PDF —
50 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Murselat pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Murselat pdf Shqip — Shkarko Surja El-Murselat Përkthim. Surja El-Murselat (Meccan) 50 Ajet.

← El-InsanSurja El-Murselat En-Nebe →


50 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮑﮒﮓ
77:1 Betohem në ata (engjëjt) që sjellin të mira,
ﮔﮕﮖ
77:2 e betohem në ata që shpejtojnë si stuhia;
ﮗﮘﮙ
77:3 dhe betohem në ata që sjellin shpalljet e pastaj dallojnë (të mirën nga e keqja), -
ﮚﮛﮜ
77:4 ?
ﮝﮞﮟ
77:5 në ata që përcjellin këshillat,
ﮠﮡﮢﮣ
77:6 e arsyeshme ose qortuese, -
ﮤﮥﮦﮧ
77:7 me të vërtetë, ajo ë ju premtohet, do të bëhet!
ﮨﮩﮪﮫ
77:8 Kur yjet do të shuhen
ﮬﮭﮮﮯ
77:9 dhe kur të çahet qielli
ﮰﮱﯓﯔ
77:10 dhe kur malet të shkapërderdhen
ﯕﯖﯗﯘ
77:11 dhe kur të dërguarit (pejgamberët) do të caktojnë kohën (e tubimit).
ﯙﯚﯛﯜ
77:12 (Do të thuhet): “Deri në cilën ditë është shtyer afati?” –
ﯝﯞﯟ
77:13 (Ju përgjigjet): “Deri në Ditën e vendimit!”.
ﯠﯡﯢﯣﯤﯥ
77:14 E, a e di ti se ç’është Dita e vendimit?
ﯦﯧﯨﯩ
77:15 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﯪﯫﯬﯭ
77:16 A nuk i kemi zhdukur popujt e lashtë,
ﯮﯯﯰﯱ
77:17 e pas tyre edhe të tjerët?!
ﯲﯳﯴﯵ
77:18 Në këtë mënyrë do të veprojmë me të gjithë fajtorët!
ﯶﯷﯸﯹ
77:19 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﭑﭒﭓﭔﭕﭖ
77:20 A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
ﭗﭘﭙﭚﭛ
77:21 të cilin e kemi vendosur në vend të sigurtë,
ﭜﭝﭞﭟ
77:22 dei në afatin e caktuar?!
ﭠﭡﭢﭣ
77:23 E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
ﭤﭥﭦﭧ
77:24 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﭨﭩﭪﭫﭬ
77:25 A nuk e bëmë Ne Tokën vendtubimi
ﭭﭮﭯ
77:26 të të gjallëve dhe të të vdekurëve
ﭰﭱﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
77:27 dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
ﭸﭹﭺﭻ
77:28 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﭼﭽﭾﭿﮀﮁﮂ
77:29 (Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
ﮃﮄﮅﮆﮇﮈﮉ
77:30 shkoni kah tymi i ndarë në tri fjollë,
ﮊﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
77:31 i cili nuk të freskon dhe nga flaka nuk shpëton.
ﮑﮒﮓﮔﮕ
77:32 Ai hedh shkëndija si rrënjët e lisit të madh,
ﮖﮗﮘﮙ
77:33 sikur t’ishin deve (gamilla) të verdha. –
ﮚﮛﮜﮝ
77:34 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﮞﮟﮠﮡﮢ
77:35 Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin
ﮣﮤﮥﮦﮧ
77:36 dhe nuk jepet leje për ta, për t’u arsyetuar. –
ﮨﮩﮪﮫ
77:37 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﮬﮭﮮﮯﮰﮱﯓ
77:38 (Ju thuhet): Kjo është Dita e gjykimit, në të cilën juv edhe popujt e lashtë i kemi tubuar,
ﯔﯕﯖﯗﯘﯙ
77:39 e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! –
ﯚﯛﯜﯝ
77:40 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﯞﯟﯠﯡﯢﯣ
77:41 Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve,
ﯤﯥﯦﯧ
77:42 dhe midis pemëve çfarë i dëshirojnë.
ﯨﯩﯪﯫﯬﯭﯮ
77:43 (Ju thuhet): “Hani e pini, e ju bëftë mirë! (Shpërblim) për atë që keni punuar”.
ﯯﯰﯱﯲﯳ
77:44 Kështu Na i shpërblejmë ata, që bëjnë vepra të mira. –
ﯴﯵﯶﯷ
77:45 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﯸﯹﯺﯻﯼﯽ
77:46 (Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!”
ﯾﯿﰀﰁ
77:47 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﰂﰃﰄﰅﰆﰇﰈ
77:48 Por, kur ju thuhet atyre (në këtë jetë): “Përuluni ndaj Perëndisë (falni namazin)!” – ata nuk përulen. –
ﰉﰊﰋﰌ
77:49 Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
ﰍﰎﰏﰐﰑ
77:50 E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers