لَا أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ(1) Betohem në Ditën e Kijametit |
وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ(2) dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten. |
أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَلَّن نَّجْمَعَ عِظَامَهُ(3) A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij? |
بَلَىٰ قَادِرِينَ عَلَىٰ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُ(4) Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur. |
بَلْ يُرِيدُ الْإِنسَانُ لِيَفْجُرَ أَمَامَهُ(5) Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë, |
يَسْأَلُ أَيَّانَ يَوْمُ الْقِيَامَةِ(6) e pyet: “Kur do të jetë Dita e Kijametit?” |
فَإِذَا بَرِقَ الْبَصَرُ(7) Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika |
وَخَسَفَ الْقَمَرُ(8) dhe të zihet Hëna, |
وَجُمِعَ الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ(9) dhe Dielli e Hëna të bashkohen, |
يَقُولُ الْإِنسَانُ يَوْمَئِذٍ أَيْنَ الْمَفَرُّ(10) atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?” |
كَلَّا لَا وَزَرَ(11) Askund! S’ka strehim. |
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمُسْتَقَرُّ(12) Atë ditë, strehimi është te Zoti yt, |
يُنَبَّأُ الْإِنسَانُ يَوْمَئِذٍ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ(13) atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar, |
بَلِ الْإِنسَانُ عَلَىٰ نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ(14) njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes, |
وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُ(15) madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen). |
لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ(16) Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde, |
إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ(17) Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është). |
فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ(18) E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij, |
ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ(19) e pastaj, Ne do ta shpjegojmë. |
كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ(20) Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë, |
وَتَذَرُونَ الْآخِرَةَ(21) kurse, për jetën tjetër nuk keni kujdes. |
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ(22) Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, |
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ(23) në Zotin e tyre do të shikojnë; |
وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ(24) atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura, |
تَظُنُّ أَن يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ(25) e dinë që do t’i gjejë fatkeqësi e madhe. |
كَلَّا إِذَا بَلَغَتِ التَّرَاقِيَ(26) E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt, |
وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ(27) dhe thërret: “A ka shërues?” |
وَظَنَّ أَنَّهُ الْفِرَاقُ(28) dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes |
وَالْتَفَّتِ السَّاقُ بِالسَّاقِ(29) dhe këmba me këmbën lidhen, |
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمَسَاقُ(30) atë ditë do të sillet të Zoti yt: |
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ(31) “Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz), |
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ(32) por ka mohuar dhe është shmangë, |
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰ أَهْلِهِ يَتَمَطَّىٰ(33) e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”. |
أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ(34) Mjer për ty! Mjer për ty! |
ثُمَّ أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ(35) E, përsëri: Mjer për ty! Mjer për ty! |
أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَن يُتْرَكَ سُدًى(36) Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)? |
أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِّن مَّنِيٍّ يُمْنَىٰ(37) A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë, |
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ(38) pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë. |
فَجَعَلَ مِنْهُ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنثَىٰ(39) Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën, |
أَلَيْسَ ذَٰلِكَ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَن يُحْيِيَ الْمَوْتَىٰ(40) e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?” |