Qad ya`lamul laahul mu`awwiqeena minkum walqaaa`ileena li ikhwaanihim hahumma ilainaa, wa laa yaatoonal baasa illaa qaleelaa
📖 Përkthim (Në Shqip)
📖 Në Shqip
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,
🌐 Additional reference in Türkçe
🌐 Türkçe
Allah, içinizden sizi alıkoyanları, size Allah'ın yardımını kıskanarak, kardeşlerine "Bize gelin, zorlanmadıkça savaşa gitmeyin" diyenleri bilir. Kalblerine korku gelince ölüm baygınlığı geçiren kimse gibi gözleri dönerek, sana baktıklarını görürsün. Korkuları gidince iyiliğinize olanı çekemeyip sivri dilleriyle sizi incitirler. Bunlar inanmamışlardır, Allah, bu sebeple işlerini boşa çıkarmıştır; bu, Allah için kolaydır.
el-mu'avvikin: ata që pengojnë dhe largojnë të tjerët nga lufta në rrugën e Allahut.
helumme ilejna: ejani tek ne, lëshojeni Muhammedin dhe mos shkoni në luftë me të.
el-be's: lufta, beteja.
Tefsiri i ajetit:
Allahu i Lartësuar e di plotësisht dhe në mënyrë të përsosur ata që pengojnë besimtarët e tjerë nga pjesëmarrja në luftë në rrugën e Tij, duke i frikësuar ata dhe duke i larguar nga Xhihadi. Ai i di gjithashtu ata që u thonë vëllezërve të tyre: "Ejani tek ne, lëshojeni Muhammedin dhe shokët e tij, mos luftoni me ta, sepse ne kemi frikë se mos mbytemi ashtu siç do të mbyten ata." Këta njerëz, me pengesat dhe fjalët e tyre, përpiqen t'i mbajnë të tjerët larg luftës, por ata vetë nuk marrin pjesë në luftë, përveçse rrallë e fare pak, e edhe kur marrin pjesë, e bëjnë atë për sy e faqe, nga frika se mos turpërohen para njerëzve, e jo për hir të Allahut dhe për të mbështetur fenë e Tij.
Përfitimet nga ajeti:
Allahu i di të gjitha qëllimet dhe veprat e njeriut, qofshin ato të fshehta apo të hapura, dhe nuk i shpëton Atij asgjë nga gjendja e robërve të Tij.
Nxitja për sinqeritet në Xhihad dhe në të gjitha veprat e mira, sepse veprat që bëhen për sy e faqe, e jo me qëllim të pastër, nuk kanë vlerë tek Allahu.
Të qenit pengesë për të tjerët nga e mira dhe nga rruga e Allahut është një nga veprat më të urryera, dhe Allahu i di ata që e bëjnë këtë dhe do t'i llogarisë për të.
Besimtari duhet të jetë i vendosur në të vërtetën dhe të mos ndikohet nga fjalët e penguesve dhe frikësuesve, sepse ata që pengojnë nga Xhihadi, në realitet nuk janë as vetë pjesëmarrës në të, por vetëm sa e dëmtojnë umetin me fjalët e tyre.
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,
Thuaju: “Kush është ai që do t’ju ruajë nga Perëndia, nëse Ai don që t’ju godas e keqja, ose, nëse Ai don që t’ju japë mëshirë?” Ata, pos Perëndisë nuk do të gjejnë, - as mbrojtës as ndihmës.
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,
duke u kursyer që t’ju ndihmojnë. E, kur të frikësohen, i sheh ata se si të shikojnë: i rrotullojnë sytë sikur të ishin në agoni. E, posa t’ju kalojë frika, ju shqetësojnë me gjuhë të mprehtë, e janë koprac për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Perëndia ua ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Perëndinë është lehtë.
Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
SurahQuran.com was founded as a humble effort to serve the Noble Book and the pure Sunnah, to invite people to Allah, and to make the religious sciences accessible according to the methodology of the Quran and Sunnah. We praise and thank Allah for His grace, and we ask Him to accept our work and make it sincere for His noble Face.