Surja Sad pdf — Shkarko (Shqip)
Surja Sad pdf Shqip — Shkarko Surja Sad Përkthim. Surja Sad (Meccan) 88 Ajet.
Related
- Surja Sad PërkthimShqip
- Surja Sad mp3Dëgjo
- Quran Index Shqip114
More Surja PDF
Surja Sad

ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
38:1
Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm (që këshillon),
ﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
38:2
(por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)!
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨ
38:3
Sa e sa breza para tyre (popullit të Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë!
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴ
38:4
Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar;
ﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
38:5
A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!”
ﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌ
38:6
Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet.
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
38:7
Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim;
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
38:8
Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
38:9
Vallë, a te ata janë thesarët e mëshirës së Zotit tënd të Plotëfuqishëm dhe Dhurues?
ﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞ
38:10
Apo i tyre është pushteti i qiejve dhe Tokës dhe ç’ka në mes tyre? E, le të ngjiten atëherë, me mjete (në qiell).
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥ
38:11
Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty.
ﯦﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
38:12
Edhe para tyre, kanë përgënjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madhështore,
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
38:13
edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banorët e Ejketit; këta janë aleatë (grupe);
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿ
38:14
të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im.
ﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
38:15
Këta presin vetëm një zë të madh që nuk përsëritet,
ﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓ
38:16
dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
38:17
(Perëndia ka urdhëruar): “Duro (o Muhammed) për atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë Daudin, e fuqishëm, ai me të vërtetë, i është drejtuar Zotit.
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥ
38:18
Na ia kemi nënshtruar bjeshkët që bashkë me të t’i luten Perëndisë, në mbrëmje dhe në mëngjes,
ﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
38:19
si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te).
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳ
38:20
Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar.
ﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻﭼ
38:21
A të ka ardhur ty lajmi për kundërshtarët, kur hypen në tempullin e tij (fetar),
ﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖ
38:22
kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso, (na jemi) dy kundërshtarë, që njërit-tjetrit i ka bërë padrejtësi, prandaj gjyko mes nesh, me të drejtë, dhe mos u shmangë (prej së vërtetës), po na udhëzo në rrugë të drejtë.
ﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
38:23
Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi”.
ﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
38:24
(Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar.
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
38:25
Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒﰓﰔﰕﰖ
38:26
O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë.
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣ
38:27
Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin dhe Tokën dhe atë që është në mes tyre. Ashtu (kot), mendojnë jobesimtarët. E mjrë për jobesimtarët kur do të hyjnë në zjarr!
ﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱ
38:28
A do të sillemi me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si me turbulluesit në Tokë; apo, vallë do të sillemi me njerëzit e mirë si me njerëzit e këqinj?
ﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
38:29
(Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të.
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂﮃﮄ
38:30
Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit!
ﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
38:31
(Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), një pasdite iu paraqiten atllarët (kuaj të dalluar),
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗ
38:32
Ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe ndaj pasurisë (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humbën mas beshkes.
ﮘﮙﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
38:33
(Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi t’i prekë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
38:34
Ne, me të vërtetë, e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, dhe pastaj (Sulejmani) iu drejtua Zotit,
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
38:35
dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!”
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤ
38:36
Pastaj, Ne ia nënshtruam erën e butë, e cila frynë me urdhërin e tij, andej kah don ai –
ﯥﯦﯧﯨﯩ
38:37
dhe djajtë, të gjithë ndërtuesit dhe zhytësit në ujë,
ﯪﯫﯬﯭﯮ
38:38
dhe të lidhur në pranga.
ﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
38:39
Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!”
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽ
38:40
Me të vërtetë, ai te Na ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
ﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈﰉ
38:41
Kujtoje robin Tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!”
ﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑ
38:42
(Atij i tha): “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
38:43
Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur,
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
38:44
dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit!
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵ
38:45
Dhe kujtoji robërit Tonë: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largëpamës.
ﭶﭷﭸﭹﭺﭻ
38:46
Ne, atyre iu dhuruam një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme;
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁ
38:47
Njëmend, ata janë tek Ne njerëz të mirë e të zgjedhur.
ﮂﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋ
38:48
Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë të mirë.
ﮌﮍﮎﮏﮐﮑﮒﮓ
38:49
Ky është një kujtim i mirë – dhe, me të vërtetë, për njerëzit që ruhet nga mëkatet, ta kthim të mirë (në botën tjetër):
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
38:50
në kopshtijet e Adnit – dyert e të cilit janë të hapura për ta,
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡ
38:51
në të cilat rrijnë të mbështetur (në divane-kanape) e kënaqen em pemë dhepije të llojllojshme,
ﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
38:52
pranë tyre do të ketë hyrie moshatare, që nuk shikojnë anash.
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
38:53
Kjo iu është premtuar për Ditën e llogarisë;
ﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕﯖ
38:54
ky është, njëmend, furnizimi Ynë që nuk ka të sosur!
ﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
38:55
Kjo është kështu (për besimtarët). E, për njerëzit e tërbuar (në të keqe), me të vërtetë, ka kthim të keq (në botën tjetër):
ﯞﯟﯠﯡﯢ
38:56
ferri, në të cilin ata do të digjen. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
ﯣﯤﯥﯦﯧ
38:57
Kjo është kështu (për mohuesit)! E, le ta shijojnë ata këtë ujë të vëluar dhe të qelbët
ﯨﯩﯪﯫﯬ
38:58
dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.
ﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶﯷﯸ
38:59
(Atyre u thuhet): “Ky është grumbullim i dendur me ju (në ferr) e (u thuhet): Nuk ka çlirm për ta! Ata, me të vërtetë, do të digjen në zjarr!”
ﯹﯺﯻﯼﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃﰄﰅﰆ
38:60
(Populli i thjeshtë) iu përgjigjet (udhëheqësve të vet): “Jo, por ju mos paçit çlirim as qetësi, ju na keni sjellë në këtë gjendje, e sa strehim i keq është ky!”
ﰇﰈﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑﰒ
38:61
(Njerëzit e thjeshtë) thanë: “O Zoti ynë! Kush na përgatiti këtë neve, dyfishoju atyre dënimin në ferr!”
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
38:62
(Populli i Mekkes) thanë: “Pse nuk po i shohim njerëzit që i konsideronin të këqinj,
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
38:63
a mos i kemi përqeshur ne at, a apo na kanë humbur sysh?”
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
38:64
Kjo është, me të vërtetë, grindja e banorëve të ferrit.
ﭪﭫﭬﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶ
38:65
Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit,
ﭷﭸﭹﭺﭻﭼﭽﭾ
38:66
Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit”.
ﭿﮀﮁﮂﮃ
38:67
Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh,
ﮄﮅﮆﮇ
38:68
e ju prej tij po shmangeni.
ﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐﮑ
38:69
Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për meleqtë e lartë, kur ata polemizuan mes vete, -
ﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
38:70
mua vetëm më është shpallë se jam paralajmërues i qartë, -
ﮛﮜﮝﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤ
38:71
(Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thënë meleqve: “Me të vërtetë, Unë do ta krijojë njeriun prej balte,
ﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭﮮ
38:72
e kur Unë ta plotësoj atë t’i jap frymë prej shpirtit Tim (kur t’i jap jetë), bëni sexhde atij!”
ﮯﮰﮱﯓﯔ
38:73
E të gjithë meleqtë (engjëjt), së bashku, bënë sexhde,
ﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
38:74
përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues.
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩﯪﯫ
38:75
(Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?”
ﯬﯭﯮﯯﯰﯱﯲﯳﯴﯵﯶ
38:76
(Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej baltës”.
ﯷﯸﯹﯺﯻﯼ
38:77
(Perëndia) tha: “Dil atëherë prej xhennetit! Me të vërtetë, ti je i dëbuar.
ﯽﯾﯿﰀﰁﰂﰃ
38:78
Me të vërtetë mallkimi Im është mbit ty deri në Ditën e gjykimit”.
ﰄﰅﰆﰇﰈﰉﰊ
38:79
(Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
ﰋﰌﰍﰎﰏ
38:80
(Zoti) tha: “Me të vërtetë, do të jepet dy afat
ﰐﰑﰒﰓﰔ
38:81
deri në ditën e caktuar”.
ﰕﰖﰗﰘﰙ
38:82
(Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë –
ﰚﰛﰜﰝﰞ
38:83
përveç robërve Tu të sinqertë!”
ﭑﭒﭓﭔﭕ
38:84
(Zoti) tha: “Unë betohem me të drejtën dhe flas të vërtetën,
ﭖﭗﭘﭙﭚﭛﭜﭝ
38:85
me të vërtetë, Unë do ta mbush ferrin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty!”
ﭞﭟﭠﭡﭢﭣﭤﭥﭦﭧﭨ
38:86
Thuaj (o Muhammed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kur’anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë),
ﭩﭪﭫﭬﭭﭮ
38:87
ai (Kur’ani), me të vërtetë, është këshilël për tërë botën!
ﭯﭰﭱﭲﭳ
38:88
Dhe ju, me të vërtetë, do ta dini lajmin e tij pas një kohe!”
Kurani Fisnik
Wednesday, September 9, 2026
Don't forget us in your sincere prayers







