عَبَسَ وَتَوَلَّىٰ(1) Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë) |
أَن جَاءَهُ الْأَعْمَىٰ(2) ngase i erdhi pranë i verbëri. |
وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُ يَزَّكَّىٰ(3) E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet), |
أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ الذِّكْرَىٰ(4) ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi, |
أَمَّا مَنِ اسْتَغْنَىٰ(5) e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar) |
فَأَنتَ لَهُ تَصَدَّىٰ(6) atij po i kthehesh |
وَمَا عَلَيْكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ(7) sepse, ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk don të pastrohet (të besojë); |
وَأَمَّا مَن جَاءَكَ يَسْعَىٰ(8) e atij që të vjen ty duke nxituar (për këshillim) |
وَهُوَ يَخْشَىٰ(9) dhe ndien drojë |
فَأَنتَ عَنْهُ تَلَهَّىٰ(10) e ti atë nuk po e merr në konsiderim. |
كَلَّا إِنَّهَا تَذْكِرَةٌ(11) Mos vepro ashtu! Ato janë këshilla, |
فَمَن شَاءَ ذَكَرَهُ(12) e, kush të dojë, le të mësojë |
فِي صُحُفٍ مُّكَرَّمَةٍ(13) në faqet e (Kur’anit të) çmueshme |
مَّرْفُوعَةٍ مُّطَهَّرَةٍ(14) të lartësuara (të madhërueshme), të pastra, |
بِأَيْدِي سَفَرَةٍ(15) me duart e shkruesve (engjëjve) |
كِرَامٍ بَرَرَةٍ(16) të ndershëm dhe të drejtë. |
قُتِلَ الْإِنسَانُ مَا أَكْفَرَهُ(17) Mallkuar qoftë njeriu! Sa jomirënjohës që është ai! |
مِنْ أَيِّ شَيْءٍ خَلَقَهُ(18) Prej çkahjes e krijoi Ai (Perëndia) atë (njeriun)?! |
مِن نُّطْفَةٍ خَلَقَهُ فَقَدَّرَهُ(19) Prej pikës së farës e krijoi dhe përgatiti për të çdo gjë të dobishme, |
ثُمَّ السَّبِيلَ يَسَّرَهُ(20) dhe pastaj ia lehtësoi rrugën (e lindjes), |
ثُمَّ أَمَاتَهُ فَأَقْبَرَهُ(21) pas kësaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe bëri që të varroset, |
ثُمَّ إِذَا شَاءَ أَنشَرَهُ(22) dhe, mandej kur të dojë Ai, e ringjallë. |
كَلَّا لَمَّا يَقْضِ مَا أَمَرَهُ(23) Në të vërtetë! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai! |
فَلْيَنظُرِ الْإِنسَانُ إِلَىٰ طَعَامِهِ(24) Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet: |
أَنَّا صَبَبْنَا الْمَاءَ صَبًّا(25) Ne kemi derdhur ujëra (shira) të bollshme, |
ثُمَّ شَقَقْنَا الْأَرْضَ شَقًّا(26) pastaj e kemi plasaritur tokën me çarje |
فَأَنبَتْنَا فِيهَا حَبًّا(27) dhe bëjmë që nga ajo të rriten drithërat, |
وَعِنَبًا وَقَضْبًا(28) dhe rrushi e perimet, |
وَزَيْتُونًا وَنَخْلًا(29) dhe ulliri e palma, |
وَحَدَائِقَ غُلْبًا(30) dhe kopshtet e dendura, |
وَفَاكِهَةً وَأَبًّا(31) dhe pëmët e barishtet, |
مَّتَاعًا لَّكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ(32) për ju dhe bagëtinë tuaj. |
فَإِذَا جَاءَتِ الصَّاخَّةُ(33) E, kur të arrijë zëri i madh shurdhues, - |
يَوْمَ يَفِرُّ الْمَرْءُ مِنْ أَخِيهِ(34) në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij |
وَأُمِّهِ وَأَبِيهِ(35) dhe nga nëna e babai i tij |
وَصَاحِبَتِهِ وَبَنِيهِ(36) dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij; |
لِكُلِّ امْرِئٍ مِّنْهُمْ يَوْمَئِذٍ شَأْنٌ يُغْنِيهِ(37) atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes, |
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ مُّسْفِرَةٌ(38) disa fytyra atë Ditë, shëndrisin, |
ضَاحِكَةٌ مُّسْتَبْشِرَةٌ(39) të qeshura, të gëzuara, |
وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ عَلَيْهَا غَبَرَةٌ(40) kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen, |
تَرْهَقُهَا قَتَرَةٌ(41) errësira do t’i kaplojë, |
أُولَٰئِكَ هُمُ الْكَفَرَةُ الْفَجَرَةُ(42) këta janë jobesimtarët, të korruptuarit. |