وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ(1) Mjer për ata që kur masin – mungojnë, |
الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُوا عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ(2) të cilët e marrin masën e plotë kur është e marrin vetveten, |
وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ(3) e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë. |
أَلَا يَظُنُّ أُولَٰئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ(4) A nuk mendojnë ata se do të ringjallen |
لِيَوْمٍ عَظِيمٍ(5) në një Ditë të madhe (të Kijametit), |
يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ(6) atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë! |
كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ(7) Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin, |
وَمَا أَدْرَاكَ مَا سِجِّينٌ(8) e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin? |
كِتَابٌ مَّرْقُومٌ(9) (Ai është) Libri i shkruar! |
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ(10) Mjer atë ditë për përgënjeshtarët, |
الَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ(11) që kanë mohuar Ditën e Kijametit – |
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ(12) e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh), |
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ(13) i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!” |
كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ(14) E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë). |
كَلَّا إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ(15) Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre, |
ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُو الْجَحِيمِ(16) pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë, |
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تُكَذِّبُونَ(17) e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!” |
كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْأَبْرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ(18) Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin, |
وَمَا أَدْرَاكَ مَا عِلِّيُّونَ(19) E, a e di ti se ç’është Il-lijjin? |
كِتَابٌ مَّرْقُومٌ(20) Ai është Libri i shkruar |
يَشْهَدُهُ الْمُقَرَّبُونَ(21) që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë. |
إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ(22) Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet, |
عَلَى الْأَرَائِكِ يَنظُرُونَ(23) e nga divanet – kanapet do të shikojnë, |
تَعْرِفُ فِي وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ النَّعِيمِ(24) në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative, |
يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍ مَّخْتُومٍ(25) atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura), |
خِتَامُهُ مِسْكٌ ۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ(26) vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! – |
وَمِزَاجُهُ مِن تَسْنِيمٍ(27) (pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit, |
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا الْمُقَرَّبُونَ(28) nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët). |
إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ(29) Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin; |
وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ(30) kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy, |
وَإِذَا انقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمُ انقَلَبُوا فَكِهِينَ(31) e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët); |
وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوا إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَضَالُّونَ(32) ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, - |
وَمَا أُرْسِلُوا عَلَيْهِمْ حَافِظِينَ(33) e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve). |
فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ(34) Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit, |
عَلَى الْأَرَائِكِ يَنظُرُونَ(35) e, nga divanet (kanapet) do të shikojnë |
هَلْ ثُوِّبَ الْكُفَّارُ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ(36) a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po). |