Surja El-A'la arabisht dhe shqip

Lexoni Surjen El-A'la me përkthimin e plotë shqip, transliterimin dhe recitimin audio. Përkthim ajet pas ajeti. (19 Ajet — مكية). El-A'la Dëgjo, El-A'la Përkthim, El-A'la mp3, El-A'la pdf.

Lexo dhe dëgjo Surjen El-A'la

🎧 Ajet
M Mishary Rashid Alafasy
M Mahmoud Khalil Al-Husary
A Abdurrahman As-Sudais
M Mohamed Siddiq Al-Minshawi
A Abdul Basit Abdul Samad
A Ali Al-Hudhaify
A Ahmed ibn Ali al-Ajamy
A Abu Bakr Ash-Shaatree
M Muhammad Ayyoub
A Abdullah Basfar
A Abdullah Al-Juhani
M Maher Al Muaiqly
x1
سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى ۝١
📖 Përkthim Ajet 1
Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ ۝٢
📖 Përkthim Ajet 2
që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,
وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ ۝٣
📖 Përkthim Ajet 3
dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,
وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ ۝٤
📖 Përkthim Ajet 4
dhe që bënë të rriten kullosat,
فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ ۝٥
📖 Përkthim Ajet 5
dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰ ۝٦
📖 Përkthim Ajet 6
Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,
إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ ۝٧
📖 Përkthim Ajet 7
përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ ۝٨
📖 Përkthim Ajet 8
dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,
فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَىٰ ۝٩
📖 Përkthim Ajet 9
prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَىٰ ۝١٠
📖 Përkthim Ajet 10
ai që i druan Perëndisë, këshillohet,
وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى ۝١١
📖 Përkthim Ajet 11
e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,
الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ ۝١٢
📖 Përkthim Ajet 12
i cili do të digjet në zjarrin e madh,
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ ۝١٣
📖 Përkthim Ajet 13
e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).
قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ۝١٤
📖 Përkthim Ajet 14
Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ ۝١٥
📖 Përkthim Ajet 15
dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!
بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ۝١٦
📖 Përkthim Ajet 16
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ ۝١٧
📖 Përkthim Ajet 17
por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).
إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ ۝١٨
📖 Përkthim Ajet 18
Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta,
صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ ۝١٩
📖 Përkthim Ajet 19
librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.
← 86 El-A'la (87/114) 88 →
Lexo Surja El-A'la Shqip – Përkthim dhe Audio

87الأعلى Al-A'la 📚 19 Ajet مكية



Kurani Fisnik


Tuesday, August 18, 2026

Don't forget us in your sincere prayers