Përkthim — Tafsir
Kuptimet e fjalëve:
- “Numedduhum” – që ua japim atyre e i shtojmë vazhdimisht.
- “Min malin” – nga pasuria.
- “Ve benin” – dhe djemtë (fëmijët).
Tefsiri i ajetit:
A mendojnë jobesimtarët që janë mashtruar nga pasuria dhe fëmijët e tyre, se ajo që Ne ua japim atyre në këtë botë – pasuri e bollshme dhe djem e pasardhës – është shenjë e nderimit tonë për ta dhe se ata janë në rrugë të drejtë? Jo, nuk është ashtu siç mendojnë ata! Ne ua japim këto të mira jo për nder të tyre, por si sprovë dhe mashtrim gradual, duke ua zgjatur afatin dhe duke u shtuar begatitë, që ata të zhytem edhe më shumë në gabime e mëkate, e pastaj t’i dënojmë papritur. Por ata, për shkak të verbërisë së zemrave të tyre, nuk e ndiejnë as e kuptojnë se kjo është bërë për t’i shkatërruar, jo për t’i nderuar.
Përfitimet nga ajeti:
- Pasuria dhe fëmijët nuk janë domosdoshmërisht shenjë e kënaqësisë së Allahut ndaj njeriut; përkundrazi, ato mund të jenë sprovë dhe mashtrim për atë që nuk e njeh Allahun.
- Njeriu nuk duhet të mashtrohet nga begatitë e kësaj bote, sepse ato mund të jenë shkak i dënimit të tij nëse i përdor në mosbindje ndaj Allahut.
- Allahu është i Drejtë dhe i Urtë në veprimet e Tij; Ai i lë jobesimtarët të kënaqen përkohësisht, por më pas do t’i llogarisë me drejtësi të plotë.
- Ky ajet na mëson të mos i lakmojmë të mirat e kësaj bote te njerëzit e padrejtë, sepse ato mund të jenë shkak i shkatërrimit të tyre, ndërsa besimtari duhet të kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu dhe të dijë se ajo që ka është më e dobishme për të në këtë botë dhe në botën tjetër.
📜 Ajet 53-57 — Surja El-Mu'minun
Përkthim — El-Mu'minun 55
Surja El-Mu'minun Ajet 55 - Lexo, Dëgjo, Përkthim, Shqip : A mos mendojnë ata që Ne duke u ndihmuar atyre…Surja Ajet 55/118 — Surja El-Mu'minun المؤمنون (Meccan). Lexo Dëgjo Përkthim (Shqip). Dëgjo: Surja El-Mu'minun Dëgjo, Surja El-Mu'minun Përkthim, Surja El-Mu'minun mp3, Surja El-Mu'minun pdf. Ajet 53–57. Në Shqip: Türkçe.
Kurani Fisnik
Tuesday, September 8, 2026
Don't forget us in your sincere prayers








