PDF —
60 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Edh-Dharijat pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Edh-Dharijat pdf Shqip — Shkarko Surja Edh-Dharijat Përkthim. Surja Edh-Dharijat (Meccan) 60 Ajet.

← KafSurja Edh-Dharijat Et-Tur →


60 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﯤﯥﯦ
51:1 Pasha ato erëra që çojnë (pluhurin),
ﯧﯨﯩ
51:2 dhe të cilat bartin ngarkesat,
ﯪﯫﯬ
51:3 dhe ato (erëra) që lundrojnë lehtë,
ﯭﯮﯯ
51:4 dhe pasha engjëjt që shpërndajnë urdhërat, -
ﯰﯱﯲﯳ
51:5 me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet,
ﯴﯵﯶﯷ
51:6 dhe çdo shpërblim (i premtuar) do të ndodhë!
ﭑﭒﭓﭔ
51:7 Pasha qiellin e stolisur me yje,
ﭕﭖﭗﭘﭙ
51:8 ju jeni të larmishëm në fjalë,
ﭚﭛﭜﭝﭞ
51:9 prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë).
ﭟﭠﭡ
51:10 U mallkofshin gënjeshtarët!
ﭢﭣﭤﭥﭦﭧ
51:11 Ata që janë thelluar në injorancë (dhe harrojnë ringjalljen).
ﭨﭩﭪﭫﭬ
51:12 Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e shpërblimit?”
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
51:13 (Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr!
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺ
51:14 (U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!”
ﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
51:15 Ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në kopshte dhe burime,
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
51:16 duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë ata, me të vërtetë, më parë kanë qenë bamirës,
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
51:17 ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Perëndisë)
ﮓﮔﮕﮖ
51:18 po dhe në agim kërkonin falje,
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
51:19 e, në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
ﮝﮞﮟﮠﮡ
51:20 Në Tokë ka argumente (të shumta) për ata që besojnë qëndrueshëm,
ﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
51:21 po edhe në ju – a nuk shihni vallë?
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
51:22 E në qiell është furnizimi dhe premtimi juaj.
ﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
51:23 Dhe, Pasha Zotin e qiellit dhe të Tokës, kjo është vërtetë e saktë, ashtu si është e vërtetë (aftësia e) të folurit tuaj.
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
51:24 A të ka arritur ty lajmi për mysafirët e ndershëm të Ibrahimit?
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
51:25 Kur ata hynë tek ai, e i thanë: “Selam (Paqë! – shpëtimi u qoftë!)” dhe ai u tha: “Selam (Paqë! Qofshi të shpëtuar!)” Ju jeni – (tha në vetvete) popull i panjohur!”
ﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱ
51:26 Dhe, pa u hetuar, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli viç të majmë (të pjekur),
ﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
51:27 e ua afroi atyre, e u tha: “A s’po hani?”
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃ
51:28 Dhe, ndjeu frikë prej tyre, (e) ata i thanë: “Mos u friko!” dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.
ﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍ
51:29 Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?!
ﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗ
51:30 Ata thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
51:31 (Ibrahimi u tha atyre): “Çfarë është obligimi juaj, o pejgamberë?”
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
51:32 Ata thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatar,
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤ
51:33 për të hudhur gurë mbi ta prej (baltës) së forcuar,
ﭥﭦﭧﭨﭩ
51:34 të shënuar te Zoti yt për ata që e kalojnë kufirin (në të këqia)
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰ
51:35 Dhe, Ne i nxorëm ata besimtarë që ishin aty (në atë vendbanim) –
ﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸ
51:36 e në të kemi gjetur vetëm një shtëpi muslimane –
ﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
51:37 dhe, në të – kemi lënë argument (shenjë) për ata që i druajnë dënimit të dhembshëm.
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
51:38 Dhe, ne kemi sjellë këshillë edhe te Musai kur ia dërguam atë – Faraonit, me argument të qartë,
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
51:39 e u shmang (Faraoni), duke u mbështetur në pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai është) magjistar ose i çmendur!”
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
51:40 Dhe, ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai është i qortuar (mëkatar).
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
51:41 (Dhe, Ne, kemi dhënë këshillë mbi ngjarjen) e Adit, kur e dërguam frymën shkatërruese mbi ta,
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪ
51:42 e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë.
ﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔ
51:43 Edhe për Themudin, kur iu tha atyre: “Kënaquni një kohë!”
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
51:44 E, u madhështuan ndaj urdhërave të Perëndisë, e pastaj i goditi rrufeja (zëri i tmerrshëm), e ata e shikonin atë (dënimin),
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥ
51:45 dhe nuk mundën as të ngritën, as të mbrohen prej dënimit.
ﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
51:46 Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar!
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
51:47 Ne, e kemi ndërtuar qiellin me pushtetin Tonë, e Ne, me të vërtetë, jemi të pushtetshëm edhe më tepër,
ﯶﯷﯸﯹﯺ
51:48 dhe Tokën e kemi shtruar – sa i mrekullueshëm është Ai që e ka shtruar! –
ﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
51:49 dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!
ﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
51:50 Andaj, mbështetuni te Perëndia, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë;
ﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘﰙ
51:51 Dhe, mos i përshkruani Perëndisë zot tjetër, se unë, me të vërtetë, jam dërguar te ju – prej Tij, paralajmërues i qartë!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
51:52 Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnjë pejgamber, e që të mos thonin (për te): “Është magjistar”, apo: “Është i çmendur!”
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
51:53 Vallë, a mos ia kanë rekomanduar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata janë popull rebel,
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
51:54 e, shmangu prej tyre; ti nuk do të qortohesh për këtë,
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲ
51:55 dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve.
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
51:56 Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë,
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
51:57 Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë,
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
51:58 furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕ
51:59 Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin),
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
51:60 sepse, mjerë për mohuesit prej Ditës që u është premtuar!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers