Surja El-Mu'minun arabisht dhe shqip

Lexoni Surjen El-Mu'minun me përkthimin e plotë shqip, transliterimin dhe recitimin audio. Përkthim ajet pas ajeti. (118 Ajet — مكية). El-Mu'minun Dëgjo, El-Mu'minun Përkthim, El-Mu'minun mp3, El-Mu'minun pdf.

Lexo dhe dëgjo Surjen El-Mu'minun

🎧 Ajet
M Mishary Rashid Alafasy
M Mahmoud Khalil Al-Husary
A Abdurrahman As-Sudais
M Mohamed Siddiq Al-Minshawi
A Abdul Basit Abdul Samad
A Ali Al-Hudhaify
A Ahmed ibn Ali al-Ajamy
A Abu Bakr Ash-Shaatree
M Muhammad Ayyoub
A Abdullah Basfar
A Abdullah Al-Juhani
M Maher Al Muaiqly
x1
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ ۝١
📖 Përkthim Ajet 1
Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët,
الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ ۝٢
📖 Përkthim Ajet 2
të cilët, në namazin e tyre janë të përulshëm,
وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ ۝٣
📖 Përkthim Ajet 3
dhe të cilët shmangen nga kotësitë,
وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ ۝٤
📖 Përkthim Ajet 4
dhe të cilët japin zeqatin,
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ ۝٥
📖 Përkthim Ajet 5
dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale,
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ ۝٦
📖 Përkthim Ajet 6
përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar.
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ ۝٧
📖 Përkthim Ajet 7
E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës.
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ ۝٨
📖 Përkthim Ajet 8
(Të shpëtuar janë) edhe ata, që i ruajnë amanetet dhe obligimet (e marra përsipër),
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ ۝٩
📖 Përkthim Ajet 9
dhe ata që e ruajnë namazin e tyre, (prej mungesave),
أُولَٰئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ ۝١٠
📖 Përkthim Ajet 10
ata janë trashëgimtarë të denjë,
الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ ۝١١
📖 Përkthim Ajet 11
të cilët, do ta trashëgojnë (xhennetin) Firdeusin. Ata, do të banojnë përherë në të.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ مِن سُلَالَةٍ مِّن طِينٍ ۝١٢
📖 Përkthim Ajet 12
Me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun praj baltës (thelbit të tokës),
ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَّكِينٍ ۝١٣
📖 Përkthim Ajet 13
e pastaj, si pikë – fare të vendosur në vend të sigurt
ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنشَأْنَاهُ خَلْقًا آخَرَ ۚ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ ۝١٤
📖 Përkthim Ajet 14
e mandej, pikën e farës e kemi bërë gjak (të droçkuar), e pastaj e kemi bërë copëz mishi; mandej, atë copëz mishi e kemi shndërruar në eshtra, e eshtrat i kemi veshur me mish dhe pastaj kemi krijuar krijesë tjetër. Qoftë lartësuar Perëndia, krijuesi më i përsosur!
ثُمَّ إِنَّكُم بَعْدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ ۝١٥
📖 Përkthim Ajet 15
Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ ۝١٦
📖 Përkthim Ajet 16
pastaj, ju me të vërtetë, do të ringjalleni në Ditën e Kijametit.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعَ طَرَائِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ الْخَلْقِ غَافِلِينَ ۝١٧
📖 Përkthim Ajet 17
Ne, kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm, ndaj krijesave Tona;
وَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَسْكَنَّاهُ فِي الْأَرْضِ ۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابٍ بِهِ لَقَادِرُونَ ۝١٨
📖 Përkthim Ajet 18
Ne, lëshojmë shiun nga qielli me masë të caktuar. Pastaj, Ne e mbajmë në Tokë dhe Ne jemi të pushtetshëm ta ngrisim (ujin nga toka dhe ta shpërndajmë)
فَأَنشَأْنَا لَكُم بِهِ جَنَّاتٍ مِّن نَّخِيلٍ وَأَعْنَابٍ لَّكُمْ فِيهَا فَوَاكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ ۝١٩
📖 Përkthim Ajet 19
dhe me ndihmën e tij kemi bërë për ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, në to ka shumë pemë për ju, që hani prej tyre –
وَشَجَرَةً تَخْرُجُ مِن طُورِ سَيْنَاءَ تَنبُتُ بِالدُّهْنِ وَصِبْغٍ لِّلْآكِلِينَ ۝٢٠
📖 Përkthim Ajet 20
(kemi krijuar) edhe drurin, që rritet në malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe mëlmesë (erurinë), atyre që e hanë.
وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ ۝٢١
📖 Përkthim Ajet 21
Dhe ju, në kafshët keni këshillë: Na ju japim të pini atë që gjendet në barqet e tyre, e për ju, në to, ka shumë dobi dhe nga ato ju hani,
وَعَلَيْهَا وَعَلَى الْفُلْكِ تُحْمَلُونَ ۝٢٢
📖 Përkthim Ajet 22
dhe ju, me ato dhe me anije barteni.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ أَفَلَا تَتَّقُونَ ۝٢٣
📖 Përkthim Ajet 23
Na e kemi dërguar Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij, vallë, a nuk druani?”
فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَائِكَةً مَّا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ ۝٢٤
📖 Përkthim Ajet 24
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju e don vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’i dërgonte engjëjt; kështu diçka – nuk kemi dëgjuar nga të parët tanë të lashtë,
إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ بِهِ جِنَّةٌ فَتَرَبَّصُوا بِهِ حَتَّىٰ حِينٍ ۝٢٥
📖 Përkthim Ajet 25
ai është njeri i marrë, e lëreni atë njëfarë kohe!”
قَالَ رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ ۝٢٦
📖 Përkthim Ajet 26
(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtar!”
فَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ أَنِ اصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ ۙ فَاسْلُكْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ مِنْهُمْ ۖ وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۖ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ ۝٢٧
📖 Përkthim Ajet 27
Dhe Ne, i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen dhe frymëzimin Tonë, e kur të vie urdhëri Ynë e vëlon furra (gufon uji), ngarko në anije prej çdo lloj gjallese – nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përpos atyre që ka qenë fjala (për dënim), dhe mos M’u drejto, për ata që kanë bërë zullum, se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
فَإِذَا اسْتَوَيْتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى الْفُلْكِ فَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ ۝٢٨
📖 Përkthim Ajet 28
E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”.
وَقُل رَّبِّ أَنزِلْنِي مُنزَلًا مُّبَارَكًا وَأَنتَ خَيْرُ الْمُنزِلِينَ ۝٢٩
📖 Përkthim Ajet 29
Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ وَإِن كُنَّا لَمُبْتَلِينَ ۝٣٠
📖 Përkthim Ajet 30
Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit).
ثُمَّ أَنشَأْنَا مِن بَعْدِهِمْ قَرْنًا آخَرِينَ ۝٣١
📖 Përkthim Ajet 31
Na, pas tyre – krijuam gjeneratë tjetër,
فَأَرْسَلْنَا فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْهُمْ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ أَفَلَا تَتَّقُونَ ۝٣٢
📖 Përkthim Ajet 32
e u dërguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perëndinë! Ju, nuk keni zot tjetër përveç Tij; vallë a nuk druani?”
وَقَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِهِ الَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِلِقَاءِ الْآخِرَةِ وَأَتْرَفْنَاهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يَأْكُلُ مِمَّا تَأْكُلُونَ مِنْهُ وَيَشْرَبُ مِمَّا تَشْرَبُونَ ۝٣٣
📖 Përkthim Ajet 33
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju;
وَلَئِنْ أَطَعْتُم بَشَرًا مِّثْلَكُمْ إِنَّكُمْ إِذًا لَّخَاسِرُونَ ۝٣٤
📖 Përkthim Ajet 34
e nëse ju i përuleni njeriut që është si ju, me siguri – ju do të jeni të humbur.
