PDF —
89 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Ez-Zuhruf pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Ez-Zuhruf pdf Shqip — Shkarko Surja Ez-Zuhruf Përkthim. Surja Ez-Zuhruf (Meccan) 89 Ajet.

← Esh-ShuraSurja Ez-Zuhruf Ed-Duhan →


89 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮀﮁ
43:1 Hâ, Mîm.
ﮂﮃﮄ
43:2 Pasha Librin e qartë,
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
43:3 Na e kemi bërë (këtë libër) Kur’anin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju,
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
43:4 e ai (Kur’ani) është te Ne, në Librin kryesor (Levhi Mahfudh), i lartësuar dhe plotë dijeni.
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
43:5 Vallë, a të tërhiqemi Ne e të mos ju paralajmërojmë, ngase ju jeni popull ngatërrestar?
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
43:6 E, sa pejgamberë u dërguam Ne (popujve) të mëparshëm,
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
43:7 dhe nuk u ka ardhur atyre asnjë pejgamber e që të mos jenë tallur me te!
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
43:8 E, i kemi shkatërruar edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se këta (Mekkasit). Dhe më parë janë përmendur shembuj për popujt e lashtë.
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠ
43:9 Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotëfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi,
ﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
43:10 Ai që iu ka bërë Tokën djep dhe u krijoi rrugë në të, për të arritur atje ku synoni.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
43:11 Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur);
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪ
43:12 Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni,
ﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
43:13 t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim –
ﮀﮁﮂﮃﮄ
43:14 dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
43:15 E, ata i kanë përshkruar Atij pjesë prej robërve të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
43:16 Vallë, a ng ato që krijon Ai, të marrë për Vete vajza, e ju t’ju dhorojë djem?
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
43:17 E, kur dikush nga ata sihariqohet me atë që i përshkruan Mëshiruesit – si ai (fëmijë – vajzë), i nxihet fytyra dhe bëhet i dëshpëruar.
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮ
43:18 Vallë, (Perëndisë i përshkruajnë) atë që rritet në stoli (vajza), e të cilat janë të pafuqishme për polemika?
ﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞ
43:19 Ata, engjëjt – të cilët janë robërit e Zotit, i konsiderojnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë prezent gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për këtë shpifje)!
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰ
43:20 Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë.
ﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹ
43:21 Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?!
ﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅ
43:22 Jo, por ata thonë: “Na, me të vërtetë, i kemi gjetur etërit tanë në një rrugë – dhe, ne sigurisht udhëzohemi edhe nga gjurmët e tyre”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
43:23 Po ashtu, Ne në asnjë vend nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues, para teje – e që pasanikët e korruptuar të mos thonin: “Na i kemi gjetur, me të vërtetë, etërit tanë në një rrugë, dhe me siguri, po ndjekim edhe ne gjurmët e tyre”.
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
43:24 (Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!”
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀ
43:25 Ne jemi hakmarrë (me dënim të merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qenë përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët).
ﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊ
43:26 (Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju,
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
43:27 pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”,
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
43:28 dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën.
ﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
43:29 Por Unë këta dhe etërit e tyre, i kam lënë në kënaqësi, përderisa u erdhi e Vërteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qartë (me argumente),
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
43:30 e, tani, kur ju erdhi e Vërteta (Kur’ani), thanë: “Kjo është magji dhe na këtë nuk e besojmë!”
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘ
43:31 Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës).
ﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
43:32 Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
ﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇ
43:33 Dhe, sikur të mos bëheshin të gjithë njerëzit mohues, Ne do t’i bënim prej argjendtit kulmet e shtëpive të atyre që nuk besojnë në Mëshiruesin, e madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
43:34 edhe dyert e shtëpive të tyre edhe kanapet (fotelet) në të cilat mbështeten,
ﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
43:35 dhe stoli të llojllojshme, se, të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, e jeta tjetër te Zoti yt është për ata që ruhen (kundërshtimit të Perëndisë).
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱ
43:36 Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij.
ﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
43:37 Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅ
43:38 Dhe, kur të vijnë te Ne, do të thonë (të mashtruarit): “Ah! sikur të kishte qenë largësia në mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq ke qenë ti!”
ﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏ
43:39 Dhe, nuk do t’u bënë dobi juve sot (Ditën e Kijametit), meqë keni bërë zullum, me të vërtetë ju jeni shokë në dënim.
ﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛ
43:40 Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojnë të shurdhërit dhe t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që janë në humbje të qartë?
ﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
43:41 Nëse të largojmë ty (para se ta shohësh dënimin e tyre), Na, me siguri do t’i dënojmë ata,
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪ
43:42 ose, nëse dëshirojmë të të tregojmë atë çka u premtojmë – atyre, po Ne, me të vërtetë, jemi të Plotëfuqishëm mbi ta.
ﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
43:43 Andaj, përmbaju asaj ë të është shpallë ty, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
ﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
43:44 Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
43:45 Pyeti pejgamberët Tanë, të cilët i kemi dërguar para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zotëra (tjerë), pos Mëshiruesit të Gjithmbarshëm?!
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸ
43:46 Na, me të vërtetë, ia kemi dërguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parisë së tij, dhe, ai (u) tha: “Unë jam, me të vërtetë, pejgamber i Zotit të gjithësisë!”
ﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀ
43:47 E, kur ai, u solli atyre argumentet Tona, ata filluan t’i përqeshin ato.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟ
43:48 Dhe, Ne, nuk u kemi treguar atyre asnjë argument, e që ai të mos jetë më i madh se tjetri, dhe Ne i kemi dënuar ata me ndëshkim, për t’u kthyer (në të drejtë).
ﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫ
43:49 Ata i thanë (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar Ai ty; na, me siguri, do të shkojmë rrugës së drejtë (do të besojmë)!”
ﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳ
43:50 E, posa i liruam prej vuajtjeve, ata e shkelën premtimin.
ﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆ
43:51 Dhe, Faraoni nisi të thërrasë popullin e vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe këto degë të lumit që po rrjedhin pranë meje; a nuk shihni?
ﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
43:52 E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet?
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞ
43:53 Sikur t’iu kishin vënë atij bylyzykët e florinjtë, ose sikur të kishin ardhur bashkë me të (pranë) engjëjt?”
ﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
43:54 Dhe, ai e mashtroi popullin e vet, e iu nënshtruan atij; ata, me të vërtetë, ishin popull ngatërrestar.
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮ
43:55 E kur Na zemruan, Na i dëbuam ata dhe i fundosëm të gjithë,
ﮯﮰﮱﯓﯔ
43:56 dhe i bëmë shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟ
43:57 Kur u muar si shembull djali i Merjemit (Isai), populli yt (Kurejshit) menjëherë nisën të bërtasin (prej gëzimit)
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯﯰ
43:58 dhe, thanë: “A janë më të mirë idhujt tanë, apo ai (Isai)? Ata, ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të polemizojnë, sepse, ata janë popull grindavec.
ﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
43:59 Ai (Isai), është vetëm rob (njeri), të cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bërë shembull për bijtë e Israelit,
ﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄ
43:60 e, sikur të duam, Ne në vend të jush do të bënim engjëj, që do t’ju trashëgonin në Tokë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜ
43:61 Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë!
ﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
43:62 Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai, me të vërtetë, është armiku juaj i hapët.
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸ
43:63 E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
ﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃ
43:64 Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”
ﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
43:65 Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme!
ﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛ
43:66 A mos ata presin që t’u vie (diçka tjetër), pos Çastit, papritms, e ata të mos e ndjejnë atë.
ﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣ
43:67 Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos atyre që i janë druajtur Perëndisë:
ﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
43:68 “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni;
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
43:69 ata që kanë besuar dokumentet Tona dhe kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Nesh –
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙ
43:70 (u thuhet): hyni në xhennet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja”.
ﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
43:71 Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë.
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳ
43:72 Ja, ky është xhenneti që u është dhënë në trashëgim për atë që keni punuar,
ﯴﯵﯶﯷﯸﯹﯺ
43:73 në të, do të keni pemë të shumëllojshme, disa prej të cilave do t’i hani”.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗ
43:74 E, mohuesit, me të vërtetë, do të qëndrojnë përherë në dënimin e xhehennemit,
ﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞ
43:75 ai (dënimi) nuk do t’u lehtësohet atyre kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë (duke u vënë në heshtje).
ﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
43:76 Ne, atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata kanë qenë të padrejtë (dhe zullumqarë të vetvetes).
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯ
43:77 Ata (atëherë) do të thërrasin: “O Malik (engjëlli i mbikëqyrjes së zjarrit)! Le të na gjykojë Zoti yt me shkatërrim (vdekje)!” E ai do të thotë: “Ju, do të qëndroni përherë aty!”
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
43:78 Na ju kemi sjellë të Vërtetën (Shpalljen), por shumica prej jush, e urren të Vërtetën.
ﭸﭹﭺﭻﭼﭽ
43:79 Nëse ata (mohuesit) kurdisin kurtha, edhe Ne do t’u vëmë kurtha (në dënim).
ﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊ
43:80 Vallë, a mendojnë ata se Ne nuk dëgjojmë çka flasin ata tinëzisht dhe haptas në mes tyre? Përkundrazi, Na dëgjojmë, e të dërguarit Tanë (engjëjt), që janë pranë tyre, shënojnë.
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
43:81 Thuaju (atyre o Muhammed): “Sikur Bamirësi i Gjithmbarshëm të kishte fëmijë, unë i pari do ta adhuroja!
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜ
43:82 Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Arshit! Nga ajo çka i përshkruajnë Atij!
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥ
43:83 Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit).
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
43:84 Dhe Ai është Zot në qiell dhe Zot në Tokë. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm!
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
43:85 Dhe, qoftë i lartësuar Ai, të cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre. Vetëm tek Ai është dijania mbi Çastin dhe tek Ai do të ktheheni!
ﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
43:86 Ata që adhurojnë tjetër (zot), pos Perëndisë, - nuk do të mund të angazhohen për kënd, munden vetëm ata që e pranojën të Vërtetën, dhe ata këtë e dinë (që është vetëm një Zot).
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸﯹ
43:87 E, nëse i pyet ata kush i ka krijuar, ata me siguri do të thonë: “Perëndia!” E, nga po ia mbajnë atëherë?
ﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁ
43:88 E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson.
ﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉ
43:89 (O Muhammed!) largohu prej tyre dhe thuaju: “Selam!” (Lamtumirë), e ata së shpejti do ta dinë (gjendjen)!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers