Surja Esh-Shems arabisht dhe shqip

Lexoni Surjen Esh-Shems me përkthimin e plotë shqip, transliterimin dhe recitimin audio. Përkthim ajet pas ajeti. (15 Ajet — مكية). Esh-Shems Dëgjo, Esh-Shems Përkthim, Esh-Shems mp3, Esh-Shems pdf.

Lexo dhe dëgjo Surjen Esh-Shems

🎧 Ajet
M Mishary Rashid Alafasy
M Mahmoud Khalil Al-Husary
A Abdurrahman As-Sudais
M Mohamed Siddiq Al-Minshawi
A Abdul Basit Abdul Samad
A Ali Al-Hudhaify
A Ahmed ibn Ali al-Ajamy
A Abu Bakr Ash-Shaatree
M Muhammad Ayyoub
A Abdullah Basfar
A Abdullah Al-Juhani
M Maher Al Muaiqly
x1
وَالشَّمْسِ وَضُحَاهَا ۝١
📖 Përkthim Ajet 1
Betohem në Diellin dhe dritën e tij,
وَالْقَمَرِ إِذَا تَلَاهَا ۝٢
📖 Përkthim Ajet 2
dhe Hënën që e përcjellë
وَالنَّهَارِ إِذَا جَلَّاهَا ۝٣
📖 Përkthim Ajet 3
dhe ditën që e bën të dukshëm atë,
وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَاهَا ۝٤
📖 Përkthim Ajet 4
dhe natën kur e mbulon
وَالسَّمَاءِ وَمَا بَنَاهَا ۝٥
📖 Përkthim Ajet 5
dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë);
وَالْأَرْضِ وَمَا طَحَاهَا ۝٦
📖 Përkthim Ajet 6
dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën),
وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا ۝٧
📖 Përkthim Ajet 7
dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi
فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا ۝٨
📖 Përkthim Ajet 8
e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen, -
قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّاهَا ۝٩
📖 Përkthim Ajet 9
me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur,
وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّاهَا ۝١٠
📖 Përkthim Ajet 10
e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)!
كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَاهَا ۝١١
📖 Përkthim Ajet 11
Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar:
إِذِ انبَعَثَ أَشْقَاهَا ۝١٢
📖 Përkthim Ajet 12
kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë,
فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ نَاقَةَ اللَّهِ وَسُقْيَاهَا ۝١٣
📖 Përkthim Ajet 13
i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُم بِذَنبِهِمْ فَسَوَّاهَا ۝١٤
📖 Përkthim Ajet 14
Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit,
وَلَا يَخَافُ عُقْبَاهَا ۝١٥
📖 Përkthim Ajet 15
se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo.
← 90 Esh-Shems (91/114) 92 →
Lexo Surja Esh-Shems Shqip – Përkthim dhe Audio

91الشمس Ash-Shams 📚 15 Ajet مكية

Ajet pas ajeti – Surja Esh-Shems — 15 Ajet




Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers