PDF —
40 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Kijame pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Kijame pdf Shqip — Shkarko Surja El-Kijame Përkthim. Surja El-Kijame (Meccan) 40 Ajet.



40 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮊﮋﮌﮍﮎ
75:1 Betohem në Ditën e Kijametit
ﮏﮐﮑﮒﮓ
75:2 dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten.
ﮔﮕﮖﮗﮘﮙ
75:3 A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij?
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟﮠ
75:4 Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur.
ﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
75:5 Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë,
ﮧﮨﮩﮪﮫ
75:6 e pyet: “Kur do të jetë Dita e Kijametit?”
ﮬﮭﮮﮯ
75:7 Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika
ﮰﮱﯓ
75:8 dhe të zihet Hëna,
ﯔﯕﯖﯗ
75:9 dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
ﯘﯙﯚﯛﯜﯝ
75:10 atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?”
ﯞﯟﯠﯡ
75:11 Askund! S’ka strehim.
ﯢﯣﯤﯥﯦ
75:12 Atë ditë, strehimi është te Zoti yt,
ﯧﯨﯩﯪﯫﯬﯭ
75:13 atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar,
ﯮﯯﯰﯱﯲﯳ
75:14 njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes,
ﯴﯵﯶﯷ
75:15 madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen).
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽﯾ
75:16 Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde,
ﯿﰀﰁﰂﰃ
75:17 Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është).
ﰄﰅﰆﰇﰈ
75:18 E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij,
ﰉﰊﰋﰌﰍ
75:19 e pastaj, Ne do ta shpjegojmë.
ﭑﭒﭓﭔﭕ
75:20 Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë,
ﭖﭗﭘ
75:21 kurse, për jetën tjetër nuk keni kujdes.
ﭙﭚﭛﭜ
75:22 Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë,
ﭝﭞﭟﭠ
75:23 në Zotin e tyre do të shikojnë;
ﭡﭢﭣﭤ
75:24 atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura,
ﭥﭦﭧﭨﭩﭪ
75:25 e dinë që do t’i gjejë fatkeqësi e madhe.
ﭫﭬﭭﭮﭯ
75:26 E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt,
ﭰﭱﭲﭳﭴ
75:27 dhe thërret: “A ka shërues?”
ﭵﭶﭷﭸ
75:28 dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes
ﭹﭺﭻﭼ
75:29 dhe këmba me këmbën lidhen,
ﭽﭾﭿﮀﮁ
75:30 atë ditë do të sillet të Zoti yt:
ﮂﮃﮄﮅﮆ
75:31 “Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz),
ﮇﮈﮉﮊ
75:32 por ka mohuar dhe është shmangë,
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
75:33 e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”.
ﮑﮒﮓﮔ
75:34 Mjer për ty! Mjer për ty!
ﮕﮖﮗﮘﮙ
75:35 E, përsëri: Mjer për ty! Mjer për ty!
ﮚﮛﮜﮝﮞﮟ
75:36 Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)?
ﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦ
75:37 A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë,
ﮧﮨﮩﮪﮫﮬ
75:38 pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë.
ﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
75:39 Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën,
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙﯚﯛ
75:40 e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?”

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers