Surja Abese pdf — Shkarko (Shqip)
Surja Abese pdf Shqip — Shkarko Surja Abese Përkthim. Surja Abese (Meccan) 42 Ajet.
Related
- Surja Abese PërkthimShqip
- Surja Abese mp3Dëgjo
- Quran Index Shqip114
More Surja PDF
Surja Abese

ﭑﭒﭓ
80:1
Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë)
ﭔﭕﭖﭗ
80:2
ngase i erdhi pranë i verbëri.
ﭘﭙﭚﭛﭜ
80:3
E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet),
ﭝﭞﭟﭠﭡ
80:4
ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi,
ﭢﭣﭤﭥ
80:5
e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar)
ﭦﭧﭨﭩ
80:6
atij po i kthehesh
ﭪﭫﭬﭭﭮ
80:7
sepse, ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk don të pastrohet (të besojë);
ﭯﭰﭱﭲﭳ
80:8
e atij që të vjen ty duke nxituar (për këshillim)
ﭴﭵﭶ
80:9
dhe ndien drojë
ﭷﭸﭹﭺ
80:10
e ti atë nuk po e merr në konsiderim.
ﭻﭼﭽﭾ
80:11
Mos vepro ashtu! Ato janë këshilla,
ﭿﮀﮁﮂ
80:12
e, kush të dojë, le të mësojë
ﮃﮄﮅﮆ
80:13
në faqet e (Kur’anit të) çmueshme
ﮇﮈﮉ
80:14
të lartësuara (të madhërueshme), të pastra,
ﮊﮋﮌ
80:15
me duart e shkruesve (engjëjve)
ﮍﮎﮏ
80:16
të ndershëm dhe të drejtë.
ﮐﮑﮒﮓﮔ
80:17
Mallkuar qoftë njeriu! Sa jomirënjohës që është ai!
ﮕﮖﮗﮘﮙ
80:18
Prej çkahjes e krijoi Ai (Perëndia) atë (njeriun)?!
ﮚﮛﮜﮝﮞ
80:19
Prej pikës së farës e krijoi dhe përgatiti për të çdo gjë të dobishme,
ﮟﮠﮡﮢ
80:20
dhe pastaj ia lehtësoi rrugën (e lindjes),
ﮣﮤﮥﮦ
80:21
pas kësaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe bëri që të varroset,
ﮧﮨﮩﮪﮫ
80:22
dhe, mandej kur të dojë Ai, e ringjallë.
ﮬﮭﮮﮯﮰﮱ
80:23
Në të vërtetë! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!
ﯓﯔﯕﯖﯗ
80:24
Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet:
ﯘﯙﯚﯛﯜ
80:25
Ne kemi derdhur ujëra (shira) të bollshme,
ﯝﯞﯟﯠﯡ
80:26
pastaj e kemi plasaritur tokën me çarje
ﯢﯣﯤﯥ
80:27
dhe bëjmë që nga ajo të rriten drithërat,
ﯦﯧﯨ
80:28
dhe rrushi e perimet,
ﯩﯪﯫ
80:29
dhe ulliri e palma,
ﯬﯭﯮ
80:30
dhe kopshtet e dendura,
ﯯﯰﯱ
80:31
dhe pëmët e barishtet,
ﯲﯳﯴﯵ
80:32
për ju dhe bagëtinë tuaj.
ﯶﯷﯸﯹ
80:33
E, kur të arrijë zëri i madh shurdhues, -
ﯺﯻﯼﯽﯾﯿ
80:34
në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij
ﰀﰁﰂ
80:35
dhe nga nëna e babai i tij
ﰃﰄﰅ
80:36
dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij;
ﰆﰇﰈﰉﰊﰋﰌ
80:37
atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes,
ﰍﰎﰏﰐ
80:38
disa fytyra atë Ditë, shëndrisin,
ﰑﰒﰓ
80:39
të qeshura, të gëzuara,
ﰔﰕﰖﰗﰘ
80:40
kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen,
ﭑﭒﭓ
80:41
errësira do t’i kaplojë,
ﭔﭕﭖﭗﭘ
80:42
këta janë jobesimtarët, të korruptuarit.
Kurani Fisnik
Wednesday, September 9, 2026
Don't forget us in your sincere prayers