أَيَعِدُكُمْ أَنَّكُمْ إِذَا مِتُّمْ وَكُنتُمْ تُرَابًا وَعِظَامًا أَنَّكُم مُّخْرَجُونَ ۝٣٥
📖 Përkthim Ajet 35
A ju premton ai, që kur të vdisni e të bëheni dhé dhe eshtra, ju, me të vërtetë, do të ringjalleni?
۞ هَيْهَاتَ هَيْهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ ۝٣٦
📖 Përkthim Ajet 36
Larg e larg, janë ato që po u premtohen!
إِنْ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ ۝٣٧
📖 Përkthim Ajet 37
Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.
إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا وَمَا نَحْنُ لَهُ بِمُؤْمِنِينَ ۝٣٨
📖 Përkthim Ajet 38
Ai është vetëm njeri që trillon gënjeshtra për Perëndinë, dhe na nuk i besojmë atij”.
قَالَ رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ ۝٣٩
📖 Përkthim Ajet 39
(Pejgamberi) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë po më konsiderojnë gënjeshtar!”
قَالَ عَمَّا قَلِيلٍ لَّيُصْبِحُنَّ نَادِمِينَ ۝٤٠
📖 Përkthim Ajet 40
(Perëndia) tha: “Së shpejti do të pendohen ata!”
فَأَخَذَتْهُمُ الصَّيْحَةُ بِالْحَقِّ فَجَعَلْنَاهُمْ غُثَاءً ۚ فَبُعْدًا لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ ۝٤١
📖 Përkthim Ajet 41
E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë!
ثُمَّ أَنشَأْنَا مِن بَعْدِهِمْ قُرُونًا آخَرِينَ ۝٤٢
📖 Përkthim Ajet 42
E, pas tyre, Ne kemi krijuar gjenerata të reja.
مَا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَأْخِرُونَ ۝٤٣
📖 Përkthim Ajet 43
Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë kohën e caktuar të (zhdukjes) së tij;
ثُمَّ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا تَتْرَىٰ ۖ كُلَّ مَا جَاءَ أُمَّةً رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُ ۚ فَأَتْبَعْنَا بَعْضَهُم بَعْضًا وَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ ۚ فَبُعْدًا لِّقَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ ۝٤٤
📖 Përkthim Ajet 44
dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson!
ثُمَّ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَارُونَ بِآيَاتِنَا وَسُلْطَانٍ مُّبِينٍ ۝٤٥
📖 Përkthim Ajet 45
Pastaj dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me argumentet Tona dhe mrekullinë e qartë
إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَاسْتَكْبَرُوا وَكَانُوا قَوْمًا عَالِينَ ۝٤٦
📖 Përkthim Ajet 46
te Faraoni dhe paria e tij, por ata që u bënë mendjemëdhenj, ata ishin njerëz të kryelartësuar.
فَقَالُوا أَنُؤْمِنُ لِبَشَرَيْنِ مِثْلِنَا وَقَوْمُهُمَا لَنَا عَابِدُونَ ۝٤٧
📖 Përkthim Ajet 47
E thanë ata: “Vallë, a t’u besojmë dy njerëzve, të cilët janë si ne, e populli i tyre na janë përulur?”
فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُوا مِنَ الْمُهْلَكِينَ ۝٤٨
📖 Përkthim Ajet 48
Dhe këta dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ ۝٤٩
📖 Përkthim Ajet 49
Na, në të vërtetë, ia dhamë Librin Musait, që ata (populli i tij) të udhëzohen në rrugë të drejtë.
وَجَعَلْنَا ابْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُ آيَةً وَآوَيْنَاهُمَا إِلَىٰ رَبْوَةٍ ذَاتِ قَرَارٍ وَمَعِينٍ ۝٥٠
📖 Përkthim Ajet 50
Dhe, kemi bërë birin e Merjemës dhe nënën e tij – argument, dhe Ne i kemi vendosur ata, në një rrafshnaltë, ku mund të jetohet (me jetesë mirë) dhe që ka ujë rrjedhës.
يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ ۝٥١
📖 Përkthim Ajet 51
O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!
وَإِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ ۝٥٢
📖 Përkthim Ajet 52
Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!
فَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُم بَيْنَهُمْ زُبُرًا ۖ كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ ۝٥٣
📖 Përkthim Ajet 53
Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,
فَذَرْهُمْ فِي غَمْرَتِهِمْ حَتَّىٰ حِينٍ ۝٥٤
📖 Përkthim Ajet 54
andaj, lëri ti ata në humbjen e tyre deri në një kohë!
أَيَحْسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِ مِن مَّالٍ وَبَنِينَ ۝٥٥
📖 Përkthim Ajet 55
A mos mendojnë ata që Ne duke u ndihmuar atyre me pasuri dhe djem,
نُسَارِعُ لَهُمْ فِي الْخَيْرَاتِ ۚ بَل لَّا يَشْعُرُونَ ۝٥٦
📖 Përkthim Ajet 56
po nxitojmë kah të mirat e tyre?! Kurrsesi, por ata nuk vërejnë.
إِنَّ الَّذِينَ هُم مِّنْ خَشْيَةِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ ۝٥٧
📖 Përkthim Ajet 57
Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij),
وَالَّذِينَ هُم بِآيَاتِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ ۝٥٨
📖 Përkthim Ajet 58
dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre,
وَالَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمْ لَا يُشْرِكُونَ ۝٥٩
📖 Përkthim Ajet 59
dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre,
وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ ۝٦٠
📖 Përkthim Ajet 60
dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, -
أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ ۝٦١
📖 Përkthim Ajet 61
ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.
وَلَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۖ وَلَدَيْنَا كِتَابٌ يَنطِقُ بِالْحَقِّ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ۝٦٢
📖 Përkthim Ajet 62
Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
بَلْ قُلُوبُهُمْ فِي غَمْرَةٍ مِّنْ هَٰذَا وَلَهُمْ أَعْمَالٌ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمْ لَهَا عَامِلُونَ ۝٦٣
📖 Përkthim Ajet 63
Por, zemrat e mohuesve janë indiferente ndaj kësaj (Kur’anit), e ata kanë punë tjera më të këqia se këto që i punojnë (vazhdimisht).
حَتَّىٰ إِذَا أَخَذْنَا مُتْرَفِيهِم بِالْعَذَابِ إِذَا هُمْ يَجْأَرُونَ ۝٦٤
📖 Përkthim Ajet 64
E, kur filluam t’i dënojmë pasanikët e tyre, ata atëherë vajtonin (duke kërkuar ndihmë).
لَا تَجْأَرُوا الْيَوْمَ ۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ ۝٦٥
📖 Përkthim Ajet 65
(U thuhet): “Mos vajtoni sot, nuk do të keni ju ndihmë prej Nesh,
قَدْ كَانَتْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ تَنكِصُونَ ۝٦٦
📖 Përkthim Ajet 66
juve, madje, u janë lexuar ajetet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa,
مُسْتَكْبِرِينَ بِهِ سَامِرًا تَهْجُرُونَ ۝٦٧
📖 Përkthim Ajet 67
duke u mendjemadhësuar me të (me tempullin e Qabës), duke biseduar natën fjalë të shëmtuara”.
أَفَلَمْ يَدَّبَّرُوا الْقَوْلَ أَمْ جَاءَهُم مَّا لَمْ يَأْتِ آبَاءَهُمُ الْأَوَّلِينَ ۝٦٨
📖 Përkthim Ajet 68
Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?
أَمْ لَمْ يَعْرِفُوا رَسُولَهُمْ فَهُمْ لَهُ مُنكِرُونَ ۝٦٩
📖 Përkthim Ajet 69
Apo ata nuk e kanë njohur Pejgamberin e tyre, andaj e mohojnë atë?
أَمْ يَقُولُونَ بِهِ جِنَّةٌ ۚ بَلْ جَاءَهُم بِالْحَقِّ وَأَكْثَرُهُمْ لِلْحَقِّ كَارِهُونَ ۝٧٠
📖 Përkthim Ajet 70
Apo thonë: “Tek ai ka çmendje”. Jo, por ai ua sjell të Vërtetën atyre, e shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën.
وَلَوِ اتَّبَعَ الْحَقُّ أَهْوَاءَهُمْ لَفَسَدَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ ۚ بَلْ أَتَيْنَاهُم بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَن ذِكْرِهِم مُّعْرِضُونَ ۝٧١
📖 Përkthim Ajet 71
E, sikur e Vërteta (Kur’ani) të pasonte sipas dëshirave të tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Jo, Na, atyre – u kemi dërguar përkujtimin (Kur’anin), pro ata shmangen nga ai.
أَمْ تَسْأَلُهُمْ خَرْجًا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيْرٌ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ ۝٧٢
📖 Përkthim Ajet 72
Apo, prej tyre kërkon shpërblimin? E, shpërblimi i Zotit tënd ëshë më i miri, dhe Ai është furnizuesi më i mirë.
وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ ۝٧٣
📖 Përkthim Ajet 73
Ti, me të vërtetë, i fton ata në rrugën e drejtë.
وَإِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ عَنِ الصِّرَاطِ لَنَاكِبُونَ ۝٧٤
📖 Përkthim Ajet 74
E, ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.
۞ وَلَوْ رَحِمْنَاهُمْ وَكَشَفْنَا مَا بِهِم مِّن ضُرٍّ لَّلَجُّوا فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ ۝٧٥
📖 Përkthim Ajet 75
Sikur Ne – t’i mëshironim ata dhe t’u largonim dëmet (që janë goditur me to), përsëri ata do të bredhnin të hutuar e të humbur.
وَلَقَدْ أَخَذْنَاهُم بِالْعَذَابِ فَمَا اسْتَكَانُوا لِرَبِّهِمْ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ ۝٧٦
📖 Përkthim Ajet 76
Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje.
حَتَّىٰ إِذَا فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًا ذَا عَذَابٍ شَدِيدٍ إِذَا هُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ ۝٧٧
📖 Përkthim Ajet 77
E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar.
وَهُوَ الَّذِي أَنشَأَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۚ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ ۝٧٨
📖 Përkthim Ajet 78
Dhe, Ai është, që u ka krijuar të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen). E, sa pak që falenderoheni ju!
وَهُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ ۝٧٩
📖 Përkthim Ajet 79
Dhe, Ai është, që u ka krijuar juve në Tokë, dhe tek Ai do të tuboheni ju,
وَهُوَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ وَلَهُ اخْتِلَافُ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ۝٨٠
📖 Përkthim Ajet 80
dhe Ai është, që jep jetë dhe vdekje, dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës, e vallë, a nuk po kuptoni ju?
بَلْ قَالُوا مِثْلَ مَا قَالَ الْأَوَّلُونَ ۝٨١
📖 Përkthim Ajet 81
Jo, ata (arabët), thonë – ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.
قَالُوا أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ ۝٨٢
📖 Përkthim Ajet 82
Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtetë, do të ringjallemi?
لَقَدْ وُعِدْنَا نَحْنُ وَآبَاؤُنَا هَٰذَا مِن قَبْلُ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ ۝٨٣
📖 Përkthim Ajet 83
Me të vërtetë, kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë (para Muhammedit), por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë”.
قُل لِّمَنِ الْأَرْضُ وَمَن فِيهَا إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ۝٨٤
📖 Përkthim Ajet 84
Thuaj: “E kujt është Toka dhe të gjitha ato që gjenden në të, nëse e dini?”
سَيَقُولُونَ لِلَّهِ ۚ قُلْ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ۝٨٥
📖 Përkthim Ajet 85
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po meditoni ju?”
قُلْ مَن رَّبُّ السَّمَاوَاتِ السَّبْعِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ ۝٨٦
📖 Përkthim Ajet 86
Thuaj: “Kush është Zot’i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?”
سَيَقُولُونَ لِلَّهِ ۚ قُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ ۝٨٧
📖 Përkthim Ajet 87
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po druani ju?”
قُلْ مَن بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ۝٨٨
📖 Përkthim Ajet 88
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti mbi çdo gjë? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”
سَيَقُولُونَ لِلَّهِ ۚ قُلْ فَأَنَّىٰ تُسْحَرُونَ ۝٨٩
📖 Përkthim Ajet 89
Ata thonë: “I Perëndisë (është pushteti)”. E, ti thuaj: “E përse jeni të mashtruar?”
بَلْ أَتَيْنَاهُم بِالْحَقِّ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ ۝٩٠
📖 Përkthim Ajet 90
Jo, Na u kemi sjellë atyre të Vërtetën, por ata, vërtetë janë gënjeshtarë:
مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِن وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَٰهٍ ۚ إِذًا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ۝٩١
📖 Përkthim Ajet 91
Perëndia nuk ka marrë për Vete fëmijë, dhe s’ka me te kurrfarë zoti (sikur të kishte) atëherë çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngritej njëri mbi tjetrin. Qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ia përshkruajnë Atij,
عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ ۝٩٢
📖 Përkthim Ajet 92
i cili di të padukshmen dhe Ai është shumë lart mbi ato, që ia bëjnë shok Atij!
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ ۝٩٣
📖 Përkthim Ajet 93
Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, nëse më tregon atë që u ke premtuar atyre (dënimin),
رَبِّ فَلَا تَجْعَلْنِي فِي الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ ۝٩٤
📖 Përkthim Ajet 94
atëherë, o Zoti im, mos më lë mua me popullin zullumqarë!”
وَإِنَّا عَلَىٰ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمْ لَقَادِرُونَ ۝٩٥
📖 Përkthim Ajet 95
Dhe, me të vërtetë, Na jemi të fuqishëm që të tregojmë ty – atë që ua kemi premtuar atyre.
ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ ۚ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ ۝٩٦
📖 Përkthim Ajet 96
Largoje të keqen me atë që është më së miri. Na, më së miri dimë të vërtetën që përshkruajnë ata.
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ ۝٩٧
📖 Përkthim Ajet 97
Dhe thuaj: “O Zoti im, te Ti mbështetem për mbrojtje nga nxitjet e djallit,
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ ۝٩٨
📖 Përkthim Ajet 98
dhe te Ti mbështetem, o Zoti im (për mbrojtje), nga prezenca e tyre (djajve) pranë meje”.
حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ ۝٩٩
📖 Përkthim Ajet 99
Kur t’i arrijë vdekja ndonjërit prej tyre (mohuesve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe (në këtë Botë),
لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ ۚ كَلَّا ۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا ۖ وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ۝١٠٠
📖 Përkthim Ajet 100
që të punoj më mirë në ato që i kam lënë!” – Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është ajo fjalë të cilën ai kot e thotë, - para tyre do të ketë barrierë deri në ditën kur do të ringjallen.
فَإِذَا نُفِخَ فِي الصُّورِ فَلَا أَنسَابَ بَيْنَهُمْ يَوْمَئِذٍ وَلَا يَتَسَاءَلُونَ ۝١٠١
📖 Përkthim Ajet 101
E, kur të fryhet në Sur, atëherë, në mes tyre – nuk do të ketë lidhje farefisnore, e as që ata do të pyeten në mes vete.
فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ ۝١٠٢
📖 Përkthim Ajet 102
Atij që i rëndohen terezitë (me vepra të mira), këta janë të shpëtuar,
وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ ۝١٠٣
📖 Përkthim Ajet 103
e, ata – terezitë e të cilëve janë të lehta (prej të mirave të pakëta), këta janë ata, që i kanë bërë dëm vetes; e do të qëndrojnë përherë në xhehennem.
تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ ۝١٠٤
📖 Përkthim Ajet 104
Zjarri do t’i kaplojë fytyrat e tyre, dhe ata, në të, janë të shëmtuar.
أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ۝١٠٥
📖 Përkthim Ajet 105
(Ju thuhet atyre): “Vallë, a nuk u janë lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni përgënjeshtruar”.
قَالُوا رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَالِّينَ ۝١٠٦
📖 Përkthim Ajet 106
Do të thonë ata: “O Zoti ynë, neve na ka munduar e keqja jonë, andaj jemi bërë popull i humbur.
رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَالِمُونَ ۝١٠٧
📖 Përkthim Ajet 107
O Zoti ynë, nxirrna prej tij (zjarrit); e nëse na kthehemi (në mohim), (atëherë) do të jemi zullumqarë”.
قَالَ اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ ۝١٠٨
📖 Përkthim Ajet 108
(Perëndia) do të thotë: “Rrini në të (zjarr) të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”
إِنَّهُ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا وَأَنتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ ۝١٠٩
📖 Përkthim Ajet 109
Ka qenë një grup i robërve të Mi, i cili thoshte: “O Zoti ynë, na kemi besuar, andaj na falë dhe na mëshiro! E, Ti je më i miri mëshirues!” –
فَاتَّخَذْتُمُوهُمْ سِخْرِيًّا حَتَّىٰ أَنسَوْكُمْ ذِكْرِي وَكُنتُم مِّنْهُمْ تَضْحَكُونَ ۝١١٠
📖 Përkthim Ajet 110
e ju i keni marrë ata për (objekt) talljeje, andaj, për këtë shkak, Mua, më harruat së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.
إِنِّي جَزَيْتُهُمُ الْيَوْمَ بِمَا صَبَرُوا أَنَّهُمْ هُمُ الْفَائِزُونَ ۝١١١
📖 Përkthim Ajet 111
Unë, i kam shpërblyer ata sot, për durueshmërinë e tyre, e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.
قَالَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِي الْأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ ۝١١٢
📖 Përkthim Ajet 112
(Engjëlli) do të thotë: “Sa vjet i keni kaluar në Tokë (botë)?”
قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَاسْأَلِ الْعَادِّينَ ۝١١٣
📖 Përkthim Ajet 113
Do të pëgjigjen ata: “Kemi qëndruar një ditë apo një pjesë të ditës; - pyetni numruesit (ata që i kanë numruar)?”
قَالَ إِن لَّبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا ۖ لَّوْ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ۝١١٤
📖 Përkthim Ajet 114
Do të thotë (Perëndia): “Keni qëndruar shumë pak. E, sikur të kishit ditur!”
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ ۝١١٥
📖 Përkthim Ajet 115
Mos vallë, keni menduar ju, që Ne ju kemi krijuar juve kot dhe që nuk do të ktheheni te Ne?”
فَتَعَالَى اللَّهُ الْمَلِكُ الْحَقُّ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ ۝١١٦
📖 Përkthim Ajet 116
I lartësuar është Perëndia, sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor!
وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ ۝١١٧
📖 Përkthim Ajet 117
Ai që pos Perëndisë, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë dokumenti për këtë, me siguri – llogaria është vetëm te Zoti tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.
وَقُل رَّبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَأَنتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ ۝١١٨
📖 Përkthim Ajet 118
Dhe, thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, e Ti je më i miri mëshirues!”
← 22 El-Mu'minun (23/114) 24 →
Lexo Surja El-Mu'minun Shqip – Përkthim dhe Audio

23المؤمنون Al-Mu'minun 📚 118 Ajet مكية

Ajet pas ajeti – Surja El-Mu'minun — 118 Ajet




Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers