El-Enfal · 40/75
Përkthim Transliterim — Surja El-Enfal
وَإِن تَوَلَّوْا فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَوْلَاكُمْ ۚ نِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ ۝٤٠
Wa in tawallaw fa`lamooo annal laaha mawlaakum; ni`mal mawlaa wa ni`man naseer
📖 Në Shqip
E, nëse largohen nga feja, dinie se Perëndia është miku juaj. Ai është mik i mrekullueshëm dhe ndihmës i mrekullueshëm!

🎧 Dëgjo
📜

Përkthim — Tafsir

Kuptimi i fjalëve:

  • تَوَلَّوْا: të kthejnë shpinën, të largohen nga besimi dhe të vazhdojnë në mosbesim e luftë kundër jush.
  • مَوْلَاكُمْ: mbrojtësi, ndihmësi dhe kujdestari juaj.
  • نِعْمَ الْمَوْلَى: sa i mirë është Ai si mbrojtës dhe kujdestar.
  • نِعْمَ النَّصِيرُ: sa i mirë është Ai si ndihmës dhe përkrahës.

Tefsiri i ajetit:

O besimtarë! Nëse idhujtarët largohen nga ajo që ju i thirrët – nga besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij – dhe nuk pranojnë të ndalen nga mosbesimi dhe pengimi i rrugës së Allahut, por vazhdojnë në armiqësinë dhe luftën kundër jush, atëherë dijeni me bindje të plotë se Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmësi juaj. Ai nuk do t'ju lërë pa përkrahje, por do t'ju mbajë në dorën e Tij dhe do t'ju japë fitore mbi armiqtë tuaj. Sa i mirë është Allahu si Mbrojtës për ata që i drejtohen Atij, dhe sa i mirë është Ai si Ndihmës për ata që kërkojnë ndihmën e Tij. Kush merr përkrahje nga Allahu, nuk do të humbasë kurrë, dhe kush mbështetet tek Ai, nuk do të mposhtet asnjëherë.

Përfitimet nga ajeti:

  • Besimtari duhet ta dijë se fitorja nuk vjen nga numri apo pajisjet, por nga Allahu, i Cili është Mbrojtësi i vërtetë i besimtarëve.
  • Ky ajet mbjell në zemrën e besimtarit guxim dhe qetësi, sepse ai e di se Allahu është me të, edhe nëse armiqtë janë të shumtë.
  • Ajeti na mëson t'i mbështetemi Allahut në çdo situatë, sidomos në momentet e vështira dhe kur hasim kundërshtime, sepse Ai është mbrojtësi më i mirë dhe ndihmësi më i fuqishëm.
  • Në këtë ajet ka inkurajim për besimtarët që të mos ndjejnë frikë nga armiqtë, sepse Allahu ka marrë përsipër mbrojtjen e tyre dhe fitoren e tyre, dhe kjo është një premtim i sigurt nga Ai që nuk e shkel premtimin e Tij.


📜 Ajet 38-42 — Surja El-Enfal

38قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا إِن يَنتَهُوا يُغْفَرْ لَهُم مَّا قَدْ سَلَفَ وَإِن يَعُودُوا فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ الْأَوَّلِينَ
Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga mohimi), do t’ju falet e kaluara, e nëse kthehen (në mohim), atëherë dihet se si ka qenë ligji i të parëve (se si janë ndëshkuar mohuesit dhe si janë ndihmuar besimtarët).
39وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّهِ ۚ فَإِنِ انتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Dhe luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë. E, nëse frenohen prej mohimit, - Perëndia i sheh punët e tyre;
40وَإِن تَوَلَّوْا فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَوْلَاكُمْ ۚ نِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ
E, nëse largohen nga feja, dinie se Perëndia është miku juaj. Ai është mik i mrekullueshëm dhe ndihmës i mrekullueshëm!
41۞ وَاعْلَمُوا أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَيْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِن كُنتُمْ آمَنتُم بِاللَّهِ وَمَا أَنزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Dinie ju, se çkado që të fitoni në luftë, një e pesta i takon Perëndisë, Pejgamberit dhe farefisit të tij, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Perëndinë dhe në atë çka ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores, në ditën kur u ndeshën dy taborret, - se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
42إِذْ أَنتُم بِالْعُدْوَةِ الدُّنْيَا وَهُم بِالْعُدْوَةِ الْقُصْوَىٰ وَالرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنكُمْ ۚ وَلَوْ تَوَاعَدتُّمْ لَاخْتَلَفْتُمْ فِي الْمِيعَادِ ۙ وَلَٰكِن لِّيَقْضِيَ اللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِّيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَن بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَيَّ عَن بَيِّنَةٍ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ
(Kujtoje) kur ju ishit në luginën e afërme, e ata në luginën e largët, ndërsa karavani përfundi jush. E, sikur t’i kishit premtuar njëri-tjetrit, nuk do t’ishit pajtuar për kohën e konfliktit, por Perëndia e plotësojë atë ngjarje që ish e caktuar: për t’u shkatërruar ai që është i padrejtë, - me dokumente të qarta, e të jetojë ai që është i drejtë – me dokumente të qarta. Se, Perëndia, me të vërtetë, dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
El-EnfalIndeksi i Kuranit
75Ajet
MedinanRevelation
40Ajet

Përkthim — El-Enfal 40

Surja El-Enfal Ajet 40 - Lexo, Dëgjo, Përkthim, Shqip : E, nëse largohen nga feja, dinie se Perëndia është miku…

Surja Ajet 40/75 — Surja El-Enfal الأنفال (Medinan). Lexo Dëgjo Përkthim (Shqip). Dëgjo: Surja El-Enfal Dëgjo, Surja El-Enfal Përkthim, Surja El-Enfal mp3, Surja El-Enfal pdf. Ajet 38–42. Në Shqip: Türkçe.




Kurani Fisnik


Monday, September 7, 2026

Don't forget us in your sincere prayers