El-Hashr · 6/24
Përkthim Transliterim — Surja El-Hashr
وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ۝٦
Wa maaa afaaa`al laahu `alaaa Rasoolihee minhum famaaa awjaftum `alaihi min khailiinw wa laa rikaabinw wa laakinnal laaha yusallitu Rusulahoo `alaa many yashaaa`; wallaahu `alaa kulli shai`in Qadeer
📖 Në Shqip
E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.

🎧 Dëgjo
📜

Përkthim — Tafsir

Kuptimet e fjalëve:

  • Efâe (أَفَاءَ): Kthimi i pasurisë së armikut te muslimanët pa luftë e pa përpjekje.
  • Evxheftum (أَوْجَفْتُمْ): Nxitoni dhe shkoni me shpejtësi.
  • Hajl (خَيْل): Kuaj.
  • Rikâb (رِكَاب): Deve (posaçërisht ato që përdoren për udhëtim).

Tefsiri i Ajetit:

Pasuria që Allahu ia ktheu të Dërguarit të Tij nga pasuria e bijve të Nedirit (fisi çifut që u dëbua nga Medina), për ta marrë atë, ju nuk u nisët as me kuaj e as me deve, pra nuk bëtë asnjë përpjekje e mundim për ta siguruar atë. Por Allahu i jep pushtet të Dërguarve të Tij mbi këdo që Ai dëshiron, dhe Ai ia nënshtroi armiqtë e Tij pa luftë, duke i bërë ata të dorëzohen. Kjo pasuri quhet "fej" (pasuri që merret nga jobesimtarët pa luftë) dhe i takon të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa pasuria që merret me luftë quhet "ganime" dhe ndahet në pesë pjesë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.

Përfitimet nga Ajeti:

  1. Allahu i jep fitore robërve të Tij të sinqertë në mënyra që ata as nuk i mendojnë, duke iu kursyer mundimi dhe lodhja.
  2. Pasuria e marrë pa luftë (fej) ka rregulla të veçanta dhe i takon të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa pasuria e luftës (ganime) ka rregulla të tjera.
  3. Fuqia e Allahut është e pakufishme; Ai i nënshtron armiqtë e Tij me urtësi, ndonjëherë me luftë e ndonjëherë pa luftë, sipas dëshirës së Tij.
  4. Në këtë ajet ka nxitje për t'u mbështetur te Allahu dhe për t'iu dorëzuar Atij, sepse Ai i rregullon punët e robërve të Tij në mënyrën më të mirë të mundshme.


📜 Ajet 4-8 — Surja El-Hashr

4ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۖ وَمَن يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër.
5مَا قَطَعْتُم مِّن لِّينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَىٰ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ
Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai (Perëndia) t’i poshtërojë ngatërrestarët.
6وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
7مَّا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنكُمْ ۚ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Pasuria e mbetur e fshatrave, të cilën Perëndia ia ka dhuruar Profetit të Tij, u takon: Perëndisë dhe Profetit të Tij, dhe të afërmëve të tij (Pejgamberit), bonjakëve, të varfërve, dhe udhëtarëve të rastit, - në mënyrë që të mos bie prej dorës në dorë të pasanikëve tuaj; atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër,
8لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيَارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ
(ajo pasuri u takon) edhe emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga vendlindja e tyre dhe pasurisë së tyre, të cilët ëshirojnë mirësinë dhe kënaqësinë e Perëndisë, dhe ta ndihmojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, ata, me të vërtetë, janë besimtarë të sinqertë, -
El-HashrIndeksi i Kuranit
24Ajet
MedinanRevelation
6Ajet

Përkthim — El-Hashr 6

Surja El-Hashr Ajet 6 - Lexo, Dëgjo, Përkthim, Shqip : E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve)…

Surja Ajet 6/24 — Surja El-Hashr الحشر (Medinan). Lexo Dëgjo Përkthim (Shqip). Dëgjo: Surja El-Hashr Dëgjo, Surja El-Hashr Përkthim, Surja El-Hashr mp3, Surja El-Hashr pdf. Ajet 4–8. Në Shqip: Türkçe.




Kurani Fisnik


Monday, September 7, 2026

Don't forget us in your sincere prayers