Surja El-Isra
111 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧ
Qoftë lavdëruar Ai; i pastër është Ai nga të metat – i cili, në një çast të një nate, e ka bartë robin e Tij (Muhammedin) nga Tempulli i shenjtë (Mekka) në Tempullin e largët (Jerusalemi), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga dokumentet Tona. Ai (Perëndia), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.
ﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴ
Dhe ia dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Israelit – (duke u thënë atyre): “Mos merrni përpos Meje kurrfarë përfaqësuesi,
ﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
(O), pasardhësit e atyre që Ne i bartëm me Nuhun (në barkë)!” Ai (Nuhu) me të vërtetë, ka qenë rob mirënjohës (i Zotit).
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍ
Dhe Ne u kemi shpallur në Libër bijve të Israelit: “Ju me të vërtetë, do të bëni dy herë ngatërresa në Tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt.
ﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
E, kur erdhi premtimi i parë prej atyre dyjave (ngatërresave), i dërguam kundër jush robërit Tanë, të fuqishëm luftëtarë, dhe u sollëm gjerë e gjatë nëpër tokën tuaj. Ky ishte premtimi i kryer (dënimi).
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
Pastaj, ua kthyem sërish juve (fuqinë e sulmit) kundër tyre dhe u ndihmuam juve me pasuri dhe djem dhe u bëmë në numër më të madh ushtarësh. –
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧ
Nëse bëni mirësi, bëni për vete. E, nëse bëni keq, i bëni vetes. E, kur erdhi premtimi i dytë, i dërguam Ne ata (armiqtë tuaj) për t’ju nxirë fytyrat tuaja, dhe që të hyjnë ata në tempull, sikundër që patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që e pushtojnë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
Behet që Zoti juaj t’ju mëshiroj, e nëse ju ktheheni (në të keqe), Na kthehemi (në dënim) kundër jush. Dhe xhehennemin e kemi bërë burg për mohuesit”.
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh,
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
e, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm.
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht.
ﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
Çdo njeriu i kemi varë në qafë punën e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kijametit – librin që do ta gjejë të hapur:
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
(i thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!”
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar (për dobi të vet), e ai që bredhë, ka bredhur në dëm të vet dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Na nuk dënojmë (askend) para se të dërgojmë pejgamber!
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽ
Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, (për mëkatet e bëra), i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel.
ﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣ
Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar.
ﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
E, kush dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e tyre është e falenderuar.
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
Na të gjithëve u ndihmojmë: këtyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tënd. E, dhuratat e Zotit tënd nuk janë të penguara.
ﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
Shiko si i kemi dhuruar ne disa ndaj të tjerëve. E, bota tjetër, në të vërtetë, është më e madhe përkah pozitat dhe dhuntitë.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
Mos merr për zot tjetër kend, përpos Perëndisë, e të mbetesh i sharë dhe i poshtëruar.
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.
ﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!”
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
Zoti juaj di më së miri ç’keni në shpirtërat tuaj. Nëse ju jeni të mirë, Ai, me të vërtetë, është falës për ata që pendohen.
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸ
Epjuni të afërmve të drejtën e tyre (ashtu si jeni urdhëruar), të varfërit dhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë), por mos bën shpenzim të pavend.
ﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃ
Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit, e djalli është mohues i (të mirave të) Zotit të tij.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
E nëse shmangesh nga ata, duke kërkuar mëshirën e Zotit tënd, të cilën ti e shpreson, atëherë, thuaju atyre ndonjë fjalë të butë.
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
Mos e bënë dorën tënde të lidhur për qafën tënde (mos u bënë koprrac), as mos e hap tepër dorën tënde, e të mbetesh i qortuar (për shkak të koprracisë) dhe i pikëlluar (për shkak se ngelesh pa mjete).
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk furnizim kujt të dojë, e ia kufizon kujt të dojë; Ai, me të vërtetë, i di dhe i sheh robërit e vet.
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Na i furnizojmë ata dhe juve; se, mbytja e tyre, me të vërtetë, është mëkat i madh.
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
Mos mbytni atë që e ka ndaluar Perëndia, përpos me të drejtë (sipas gjykimit)! E, ai që mbytet pa të drejtë, trashëgimtarit të tij i kemi dhënë pushtet, por edhe ai mos ta teprojë në mbytje. Pra, ai është i ndihmuar (nga ligji dhe njerëzit).
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
Mos iu qasni pasurisë së bonjakut, përpos në mënyrën më të mirë, përderisa të mos arrijë moshën e pjekurisë. Dhe kryeni obligimet. Me të vërtetë, për obligime jeni përgjegjës.
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
Plotësoni matjen kur matni, dhe peshoni me terezi (peshojë) të drejtë. Kjo është më së miri dhe pasojat janë më të bukura.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
Mos ano (shko) kah ajo që nuk e dini, me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar).
ﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏ
Mos ecën nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, me të vërtetë, nuk mund ta shposh tokën e as të arrish lartësinë e maleve.
ﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗ
Të gjitha këto janë të këqija dhe të neveritshme te Zoti yt.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤ
Kjo është nga mençuria (dijenia e madhe) që të ka shpallur ty Zoti yt dhe mos bën zot tjetër me Perëndinë, e të hedhesh në skëterrë, i sharë dhe i larguar (nga mëshira e Perëndisë)!
ﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱ
A mos vallë Perëndia u ka dhuruar juve djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Ju, me të vërtetë, flisni fjalë të madhe (trillim të madh).
ﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
Na, me të vërtetë, në këtë Kur’an kemi shpjeguar që të këshillohen ata, por (ky shpjegim) vetëm ua ka shtuar atyre largimin (nga e vërteta).
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊ
Thuaj: “Nëse krahas Tij ekzistojnë zotëra tjerë, siç thonë ata, atëherë, ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Arshit”.
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑ
Qoftë i pastër dhe i lartësuar nga ajo që thonë ata – me lartësi të madhe!
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
Atë e madhërojnë (dhe cilësitë e Tij) shtatë qiejt dhe Toka, dhe gjithçka gjendet në to. Dhe, nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës.
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗ
Kur ti lexon Kur’anin, Na vëmë një perde të fshehtë në mes teje dhe atyre që nuk besojnë jetën e ardhshme,
ﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
e, në zemrat e atyre vëmë mbulesa, për të mos e kuptuar atë (Kur’anin), ua shurdhojmë veshët atyre, e kur ta përmendish në Kur’an Zotin tënd – Atë të vetmin, ata kthejnë shpindën e tyre, duke ikur (prej dëgjimit të Kur’anit).
ﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
Na dimë çka përgjojnë ata, kur përgjojnë te ti (leximin e Kur’anit) dhe kur bisedojnë në mes vete, kur thonë mohuesit (në bisedim): “Ju, vetëm shkoni pas një njeriu të magjepsur”.
ﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
Shiko çfarë shembuj të kanë mbathur ty, ata! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën.
ﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔ
Ata thonë: “Vallë kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
Thuaj: “Bëhuni gurë apo hekur,
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
ose çfarëdo krijese tjetër që është e madhe në zemra tuaja (do ta pranojnë ringjalljen me urdhërin Tonë)!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë neve (në gjallëri)?” Thuaj: “(Do t’ju ringjallë juve) Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t’i lëkundin kokat e tyre kah ti (duke të përqeshur) dhe thonë: “Kur është ajo?” Ti thuaj: “Mund të bëhet shpejt!”
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
Atë Ditë kur do t’ju thërras juve Ai, e do t’i përgjigjeni duke iu falenderuar Atij dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
Thuaju robërve të Mi, le të flasin atë që është më e bukur. Me të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa në mes tyre. Me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut.
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse don, Ai do t’ju mëshirojë juve, ose, nëse don, ju dënon. Na ty nuk të kemi dërguar përfaqësues tek ata.
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
Dhe Zoti yt di më së miri për ata që gjenden në qiej dhe në Tokë; Na i kemi dekoruar disa pejgamberë ndaj disa të tjerëve dhe Dautit i kemi dhënë Zeburin.
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤ
Thuaj: “Thirrni ju ata, të cilët i mendoni (për zotra) përveç Tij (Perëndisë), e ata nuk mund t’ju largojnë të keqen nga ju, as nuk mund ta hedhin tjetër kund”.
ﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸ
Ata që i luten atyre, vetë kërkojnë mënyrë ndërmjetësimi te Zoti i tyre, cili është më i afërt, shpresojnë mëshirën e Tij dhe i frikohen dënimit të Tij. Me të vërtetë, dënimit të Zotit tënd çdokush duhet t’i ruhet.
ﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim atë para Ditës së Kijametit, ose t’ia nënshtrojmë mundimit të madh. Kjo është shkruar në Libër.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨ
Neve asgjë nuk na pengon që të dërgojmë mrekullira, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë, e i dhamë popullit të Themudit – devën si mrekulli të qartë, por ata, nuk besuan në të. Na, dërgojmë mrekullira vetëm për t’i frikësuar njerëzit.
