PDF —
49 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Et-Tur pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Et-Tur pdf Shqip — Shkarko Surja Et-Tur Përkthim. Surja Et-Tur (Meccan) 49 Ajet.



49 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮞﮟ
52:1 Pasha malin e Turit (Sinajit),
ﮠﮡﮢ
52:2 dhe Librin e shkruar në rreshta,
ﮣﮤﮥﮦ
52:3 të zhvilluar në lëkurë,
ﮧﮨﮩ
52:4 dhe Tempullin plot haxhinj,
ﮪﮫﮬ
52:5 dhe kupës së ngritur (të qiellit),
ﮭﮮﮯ
52:6 dhe detit të mbushur,
ﮰﮱﯓﯔﯕ
52:7 me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
ﯖﯗﯘﯙﯚ
52:8 dhe askush nuk mund ta pengojë,
ﯛﯜﯝﯞﯟ
52:9 atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm,
ﯠﯡﯢﯣ
52:10 e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
ﯤﯥﯦﯧ
52:11 Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar,
ﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
52:12 që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴ
52:13 Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit.
ﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
52:14 (U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
52:15 pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni?
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
52:16 Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”.
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
52:17 Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi,
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴ
52:18 duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës.
ﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
52:19 (Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!”
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄ
52:20 Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur.
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
52:21 E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar –
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
52:22 dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda;
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨ
52:23 në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, -
ﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
52:24 e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur,
ﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
52:25 dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur,
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠ
52:26 e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi),
ﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧ
52:27 e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese).
ﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲ
52:28 Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”.
ﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
52:29 Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur.
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃ
52:30 Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”.
ﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
52:31 Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚ
52:32 A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)?
ﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
52:33 Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë;
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
52:34 andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën!
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
52:35 A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
52:36 A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë.
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
52:37 Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë?
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
52:38 Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë!
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔ
52:39 Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë?!
ﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
52:40 Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë?!
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
52:41 Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë?!
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫ
52:42 Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar?
ﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗ
52:43 Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij!
ﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
52:44 Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!”
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩ
52:45 E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳ
52:46 Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush.
ﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾ
52:47 E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë.
ﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
52:48 E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh,
ﰋﰌﰍﰎﰏﰐ
52:49 dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers