Surja El-Ma'arixh pdf — Shkarko (Shqip)
Surja El-Ma'arixh pdf Shqip — Shkarko Surja El-Ma'arixh Përkthim. Surja El-Ma'arixh (Meccan) 44 Ajet.
Related
More Surja PDF
Surja El-Ma'arixh

ﮮﮯﮰﮱﯓ
70:1
Një kurreshtar ka pyetur për dënimin që do të ngjajë,
ﯔﯕﯖﯗﯘ
70:2
ndaj jobesimtarëve, - për të cilin dënim s’ka pengues,
ﯙﯚﯛﯜﯝ
70:3
(ai dënim është) prej Perëndisë, Zotit të shkallëve të larta (të mirësisë),
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦﯧﯨﯩ
70:4
ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë),
ﯪﯫﯬﯭ
70:5
andaj, bëhu i durueshëm, me durim të bukur.
ﯮﯯﯰﯱ
70:6
Ata, me të vërtetë, (dënimin) e mendojnë të largët (të pamundshëm),
ﯲﯳﯴ
70:7
kurse Ne, e dimë të afërt,
ﯵﯶﯷﯸﯹ
70:8
atë Ditë kur qielli do të bëhet si llom i vajit,
ﯺﯻﯼﯽ
70:9
e malet do të bëhen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash;
ﯾﯿﰀﰁﰂ
70:10
kur i afërmi nuk pyet asgjë për të afërmin,
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
70:11
e, njëri-tjetrin do ta shohin. Atëherë, fajtori, dëshiron të paguajë dënimin e asaj Dite me djemtë e vet,
ﭜﭝﭞ
70:12
me gruan e vet dhe vëllain e vet,
ﭟﭠﭡﭢ
70:13
dhe me farefisin e tij të ngushtë,
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩ
70:14
si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar.
ﭪﭫﭬﭭﭮ
70:15
Jo, kurrsesi! Ai është zjarri,
ﭯﭰﭱ
70:16
që duke e kapur për kokë,
ﭲﭳﭴﭵﭶ
70:17
e tërheq kah veti atë (njeri) që ia ka kthyer shpinën dhe i është shmangur të vërtetës!
ﭷﭸﭹ
70:18
Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).
ﭺﭻﭼﭽﭾﭿ
70:19
Njeriu, me të vërtetë, është krijuar lakmus vetjak:
ﮀﮁﮂﮃﮄ
70:20
kur e goditë e liga – dëshpërohet
ﮅﮆﮇﮈﮉ
70:21
e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon),
ﮊﮋﮌ
70:22
pos besimtarëve,
ﮍﮎﮏﮐﮑﮒ
70:23
të cilët në lutjet e veta (namaz) janë të qëndrueshëm;
ﮓﮔﮕﮖﮗﮘ
70:24
dhe që në pasurinë e tyre ka të caktuar një pjesë,
ﮙﮚﮛ
70:25
për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën),
ﮜﮝﮞﮟﮠ
70:26
dhe ata që besojnë Ditën e Kijametit
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧ
70:27
dhe ata që druajnë nga dënimi i Zotit të tyre, -
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
70:28
e, me të vërtetë, (askush) nuk është i sigurtë prej dënimit të Zotit të vet –
ﮮﮯﮰﮱﯓ
70:29
dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet,
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛﯜﯝﯞ
70:30
përveç ndaj bashkëshorteve të tyre dhe ato që i kanë në pronësi – at, a me të vërtetë, nuk meritojnë qortim, -
ﯟﯠﯡﯢﯣﯤﯥﯦ
70:31
e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës,
ﯧﯨﯩﯪﯫﯬ
70:32
edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre,
ﯭﯮﯯﯰﯱ
70:33
edhe ata që dëshminë e tyre e zbatojnë
ﯲﯳﯴﯵﯶﯷ
70:34
edhe ata të cilët e kryejnë namazin (në kohën) e rregullt,
ﯸﯹﯺﯻﯼ
70:35
ata në kopshtie të xhennetit do të nderohen.
ﯽﯾﯿﰀﰁﰂ
70:36
Përse jobesimtarët nxitojnë kah ti;
ﰃﰄﰅﰆﰇﰈ
70:37
djathtas e majtas, tuba-tuba?!
ﰉﰊﰋﰌﰍﰎﰏﰐﰑ
70:38
E që çdonjëri prej tyre dëshiron të hyjë në xhennetin e dhuntive (pa merita)? –
ﰒﰓﰔﰕﰖﰗﰘ
70:39
Kurrsesi! Ne, me të vërtetë, i kemi krijuar ata, prej asaj që e dinë!
ﰙﰚﰛﰜﰝﰞﰟﰠ
70:40
Dhe, Unë betohem me Zotin e lindjes dhe të perëndimit, që ne mundemi
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖﭗﭘﭙ
70:41
t’i ndërrojmë ata me më të mirë prej tyre dhe Ne nuk jeni të penguar.
ﭚﭛﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
70:42
Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar,
ﭣﭤﭥﭦﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
70:43
Dita në të cilën dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojnë te idolet e tyre,
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
70:44
me sy të varur që i ka kapluar poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
Kurani Fisnik
Wednesday, September 9, 2026
Don't forget us in your sincere prayers







