PDF —
19 Ajet Meccan PDF
Built right in your browser — download starts automatically

Surja El-Alak pdf — Shkarko (Shqip)

Surja El-Alak pdf Shqip — Shkarko Surja El-Alak Përkthim. Surja El-Alak (Meccan) 19 Ajet.

← Et-TinSurja El-Alak El-Kadr →


19 Ajet · Meccan · Shqip
bismillah
ﮕﮖﮗﮘﮙﮚ
96:1 Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha),
ﮛﮜﮝﮞﮟ
96:2 i cili e krijoi njeriun nga gjaku i droçkuar (embrioni),
ﮠﮡﮢﮣ
96:3 lexo, se Zoti yt, është më bujari,
ﮤﮥﮦﮧ
96:4 që ia mësoi njeriut pendën (të shkruajë),
ﮨﮩﮪﮫﮬﮭ
96:5 që njeriut ia mësoi atë që nuk e diti.
ﮮﮯﮰﮱﯓ
96:6 Jo, jo! (megjithatë), me të vërtetë, njeriu ka kalur kufirin (në të keqe),
ﯔﯕﯖﯗ
96:7 posa e ka ndier veten të pasur (se nuk i nevojitet askush),
ﯘﯙﯚﯛﯜ
96:8 e, me të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
ﯝﯞﯟﯠ
96:9 A e ke parë ti atë që pengon
ﯡﯢﯣﯤ
96:10 njeriun (adhuruesin) kur falet (bënë namaz)?
ﯥﯦﯧﯨﯩﯪ
96:11 Më thuaj ti (o Muhammed!), nëse ai mendon se është në rrugën e drejtë,
ﯫﯬﯭﯮ
96:12 apo rekomandon që të adhurohen idhujt,
ﭑﭒﭓﭔﭕ
96:13 e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet?
ﭖﭗﭘﭙﭚﭛ
96:14 A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?
ﭜﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
96:15 Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),
ﭣﭤﭥﭦ
96:16 për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit,
ﭧﭨﭩ
96:17 e, ai le ta thërras shoqërinë e vet (në ndihmë).
ﭪﭫﭬ
96:18 Na do t’i thërrasim Zebanijt (rojet e Skëterrës).
ﭭﭮﭯﭰﭱﭲﭳ
96:19 Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)!

Kurani Fisnik


Wednesday, September 9, 2026

Don't forget us in your sincere prayers