PDF —
22 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Buruxh pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Buruxh pdf Shqip — Shkarko Surja El-Buruxh Përkthim. Surja El-Buruxh (Meccan) 22 Ajet.



22 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﭛﭜﭝﭞ
85:1 Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
ﭟﭠﭡ
85:2 dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),
ﭢﭣﭤ
85:3 dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),
ﭥﭦﭧﭨ
85:4 mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,
ﭩﭪﭫﭬ
85:5 dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,
ﭭﭮﭯﭰﭱ
85:6 (mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij
ﭲﭳﭴﭵﭶﭷﭸ
85:7 dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!
ﭹﭺﭻﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
85:8 E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉﮊﮋﮌﮍﮎ
85:9 pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.
ﮏﮐﮑﮒﮓﮔﮕﮖﮗﮘﮙﮚﮛﮜﮝ
85:10 Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,
ﮞﮟﮠﮡﮢﮣﮤﮥﮦﮧﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
85:11 e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh.
ﮮﮯﮰﮱﯓ
85:12 Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!
ﯔﯕﯖﯗﯘ
85:13 Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);
ﯙﯚﯛﯜ
85:14 Ai është falës dhe plot dashuri,
ﯝﯞﯟﯠ
85:15 Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,
ﯡﯢﯣﯤ
85:16 Ai punon çka të dojë.
ﯥﯦﯧﯨﯩ
85:17 A ka arritur te ti lajmi për ushtritë
ﯪﯫﯬ
85:18 e Faraonit dhe Themudit?
ﯭﯮﯯﯰﯱﯲ
85:19 Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,
ﯳﯴﯵﯶﯷ
85:20 e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,
ﯸﯹﯺﯻﯼ
85:21 ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,
ﯽﯾﯿﰀ
85:22 i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers