8 Ajet · Medinan · Shqip
bismillah
ﮅﮆﮇﮈﮉ
99:1 Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
ﮊﮋﮌﮍ
99:2 dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,
ﮎﮏﮐﮑﮒ
99:3 dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
ﮓﮔﮕﮖ
99:4 atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,
ﮗﮘﮙﮚﮛ
99:5 sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.
ﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
99:6 Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
99:7 ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰ
99:8 kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.

Kurani Fisnik


Tuesday, September 29, 2026

Don't forget us in your sincere prayers