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄ
(Kujtoje ti) kur të kemi thënë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka kapluar njerëzit (me dije dhe fuqi)!” E, ëndërrën që ta kemi treguar ty, e kemi bërë vetëm sprovë për njerëzit si dhe drurin e mallkuar (të përmendur) në Kur’an. Dhe Na, i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre gufimin e mohimit të madh.
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
(Përkujtoju atyre) kur u kemi thënë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” Ata të gjithë i bënë sexhde, përpos Iblisit! Ai, ka thënë: “Vallë unë t’i bëj sexhde atij, të cilin Ti e ke krijuar nga balta?”
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
(Djalli) tha: “A e konsideron Ti këtë më të mirë se mua? Me të vërtetë, nëse më lë deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përpos një numri të vogël nga ata”.
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
(Perëndia) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë.
ﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, - kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.
ﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
Me të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Të mjafton ty Zoti yt si mbrojtës!
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾ
Zoti juaj është ai që e lëvizë anijen nëpër det për të kërkuar dhuntinë e Tij (Perëndisë). Ai, me të vërtetë, është mëshirues ndaj jush.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
E, kur t’ju godasë juve fatkeqësia në det, zhduken ata që ju i adhuronit, përpos Tij. E, pasi t’ju shpëtojë (e t’ju qesi) në tokë, ju ktheheni (kah mohimi). Njeriu, është mohues (i të mirave).
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
Po, a jeni të sigurt që (Perëndia) nuk do t’ju fundosë në tokë, ose që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë (orkan) e që pastaj, ju nuk do të gjeni mbrojtës.
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
Apo, jeni të sigurt që Ai juve nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, e që në ju të dërgojë furtunë e t’ju fundosë, ngase keni mohuar. E pastaj, ju nuk do të gjeni kundër Neve askend, i cili do të na thërrasë në përgjegjësi për këtë.
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
Na, me të vërtetë, i kemi dekuruar bijt e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, duke i furnizuar me gjellëra të shijshme, dhe u kemi dhënë përparësi të madhe ndaj shumicës nga ata që i kemi krijuar.
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰ
(Kujtoje) atë Ditë kur Na do t’i thërrasim të gjithë njerëzit me udhëheqësin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij në anën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të dëmtohen as sa një thërrmi.
ﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
Ai që në këtë botë ka qenë i verbër, ai do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe ai më së tepërmi e ka humbur rrugën.
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
Dhe, për pak – me të mashtruar ty ata nga ajo që të kemi shpallur Ne, për të shpifë diçka tjetër kundër Neve. Dhe atëherë, ata do të merrnin ty për mik.
ﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
Dhe, sikur mos të kishim forcuar Na ty (në drejtim), gati do të kishe anuar pak kah ata
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃ
dhe atëherë, me të vërtetë, Na do të bënim që të shijosh dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe dënimin e dyfishtë pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjejshe askend për të ndihmuar kundër Nesh.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟ
Me të vërtetë, gjendja ka qenë e atillë, për të shqetësuar dhe me të dëbuar ty nga toka, atëherë, (nëse do ta bënin këtë), ata do të qëndronin pas teje (në atë tokë) vetëm pak kohë.
ﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
Ky është ligji Jonë që e kemi bërë për pejgamberët e dërguar para teje. Dhe, as ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji i Perëndisë.
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur’anit në agim (namazin e sabahut); me të vërtetë, namazi i sabahut është i dëshmuar.
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
Dhe, kaloje ti një pjesë të natës (duke bërë namaz), si shtojcë të lutjes vetëm për ty! Është shpresë, se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
Dhe, thuaj: “O Zoti im, më shpjerë Ti mua në një hyrje të kënaqur (në vdekje), dhe më nxjerr (ringjallem) në një dalje të kënaqur, dhe, më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!”
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.
ﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja është i dëshpëruar.
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”.
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është krijuar me urdhërin e Zotit tim, e juve u është dhënë vetëm pak dijeni (se dijenia e plotë është vetëm e Perëndisë)”.
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉ
Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd që do të ndihmonte kundër Nesh,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
përpos mëshirës nga ana e Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij ndaj teje, është e madhe.
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
Thuaj: Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindët, për të hartuar një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund ta hartonin ashtu siç është ai, madje, edhe sikur t’i ndihmonin njëri-tjetrit”.
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
Na, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.
ﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
Dhe, ata thonë: “Na nuk do të besojmë ty, derisa të mos na nxjerrësh nga toka – gurra të ujit,
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
ose, derisa të mos kesh kopsht hurmesh dhe rrushi, e që nëpër të, të sjellish lumenj, rrjedhës,
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
ose, derisa të mos e rrëzosh qiellin në ne – si thua ti në copa-copa; ose, përderisa të mso sjellësh Perëndinë dhe engjëjt, si garantues;
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
ose, derisa të mos kesh shtëpi prej ari, ose përderisa të mos hipësh në qiell. Na, nuk do të besojmë ty – edhe sikur të hipësh në qiell, derisa të mos na sjellësh një libër që ta lexojmë ne”. Thuaj: “Lavdi për Zotin tim, unë nuk jam tjetër, përpos njeri – pejgamber!”
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
Njerëzit nuk i pengon të besojnë, kur ju erdhi shpallja, (asgjë) përpos që thanë: “A mos vallë Perëndia e dërgon njeriun si pejgamber?”
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾ
Thuaj: “Sikur engjëjt në Tokë të ecnin qetësisht, Na do t’u dërgonim atyre nga qielli engjëj – pejgamberë”.
ﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋ
Thuaj: “Perëndia mjafton për dëshmitar në mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh robërit e Vet.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
Atë që e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kë ta shmangë Ai ng rruga e drejtë, me siguri nuk do të gjendet mbrojtës për të, përpos Tij. Dhe Na, do t’i tubojmë ata në Ditën e Kijametit (duke i tërhequr zvarrë) me fytyrat e tyre të verbëta, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre është xhehennemi. Kurdo që të zbehet ai (zjarri), Na ia shtojmë flakën.
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
Ky është dënimi i tyre, ngase kanë mohuar argumentet Tona, e që kanë thënë: “A mos vallë kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a thua ne do të ngjallemi si krijesa të reja?”
ﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
A nuk e dinë ata, se Perëndia, Krijues i qiejve dhe i Tokës është i gjithpushtetshëm të krijojë qenie të ngjashme (si ata), dhe që, madje, duke ia cktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, mohuesit, nuk pranojnë (asgjë), ata vetëm mohojnë.
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
Thuaj: “Sikur ju të posedoni thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të bënit koprraci nga droja se do të shpenzoheni. Me të vërtetë, njeriu, rëndom, është koprrac”.
ﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
Na i kemi dhënë Musait nëntë argumente të qarta, e pyeti bijt e Israelit, kur u erdhi të parëve të tyre dhe kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë të konsideroj ty për të magjepsur”,
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
(Musai) tha: “Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta, nuk i ka shpallur askush tjetër, përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hudhur (në humbje)”.
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
Dhe, Faraoni deshi t’i dëbojë nga vendi, e Ne – e fundosëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të,
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆ
dhe pas kësaj, u thamë bijve të Israelit: “Vendosuni në tokën (nga e cila ka dashtë t’ju dëbojë Faraoni). E, kur të arrijë premtimi i Ditës së Kijametit, do t’u sjellim juve të përzier”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
Dhe, Ne, e kemi shpallur Kur’ani në mënyrë të vërtetë dhe ai është i shpallur me plotë dijeni. Dhe, Ne, të kemi dërguar ty vetëm sihariq dhe paralajmërues.
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
Dhe, Ne, Kur’anin e kemi shpallur pjesë-pjesë, që ti t’jua mësosh njerëzve dalngadalë, dhe Ne, e kemi shpallur atë kohë pas kohe (sipas nevojës).
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
Thuaj: “Besoni në te (Kur’an) apo nuk besoni, me të vërtetë, atyre që u është dhënë dijenia para tij, kur t’ju mësohet ai (Kur’ani), binë me fytyrat e veta, duke i bërë sexhde Atij (Perëndisë),
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit tonë është i kryer!”
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
Dhe, bien me fytyrë, për tokë, duke qajtur, dhe ai (leximi i Kur’anit) ua rritë përuljen atyre.
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
Thuaj: “Thirre: ‘Mëshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Mos e lexo Kur’anin me zë të lartë, e as edhe me zë tepër të ulët! Kërkoje në mes këtyre – rrugën (formën) mesatare”.
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚ
Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar Perëndia i cili (për Vete) nuk ka marrë fëmijë, dhe i cili nuk ka shok në pushtet, dhe i cili nuk ka nevojë për ndihmës, për shkak të pafuqisë dhe madhëroje Ate me madhërinë e plotë!”

Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers