ مَن يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ ۚ وَالظَّالِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا(31) atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda. |