El-A'raf · 35/206
Përkthim Transliterim — El-A'raf
يَا بَنِي آدَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي ۙ فَمَنِ اتَّقَىٰ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ۝٣٥
yaa Banee Aadama immaa yaatiyannakum Rusulum minkum yaqussoona `alaikum Aayaatee famanit taqaa wa aslaha falaa khawfun `alaihim wa laa hum yahzanoon
📖 Në Shqip
O bijtë e Ademit, nëse nga mesi juaj vijnë pejgamberë që ju shpjegojnë dispozitat e Mia, atëhrë, ata që i frikësohen Perëndisë dhe punojnë vepra të mira, nuk ka frikë as pikëllim për ata.
🎧 Dëgjo

📜 Ajet 33-37 — El-A'raf

33قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqia, - qofshin të hapta ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen (dhunimin) pa të drejtë, të bëmurit shok Perëndisë, për të cilën nuk ka kurrfarë argumenti, dhe ka ndaluar të flisni për Perëndinë atë që nuk e dini.
34وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ
Çdo popull e ka fundin e vet, dhe kur t’i vijë koha e fundit, nuk mund të shtyhet as të shpejtohet, kurrsesi.
35يَا بَنِي آدَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي ۙ فَمَنِ اتَّقَىٰ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
O bijtë e Ademit, nëse nga mesi juaj vijnë pejgamberë që ju shpjegojnë dispozitat e Mia, atëhrë, ata që i frikësohen Perëndisë dhe punojnë vepra të mira, nuk ka frikë as pikëllim për ata.
36وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Kurse ata që i mohojnë argumentet e Mia, dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, ata do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përgjithmonë.
37فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ ۚ أُولَٰئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُم مِّنَ الْكِتَابِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوا أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ ۖ قَالُوا ضَلُّوا عَنَّا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ
Kush është më zullumqarë se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose që mohon argumente të Tij? Atyre do t’u jepet e tërë ajo që është shënuar (në Levhi Mahfudh). E, kur t’u vijnë të dërguarit Tonë (engjëjt), për t’ua marrë shpirtin, do t’u thonë (engjëjt): “Ku janë ata, të cilët ju i adhuroni, përveç Perëndisë”. Ata thonë: “Humbën prej nesh”. Kështu ata dëshmojnë kundër vetes, që kanë qenë mohues.
El-A'rafIndeksi i Kuranit
206Ajet
MeccanRevelation
35Ajet

Përkthim — El-A'raf 35

Surja El-A'raf Ajet 35 - Lexo, Dëgjo, Përkthim, Shqip : O bijtë e Ademit, nëse nga mesi juaj vijnë pejgamberë…

Surja Ajet 35/206 — El-A'raf الأعراف (Meccan). Lexo Dëgjo Përkthim (Shqip). Dëgjo: El-A'raf Dëgjo, El-A'raf Përkthim, El-A'raf mp3, El-A'raf pdf. Ajet 33–37. Në Shqip: Türkçe.




Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers