Surja El-Gashije arabisht dhe shqip

Lexoni Surjen El-Gashije me përkthimin e plotë shqip, transliterimin dhe recitimin audio. Përkthim ajet pas ajeti. (26 Ajet — مكية). El-Gashije Dëgjo, El-Gashije Përkthim, El-Gashije mp3, El-Gashije pdf.

Lexo dhe dëgjo Surjen El-Gashije

🎧 Ajet
M Mishary Rashid Alafasy
M Mahmoud Khalil Al-Husary
A Abdurrahman As-Sudais
M Mohamed Siddiq Al-Minshawi
A Abdul Basit Abdul Samad
A Ali Al-Hudhaify
A Ahmed ibn Ali al-Ajamy
A Abu Bakr Ash-Shaatree
M Muhammad Ayyoub
A Abdullah Basfar
A Abdullah Al-Juhani
M Maher Al Muaiqly
x1
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ الْغَاشِيَةِ ۝١
📖 Përkthim Ajet 1
A të ka arritur ty lajmi për fatkeqësinë e kaplueshme (të Kijametit)?
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ خَاشِعَةٌ ۝٢
📖 Përkthim Ajet 2
Atë Ditë, fytyrat (e të këqinjve) janë të dëshpëruara,
عَامِلَةٌ نَّاصِبَةٌ ۝٣
📖 Përkthim Ajet 3
me punë të vështira e të rraskapitura,
تَصْلَىٰ نَارًا حَامِيَةً ۝٤
📖 Përkthim Ajet 4
në zjarr të fortë do të digjen,
تُسْقَىٰ مِنْ عَيْنٍ آنِيَةٍ ۝٥
📖 Përkthim Ajet 5
e do të pinë nga burimet e vluara,
لَّيْسَ لَهُمْ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٍ ۝٦
📖 Përkthim Ajet 6
kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave,
لَّا يُسْمِنُ وَلَا يُغْنِي مِن جُوعٍ ۝٧
📖 Përkthim Ajet 7
e ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria).
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاعِمَةٌ ۝٨
📖 Përkthim Ajet 8
Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara,
لِّسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ ۝٩
📖 Përkthim Ajet 9
të kënaqura për punët e bëra, -
فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ ۝١٠
📖 Përkthim Ajet 10
të vendosura në kopshtin madhështor,
لَّا تَسْمَعُ فِيهَا لَاغِيَةً ۝١١
📖 Përkthim Ajet 11
në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
فِيهَا عَيْنٌ جَارِيَةٌ ۝١٢
📖 Përkthim Ajet 12
Në të ka burime uji – rrjedhëse,
فِيهَا سُرُرٌ مَّرْفُوعَةٌ ۝١٣
📖 Përkthim Ajet 13
në të ka divane të çmueshme,
وَأَكْوَابٌ مَّوْضُوعَةٌ ۝١٤
📖 Përkthim Ajet 14
dhe kupa të përgatitura,
وَنَمَارِقُ مَصْفُوفَةٌ ۝١٥
📖 Përkthim Ajet 15
dhe jastëk të renditur
وَزَرَابِيُّ مَبْثُوثَةٌ ۝١٦
📖 Përkthim Ajet 16
e shumë qilima të shtruar.
أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى الْإِبِلِ كَيْفَ خُلِقَتْ ۝١٧
📖 Përkthim Ajet 17
Vallë, a nuk shohin ata se si është krijuar devja
وَإِلَى السَّمَاءِ كَيْفَ رُفِعَتْ ۝١٨
📖 Përkthim Ajet 18
e si është ngritur qielli,
وَإِلَى الْجِبَالِ كَيْفَ نُصِبَتْ ۝١٩
📖 Përkthim Ajet 19
dhe si janë vendosur malet,
وَإِلَى الْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ ۝٢٠
📖 Përkthim Ajet 20
dhe si është shtrirë Toka?!
فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنتَ مُذَكِّرٌ ۝٢١
📖 Përkthim Ajet 21
Ti këshillo (njerëzit) – se ti je vetëm këshillues,
لَّسْتَ عَلَيْهِم بِمُصَيْطِرٍ ۝٢٢
📖 Përkthim Ajet 22
ti nuk je mbi ta imponues (sundues)!
إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ ۝٢٣
📖 Përkthim Ajet 23
E, përveç atyre që shmangën dhe nuk besojnë, -
فَيُعَذِّبُهُ اللَّهُ الْعَذَابَ الْأَكْبَرَ ۝٢٤
📖 Përkthim Ajet 24
ata, Perëndia do t’i dënojë me mundimet më të mëdha.
إِنَّ إِلَيْنَا إِيَابَهُمْ ۝٢٥
📖 Përkthim Ajet 25
Ata, me të vërtetë, do të kthehen te Ne,
ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُم ۝٢٦
📖 Përkthim Ajet 26
dhe, me të vërtetë, do të japin llogari para Nesh!
← 87 El-Gashije (88/114) 89 →
Lexo Surja El-Gashije Shqip – Përkthim dhe Audio

88الغاشية Al-Ghashiyah 📚 26 Ajet مكية

Ajet pas ajeti – Surja El-Gashije — 26 Ajet




Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers