PDF —
29 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja Et-Tekvir pdf — Shkarko (Shqip)

Surja Et-Tekvir pdf Shqip — Shkarko Surja Et-Tekvir Përkthim. Surja Et-Tekvir (Meccan) 29 Ajet.

← AbeseSurja Et-Tekvir El-Infitar →


29 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭙﭚﭛﭜ
81:1 Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
ﭝﭞﭟﭠ
81:2 dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
ﭡﭢﭣﭤ
81:3 dhe kur malet të lëvizin,
ﭥﭦﭧﭨ
81:4 dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),
ﭩﭪﭫﭬ
81:5 dhe kur shtazët e egra të tubohen,
ﭭﭮﭯﭰ
81:6 dhe kur devet vlojnë,
ﭱﭲﭳﭴ
81:7 dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,
ﭵﭶﭷﭸ
81:8 dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
ﭹﭺﭻﭼ
81:9 për çfarë faji është mbytur,
ﭽﭾﭿﮀ
81:10 dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),
ﮁﮂﮃﮄ
81:11 dhe kur qielli zhvendoset,
ﮅﮆﮇﮈ
81:12 dhe kur të flakërojë skëterra,
ﮉﮊﮋﮌ
81:13 dhe kur të afrohet xhenneti,
ﮍﮎﮏﮐﮑ
81:14 çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.
ﮒﮓﮔﮕ
81:15 Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
ﮖﮗﮘ
81:16 të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),
ﮙﮚﮛﮜ
81:17 dhe në natën kur bie terri,
ﮝﮞﮟﮠ
81:18 dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
ﮡﮢﮣﮤﮥ
81:19 Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
ﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
81:20 të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
ﮭﮮﮯﮰ
81:21 të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
ﮱﯓﯔﯕ
81:22 E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.
ﯖﯗﯘﯙﯚ
81:23 Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,
ﯛﯜﯝﯞﯟﯠ
81:24 dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),
ﯡﯢﯣﯤﯥﯦ
81:25 dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,
ﯧﯨﯩ
81:26 e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!
ﯪﯫﯬﯭﯮﯯ
81:27 Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):
ﯰﯱﯲﯳﯴﯵ
81:28 për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,
ﯶﯷﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾ
81:29 e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers