PDF —
19 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Infitar pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Infitar pdf Shqip — Shkarko Surja El-Infitar Përkthim. Surja El-Infitar (Meccan) 19 Ajet.



19 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭑﭒﭓﭔ
82:1 Kur të shkyhet qielli,
ﭕﭖﭗﭘ
82:2 dhe kur të rrëzohen (derdhën) yjet,
ﭙﭚﭛﭜ
82:3 dhe kur përzihen detërat (njëri me tjetrin),
ﭝﭞﭟﭠ
82:4 dhe kur të rrotullohen varret,
ﭡﭢﭣﭤﭥﭦ
82:5 çdokush do të di për veprat që ka punuar dhe lëshimet (që ka bërë).
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬﭭ
82:6 O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?
ﭮﭯﭰﭱﭲ
82:7 Ai të krijoi ty dh bëri që ta kesh (në formë) të harmonizuar tërë organizmin, -
ﭳﭴﭵﭶﭷﭸﭹ
82:8 dhe çfarë forme deshi (Ai), të dha!
ﭺﭻﭼﭽﭾ
82:9 Jo, jo! Kurrsesi! Ju po e konsideroni besimin gënjeshtër.
ﭿﮀﮁﮂ
82:10 Me të vërtetë, ka rojtarë për ju,
ﮃﮄﮅ
82:11 që janë të nderueshëm tek ne,
ﮆﮇﮈﮉ
82:12 që i shënojnë veprat tuaja, dinë çka punoni.
ﮊﮋﮌﮍﮎ
82:13 Të ndershmit, me të vërtetë, do të gjenden në xhennet,
ﮏﮐﮑﮒﮓ
82:14 kurse fajtorët, me të vërtetë, do të gjenden në skëterrë.
ﮔﮕﮖﮗ
82:15 Në Ditën e Kijametit (ata) do të digjen në zjarr,
ﮘﮙﮚﮛﮜ
82:16 dhe kurrë nuk do të dalin prej tij.
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
82:17 E, kush të shpjegon ty për Ditën e Kijametit? –
ﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩ
82:18 dhe edhe njëherë: kush të shpjegon ty ç’është Dita e Kijametit?!
ﮪﮫﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓﯔﯕ
82:19 Ajo është Ditë kur askush nuk mund t’i ndihmojë ndokujt asgjë, atë ditë pushteti i tërë është vetëm i Perëndisë.

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers