الر ۚ كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ(1) Elif Lâm Râ. Ky është Libri, ajetet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë shpjeguar nga ana e Gjithdijshmit dhe Plotëdijshmit. |
أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۚ إِنَّنِي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ(2) Adhuronie vetëm Perëndinë, unë jam për ju nga Ai, paralajmërues dhe sihariques, - |
وَأَنِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُم مَّتَاعًا حَسَنًا إِلَىٰ أَجَلٍ مُّسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِي فَضْلٍ فَضْلَهُ ۖ وَإِن تَوَلَّوْا فَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ(3) dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse shmangeni, unë i druaj dënimit (që do t’ju gjejë) në Ditën e Madhe. |
إِلَى اللَّهِ مَرْجِعُكُمْ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ(4) Te Perëndia do të ktheheni, e Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë! |
أَلَا إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ ۚ أَلَا حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ(5) Ah! me të vërtetë, ata mbulojnë krahërorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Ah! por edhe kur të mbulohen në petkat e tyre, Ai di se çka fshehin ata dhe çka shfaqin, - Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt). |
۞ وَمَا مِن دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا ۚ كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ(6) S’ka asnjë gjallesë në Tokë, që Perëndia të mos ia ketë caktuar furnizimin dhe Ai di vendbanimin e tij dhe vendin e vdekjes. Të gjitha keto janë (të shënuara) në Librin e qartë. |
وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاءِ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۗ وَلَئِن قُلْتَ إِنَّكُم مَّبْعُوثُونَ مِن بَعْدِ الْمَوْتِ لَيَقُولَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ(7) Ai është që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha të caktura kohore), e Arshi (pushteti) i Tij është mbi ujin – për t’ju provuar kush është më i mirë në vepër. Nëse ti thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonin: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përpos magji e kulluar!” |
وَلَئِنْ أَخَّرْنَا عَنْهُمُ الْعَذَابَ إِلَىٰ أُمَّةٍ مَّعْدُودَةٍ لَّيَقُولُنَّ مَا يَحْبِسُهُ ۗ أَلَا يَوْمَ يَأْتِيهِمْ لَيْسَ مَصْرُوفًا عَنْهُمْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ(8) Nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e pengon?” Ah! E, atë ditë që t’ju vie (dënimi), nuk do të zmbrapset nga ata dhe do t’i përfshijë ajo, që e përqeshnin ata. |
وَلَئِنْ أَذَقْنَا الْإِنسَانَ مِنَّا رَحْمَةً ثُمَّ نَزَعْنَاهَا مِنْهُ إِنَّهُ لَيَئُوسٌ كَفُورٌ(9) Kur Na i japim njeriut mirësinë Tonë, a pastaj ia zhveshim atë prej tij, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues. |
وَلَئِنْ أَذَقْنَاهُ نَعْمَاءَ بَعْدَ ضَرَّاءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ السَّيِّئَاتُ عَنِّي ۚ إِنَّهُ لَفَرِحٌ فَخُورٌ(10) E kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Mëkatet e mia janë larguar nga unë!” Me të vërtetë, ai është (njeri tepër) i gëzueshëm dhe mendjemadh, |
إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ(11) e vetëm për ata që durojnë dhe kanë punuar vepra të mira, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. |
فَلَعَلَّكَ تَارِكٌ بَعْضَ مَا يُوحَىٰ إِلَيْكَ وَضَائِقٌ بِهِ صَدْرُكَ أَن يَقُولُوا لَوْلَا أُنزِلَ عَلَيْهِ كَنزٌ أَوْ جَاءَ مَعَهُ مَلَكٌ ۚ إِنَّمَا أَنتَ نَذِيرٌ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ(12) Mund të ndodh që ti të lësh (mos të tregosh në çdo vend) diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe thonë: “Sikur atij t’iu kishte dërguar ndonjë thesar”, ose, “të kishte ardhur një engjëll me te?” Ti je vetëm paralajmërues, e Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë. |
أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ فَأْتُوا بِعَشْرِ سُوَرٍ مِّثْلِهِ مُفْتَرَيَاتٍ وَادْعُوا مَنِ اسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ اللَّهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ(13) Apo do të thonë ata: “E ka trilluar atë (Kur’anin) ai!” Thuaj (o Muhammed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni kë të mundeni, përpos Perëndisë, nëse thuani të vërtetën!” |
فَإِلَّمْ يَسْتَجِيبُوا لَكُمْ فَاعْلَمُوا أَنَّمَا أُنزِلَ بِعِلْمِ اللَّهِ وَأَن لَّا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَهَلْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ(14) E, nëse nuk ju përgjigjën (ftesës) juve, dijeni se ai (Kur’ani) ka zbritur me dijen e Perëndisë dhe s’ka zot tjetër përveç Tij. Andaj, a jeni ju muslimanë? (meqë i patë këto argumente). |
مَن كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ(15) Ata që e duan (vetëm) jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Na do t’ua plotësojmë krejtësisht punët e tyre në të (botë) dhe atyre në të (këtë botë) nuk do t’u mungohet asgjë. |
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ ۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ(16) Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar. |
أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّهِ وَيَتْلُوهُ شَاهِدٌ مِّنْهُ وَمِن قَبْلِهِ كِتَابُ مُوسَىٰ إِمَامًا وَرَحْمَةً ۚ أُولَٰئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۚ وَمَن يَكْفُرْ بِهِ مِنَ الْأَحْزَابِ فَالنَّارُ مَوْعِدُهُ ۚ فَلَا تَكُ فِي مِرْيَةٍ مِّنْهُ ۚ إِنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ(17) A mos vallë, ata që duan vetëm jetën e kësaj bote, janë të barabartë me ata që mbështeten në dokumentet e qarta të Zotit të tyre; këtë e pason dëshmitari nga Perëndia (Kur’ani), dhe qysh para tij (Kur’anit) Libri i Musait, i cili ka qenë udhërrëfyes dhe mëshirë nga Perëndia? Këta (që mbështetën në këto dokumente) besojnë Kur’anin. E, cilido nga grupet që e mohojnë atë, vend i premtuar i tij është zjarri. Andaj, ti kurrsesi, mos dysho në të; se, ai padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, por shumica e njerëzve nuk besojnë. |
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۚ أُولَٰئِكَ يُعْرَضُونَ عَلَىٰ رَبِّهِمْ وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ هَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَىٰ رَبِّهِمْ ۚ أَلَا لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ(18) Kush është zullumqarë më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë? Këta do të sillen para Zotit të tyre, e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer për Zotin e tyre. E, mallkimi i Perëndisë qoftë mbi zullumqarët, |
الَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ(19) të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Perëndisë dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, e ata nuk besojnë (as) në botën tjetër”. |
أُولَٰئِكَ لَمْ يَكُونُوا مُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانَ لَهُم مِّن دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ۘ يُضَاعَفُ لَهُمُ الْعَذَابُ ۚ مَا كَانُوا يَسْتَطِيعُونَ السَّمْعَ وَمَا كَانُوا يُبْصِرُونَ(20) Të tillët nuk do të mund t’i ikin Perëndisë (nga dënimi) në Tokë, e këta as që kanë ndonjë mbrojtës, përveç Perëndisë. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, meqë nuk dëshironin as të dëgjojnë, as të shihnin, |
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ(21) këta janë ata që e kanë dëmtuar vetveten, dhe u zhdukën nga këta, - ato që i trillonin, - |
لَا جَرَمَ أَنَّهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْأَخْسَرُونَ(22) këta, me të vërtetë, do të jenë krejtësisht të humbur në botën tjetër. |
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَأَخْبَتُوا إِلَىٰ رَبِّهِمْ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ(23) Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, këta janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndojnë përherë. |
۞ مَثَلُ الْفَرِيقَيْنِ كَالْأَعْمَىٰ وَالْأَصَمِّ وَالْبَصِيرِ وَالسَّمِيعِ ۚ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ(24) Shembulli i këtyre dy grupeve është si i verbëri dhe i shurdhëri (në njërën anë) dhe ai që sheh dhe dëgjon (në anën tjetër). A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po këshilloheni?! |
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ إِنِّي لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ(25) Dhe Na, me të vërtetë, ia dërguam Nuhun popullit të tij (e, u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët; |
أَن لَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۖ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ أَلِيمٍ(26) Adhuronie vetëm Perëndinë. Unë për ju i druaj dënimit të (një) Ditës së dhëmbshme”. |
فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَوْمِهِ مَا نَرَاكَ إِلَّا بَشَرًا مِّثْلَنَا وَمَا نَرَاكَ اتَّبَعَكَ إِلَّا الَّذِينَ هُمْ أَرَاذِلُنَا بَادِيَ الرَّأْيِ وَمَا نَرَىٰ لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍ بَلْ نَظُنُّكُمْ كَاذِبِينَ(27) E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, thanë: “Na shohim se ti je vetëm njeri si na, dhe shohim që ty të shkojnë pas, vetëm ata më të ulëtit, nga ne – pa menduar fare dhe se nuk shohim se ju keni diçka më të mirë se ne. Jo, (por) na ju konsiderojmë për gënjeshtar”. |
قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَآتَانِي رَحْمَةً مِّنْ عِندِهِ فَعُمِّيَتْ عَلَيْكُمْ أَنُلْزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمْ لَهَا كَارِهُونَ(28) Ai (Nuhu) tha: “O populli im, ç’mendoni ju, nëse unë i përmbahem dokumentit të qartë të Zotit tim, madje Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë – e ju jeni të verbër për të, a mund t’jua imponojmë juve atë, kur ju nuk e dëshironi?” |
وَيَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۚ وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الَّذِينَ آمَنُوا ۚ إِنَّهُم مُّلَاقُو رَبِّهِمْ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ(29) O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Perëndia. E, unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se ju, me të vërtetë, jeni popull që nuk di. |
وَيَا قَوْمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ اللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمْ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ(30) O populli im kush do të më mbroj mua nga Perëndia, nëse unë ata (besimtarët) i dëboj? A nuk doni të këshilloheni?” |
وَلَا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ إِنِّي مَلَكٌ وَلَا أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِي أَعْيُنُكُمْ لَن يُؤْتِيَهُمُ اللَّهُ خَيْرًا ۖ اللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا فِي أَنفُسِهِمْ ۖ إِنِّي إِذًا لَّمِنَ الظَّالِمِينَ(31) Unë juve nuk dua t’ju them: “Unë kam thesarin e Perëndisë, as që di të padukshmet, as që do të them se unë jam engjëll, as që do t’u them atyre, të cilët, sytë tuaj i poshtërojnë: se Perëndia nuk do t’u japë kurrfërë të mire. Perëndia di më mirë se ç’ka në shpirtërat e tyre. (Sikur unë të veproja ashtu), atëherë do të isha, me të vërtetë, njëri nga zullumqarët”. |
قَالُوا يَا نُوحُ قَدْ جَادَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَالَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ(32) Ata thanë: “O Nuh, ti bëre polemikë me ne, dhe madje u zgjerove në polemikën tonë. Sillna ti atë premtim (dënim), nëse thua të vërtetën!” |
قَالَ إِنَّمَا يَأْتِيكُم بِهِ اللَّهُ إِن شَاءَ وَمَا أَنتُم بِمُعْجِزِينَ(33) Tha (Nuhu): “Vetëm Perëndia do t’ua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju Atij nuk mund t’i ikni. |
وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِي إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ اللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ(34) Këshilla ime, nuk do t’ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t’ju këshillojë – nëse Perëndia don t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”. |
أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ إِنِ افْتَرَيْتُهُ فَعَلَيَّ إِجْرَامِي وَأَنَا بَرِيءٌ مِّمَّا تُجْرِمُونَ(35) Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar (Kur’anin). Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, mëkati im bie mbi mua, e unë jam larg nga mëkatet që bëni ju”. |
وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلَّا مَن قَدْ آمَنَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ(36) Dhe Nuhut i qe shpallur: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përpos atyre që kanë pranuar fenë, andaj mos u pikëllo për atë që punojnë ata, |
وَاصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ(37) dhe ndërto anijen nën mbikëqyrje dhe udhëzimin Tonë, dhe mos m’u drejto më për ata që janë zullumqarë! Ata me siguri do të fundosen”. |
وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِّن قَوْمِهِ سَخِرُوا مِنْهُ ۚ قَالَ إِن تَسْخَرُوا مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ(38) Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju, |
فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ(39) dhe së shpejti, me siguri, do të dini, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe në kë do të bie dënimi i përhershëm”. |
حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ قُلْنَا احْمِلْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ وَمَنْ آمَنَ ۚ وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ(40) Dhe, kur arriti urdhëri Ynë, e uji ng asipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të. |
۞ وَقَالَ ارْكَبُوا فِيهَا بِسْمِ اللَّهِ مَجْرَاهَا وَمُرْسَاهَا ۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ(41) (Nuhu) tha: “Hypni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues. |
وَهِيَ تَجْرِي بِهِمْ فِي مَوْجٍ كَالْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ابْنَهُ وَكَانَ فِي مَعْزِلٍ يَا بُنَيَّ ارْكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ الْكَافِرِينَ(42) Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): “O biri im, hyp me ne e mos u bënë me mohuesit!” |
قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ(43) (I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos. |
وَقِيلَ يَا أَرْضُ ابْلَعِي مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ أَقْلِعِي وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ ۖ وَقِيلَ بُعْدًا لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ(44) Dhe është thënë: “O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhëri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: “Le të jetë larg populli zullumqarë!” |
وَنَادَىٰ نُوحٌ رَّبَّهُ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ابْنِي مِنْ أَهْلِي وَإِنَّ وَعْدَكَ الْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ الْحَاكِمِينَ(45) E Nuhu iu lut Zotit të tij dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë!” |
قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ ۖ فَلَا تَسْأَلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۖ إِنِّي أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ(46) (Perëndia) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”. |
قَالَ رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ ۖ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ(47) (Nuhu) tha: “O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t’u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”. |
قِيلَ يَا نُوحُ اهْبِطْ بِسَلَامٍ مِّنَّا وَبَرَكَاتٍ عَلَيْكَ وَعَلَىٰ أُمَمٍ مِّمَّن مَّعَكَ ۚ وَأُمَمٌ سَنُمَتِّعُهُمْ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ(48) Është thënë: “O Nuh – zbrit me përshëndetjen Tonë dhe dhuntitë Tona për ty dhe pasardhësit e atyre që gjende me ty”. E, disa popujve, Na do t’u japim kënaqësi (në këtë botë), e që pastaj, do t’i goditë nga Ne dënimi i dhembshëm!” |
تِلْكَ مِنْ أَنبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهَا إِلَيْكَ ۖ مَا كُنتَ تَعْلَمُهَا أَنتَ وَلَا قَوْمُكَ مِن قَبْلِ هَٰذَا ۖ فَاصْبِرْ ۖ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ(49) Këto janë lajmet e ngjarjeve të padukshme, që Ne t’i shpallim ty. Nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpaljes së Kur’anit). Andaj, duro! Se, me të vërtetë, në fund, fitorja është e besimtarëve. |
وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا مُفْتَرُونَ(50) (Ia dërguam) Adit – vëllaun e tij Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues (nëse adhuroni tjetër kënd). |
يَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى الَّذِي فَطَرَنِي ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ(51) O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk po mendoni?! |
وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمْ وَلَا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ(52) O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, e Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqinë mbi fuqinë tuaj, dhe mos u shmangëni si mëkatarë! |
قَالُوا يَا هُودُ مَا جِئْتَنَا بِبَيِّنَةٍ وَمَا نَحْنُ بِتَارِكِي آلِهَتِنَا عَن قَوْلِكَ وَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ(53) Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë argumenti dhe për fjalë tuaja – ne nuk do t’i braktisim zotrat tonë, as nuk të besojmë na ty! |
إِن نَّقُولُ إِلَّا اعْتَرَاكَ بَعْضُ آلِهَتِنَا بِسُوءٍ ۗ قَالَ إِنِّي أُشْهِدُ اللَّهَ وَاشْهَدُوا أَنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ(54) Na pohojmë se vetëm ty të ka qëlluar ndonjë e keqe nga zotrat tonë” Ai tha: “Unë e dëshmoj Perëndinë, e dëshmonie edhe ju, se unë jam larg nga ato që ju i bëni shok Perëndisë, |
مِن دُونِهِ ۖ فَكِيدُونِي جَمِيعًا ثُمَّ لَا تُنظِرُونِ(55) (heqi dorë nga të bëmit shok) përpos Tij. Të gjithë ju bëni dredhi kundër meje, dhe mos më jepni afat aspak! |
إِنِّي تَوَكَّلْتُ عَلَى اللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُم ۚ مَّا مِن دَابَّةٍ إِلَّا هُوَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا ۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ(56) Unë mbështetem te Perëndia, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është në rrugë të drejtë. |
فَإِن تَوَلَّوْا فَقَدْ أَبْلَغْتُكُم مَّا أُرْسِلْتُ بِهِ إِلَيْكُمْ ۚ وَيَسْتَخْلِفُ رَبِّي قَوْمًا غَيْرَكُمْ وَلَا تَضُرُّونَهُ شَيْئًا ۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ(57) E, nëse ju shmangeni, thuaj: “Unë ju kam treguar për atë që jam dërguar te ju. E Zoti im në vend tuaj do të sjellë një popull tjetër, kurse ju, - nuk mund t’i bëni kurrfarë dëmi Atij. Me të vërtetë, Zoti im është ruajtës mbi çdo gjë”. |
وَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا هُودًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَنَجَّيْنَاهُم مِّنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ(58) Kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na, me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë. |
وَتِلْكَ عَادٌ ۖ جَحَدُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ وَعَصَوْا رُسُلَهُ وَاتَّبَعُوا أَمْرَ كُلِّ جَبَّارٍ عَنِيدٍ(59) Qe, ky ishte populli i Adit. I mohuan rgumentet e Zotit të tyre dhe ishin të padëgjueshëm ndaj pejgamberëve të Tij dhe shkonin pas urdhërit të çdo zullumqari, kokëfortë. |
وَأُتْبِعُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا لَعْنَةً وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا إِنَّ عَادًا كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِّعَادٍ قَوْمِ هُودٍ(60) Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe do t’i ndjekë edhe në Ditën e Kijametit. Ah! Me të vërtetë, Adi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga shpëtimi) Adi – populli i Hudit! |
۞ وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ الْأَرْضِ وَاسْتَعْمَرَكُمْ فِيهَا فَاسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبٌ مُّجِيبٌ(61) (Ia dërguam) Themudit, vëllaun e tyre Salihun. “O populli im”, - tha ai: “Adhuronie vetëm Perëndinë. Ju, s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka (dheu) dhe ju dha të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe Ai u përgjigjet (lutjeve)”. |
قَالُوا يَا صَالِحُ قَدْ كُنتَ فِينَا مَرْجُوًّا قَبْلَ هَٰذَا ۖ أَتَنْهَانَا أَن نَّعْبُدَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا وَإِنَّنَا لَفِي شَكٍّ مِّمَّا تَدْعُونَا إِلَيْهِ مُرِيبٍ(62) Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë shpresa jonë, para kësaj (fjale). A mos vallë, ti don të na ndalosh ta adhurojmë atë, që e kanë adhuruar prindërit tanë? Me të vërtetë, na jemi në dilemë, që na bën të dyshojmë në thirrjen tënde”. |
قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَآتَانِي مِنْهُ رَحْمَةً فَمَن يَنصُرُنِي مِنَ اللَّهِ إِنْ عَصَيْتُهُ ۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيْرَ تَخْسِيرٍ(63) Tha (Salihu): “O populli im! Ç’mendoni ju, nëse unë jam mbështetur në dokumentin e qartë të Zotit tim, e Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë, (profetni); kush do të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë, nëse e kundërshtoj Ate? Ju, (me këtë) mua vetëm do të më shtonit humbjen. |
وَيَا قَوْمِ هَٰذِهِ نَاقَةُ اللَّهِ لَكُمْ آيَةً فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِي أَرْضِ اللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ قَرِيبٌ(64) O populli im! Kjo është devja e Perëndisë – mrekulli për ju, e lënie të kullosë në tokën e Perëndisë, dhe mos i bëni ndonjë të keqe asaj, se ju godet ndëshkimi i afërt”. |
فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُوا فِي دَارِكُمْ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ ۖ ذَٰلِكَ وَعْدٌ غَيْرُ مَكْذُوبٍ(65) Por, ata e prenë (therrën), e ai (Salihu) tha: “Jetoni ju në shtëpitë tuaja vetëm edhe tri ditë! Ky është premtimi i (dënimit të) vërtetë”. |
فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَالِحًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَمِنْ خِزْيِ يَوْمِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْقَوِيُّ الْعَزِيزُ(66) E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, dhe (i shpëtuam ata) nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i fortë dhe i Plotëfuqishëm; |
وَأَخَذَ الَّذِينَ ظَلَمُوا الصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دِيَارِهِمْ جَاثِمِينَ(67) e ata, që bënë zullum, i kaploi zëri i tmerrshëm, të cilët në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm, |
كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۗ أَلَا إِنَّ ثَمُودَ كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِّثَمُودَ(68) thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Me të vërtetë, Themudi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Themudi! |
وَلَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَىٰ قَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ ۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَاءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ(69) Të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën Ibrahimit sihariq dhe i thanë: “Selam!” Ai u përgjegj: “Selam!” Dhe me të shpejtë, u solli atyre një viç të pjekur. |
فَلَمَّا رَأَىٰ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۚ قَالُوا لَا تَخَفْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍ(70) Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e përkasin atë (viçin), nuk u pëlqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u friko, na jemi dërguar te populli i Lutit”. |
وَامْرَأَتُهُ قَائِمَةٌ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَاهَا بِإِسْحَاقَ وَمِن وَرَاءِ إِسْحَاقَ يَعْقُوبَ(71) E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gëzuam atë me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin. |
قَالَتْ يَا وَيْلَتَىٰ أَأَلِدُ وَأَنَا عَجُوزٌ وَهَٰذَا بَعْلِي شَيْخًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيْءٌ عَجِيبٌ(72) Tha (gruaja e Ibrahimit): “Ah! e mjera unë! A mos vallë, kështu plakë të lindë unë; e, edhe ky burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!” |
قَالُوا أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ ۖ رَحْمَتُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الْبَيْتِ ۚ إِنَّهُ حَمِيدٌ مَّجِيدٌ(73) Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, ti po çuditesh me urdhërin e Perëndisë? Mëshira e Perëndisë dhe bekmi i Tij qoftë mbi ju – familjen e pejgamberit. Me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i lavdëruar dhe bamirës për së tepërmi!” |
فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَاهِيمَ الرَّوْعُ وَجَاءَتْهُ الْبُشْرَىٰ يُجَادِلُنَا فِي قَوْمِ لُوطٍ(74) Pasi që i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, (nisi) të diskutojë me të dërguarit Tonë, për popullin e Lutit. |
إِنَّ إِبْرَاهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّاهٌ مُّنِيبٌ(75) Ibrahimi me të vërtetë, ishte i butë, i dhembshëm dhe i kthyeshëm (kah Perëndia). |
يَا إِبْرَاهِيمُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَا ۖ إِنَّهُ قَدْ جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَإِنَّهُمْ آتِيهِمْ عَذَابٌ غَيْرُ مَرْدُودٍ(76) “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhëri nga Zoti yt – dhe, me të vërtetë, ata do t’i gjejë dënimi i paevitueshëm”. |
وَلَمَّا جَاءَتْ رُسُلُنَا لُوطًا سِيءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًا وَقَالَ هَٰذَا يَوْمٌ عَصِيبٌ(77) Kur i erdhën të dërguarit (engjëjt) Tanë Lutit, (ardhja e tyre) e hidhëroi dhe për shkak të tyre ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!” |
وَجَاءَهُ قَوْمُهُ يُهْرَعُونَ إِلَيْهِ وَمِن قَبْلُ كَانُوا يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ ۚ قَالَ يَا قَوْمِ هَٰؤُلَاءِ بَنَاتِي هُنَّ أَطْهَرُ لَكُمْ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ فِي ضَيْفِي ۖ أَلَيْسَ مِنكُمْ رَجُلٌ رَّشِيدٌ(78) Dhe erdhi populli i tij duke nxituar kah ai, e që më parë patën punuar vepra të këqia. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e ia. Ato për ju janë më tëpastra, e druajuni Perëndisë dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. a nuk ka në mes jush njeri të ndershëm? |
قَالُوا لَقَدْ عَلِمْتَ مَا لَنَا فِي بَنَاتِكَ مِنْ حَقٍّ وَإِنَّكَ لَتَعْلَمُ مَا نُرِيدُ(79) Ata thanë: “Ti e di se neve nuk na nevojiten bijat tua. Me të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”. |
قَالَ لَوْ أَنَّ لِي بِكُمْ قُوَّةً أَوْ آوِي إِلَىٰ رُكْنٍ شَدِيدٍ(80) Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë fuqi të madhe, (do t’i mbroja mysafirët e mi). |
قَالُوا يَا لُوطُ إِنَّا رُسُلُ رَبِّكَ لَن يَصِلُوا إِلَيْكَ ۖ فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ اللَّيْلِ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ إِلَّا امْرَأَتَكَ ۖ إِنَّهُ مُصِيبُهَا مَا أَصَابَهُمْ ۚ إِنَّ مَوْعِدَهُمُ الصُّبْحُ ۚ أَلَيْسَ الصُّبْحُ بِقَرِيبٍ(81) Thanë (mysafirët): “O Lut! Na jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të bëjnë ty asgjë, e pra, urdhëto ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush mos të këqyrë prapa; (familja do të shpëtojë) përpos gruas tënde. Atë, me të vërtetë, do ta godas ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. E, vallë, a nuk është afër agimi i ditës? |
فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا جَعَلْنَا عَالِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهَا حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ مَّنضُودٍ(82) Dhe kur erdhi urdhëri Ynë, Na rrotulluam çdo gjë, - ato që ishin lart i përmbysëm poshtë, dhe në ta lëshuam tulla e gurë, që binin vazhdimisht, si shiu, |
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ ۖ وَمَا هِيَ مِنَ الظَّالِمِينَ بِبَعِيدٍ(83) e shënuar (për dënim) nga Zoti yt. Dhe ai (dënimi), nuk është larg nga zullumqarët. |
۞ وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا ۚ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ وَلَا تَنقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ ۚ إِنِّي أَرَاكُم بِخَيْرٍ وَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ مُّحِيطٍ(84) (Ia dërguam) Medjenit – vëllaun e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos pakësoni (mungoni) as gjatë matjes me litër as me kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati të mirë dhe druaj se juve, do t’ju godas dënimi, i një dite që u përfshinë të gjithëve. |
وَيَا قَوْمِ أَوْفُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ ۖ وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ(85) O populli im, plotësoni matjen në litër dhe kandar – me të drejtë dhe mos ua cungoni njerëzve gjërat e tyre! Dhe mos bëni ngatërresa në Tokë! |
بَقِيَّتُ اللَّهِ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ۚ وَمَا أَنَا عَلَيْكُم بِحَفِيظٍ(86) Atë që ua ka lënë Perëndia (dhe që e keni arritur në mënyrë të lejueshme) u është më e mirë, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtës i juaj. |
قَالُوا يَا شُعَيْبُ أَصَلَاتُكَ تَأْمُرُكَ أَن نَّتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا أَوْ أَن نَّفْعَلَ فِي أَمْوَالِنَا مَا نَشَاءُ ۖ إِنَّكَ لَأَنتَ الْحَلِيمُ الرَّشِيدُ(87) Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që na t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të bëjmë me pasurinë tonë çka të duam. Me të vërtetë, sa i butë dhe i drejtë që je ti! (thanë ata në formë ironike”. |
قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَرَزَقَنِي مِنْهُ رِزْقًا حَسَنًا ۚ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَىٰ مَا أَنْهَاكُمْ عَنْهُ ۚ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا الْإِصْلَاحَ مَا اسْتَطَعْتُ ۚ وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ(88) (Shuajbi) tha: “O populli im, ç’mendoni ju nëse unë jam në dokumentin e qartë të Zotit tim dhe, Ai, më ka furnizuar nga Vetja me ushqim të mirë. E, unë nuk dëshiroj të punoj atë çka ua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësojë atë çka mundem. E, suksesi im varet vetëm nga Perëndia. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem. |
وَيَا قَوْمِ لَا يَجْرِمَنَّكُمْ شِقَاقِي أَن يُصِيبَكُم مِّثْلُ مَا أَصَابَ قَوْمَ نُوحٍ أَوْ قَوْمَ هُودٍ أَوْ قَوْمَ صَالِحٍ ۚ وَمَا قَوْمُ لُوطٍ مِّنكُم بِبَعِيدٍ(89) O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos u shpiej kurrsesi (në mëkat), e që t’ju ndodhë ajo që i ndodhi popullit të Nuhut, ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; por edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush. |
وَاسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٌ وَدُودٌ(90) Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është mëshirues dhe i dashur”. |
قَالُوا يَا شُعَيْبُ مَا نَفْقَهُ كَثِيرًا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَاكَ فِينَا ضَعِيفًا ۖ وَلَوْلَا رَهْطُكَ لَرَجَمْنَاكَ ۖ وَمَا أَنتَ عَلَيْنَا بِعَزِيزٍ(91) Ata thanë: “O Shuajb, na nuk kuptojmë shumë nga ato që na thua ti dhe na të shohim të dobët në mesin tonë. E, sikur të mos ishte farefisi yt, na të kishim mbytur me gurë, ti nuk je i respektuar te ne”. |
قَالَ يَا قَوْمِ أَرَهْطِي أَعَزُّ عَلَيْكُم مِّنَ اللَّهِ وَاتَّخَذْتُمُوهُ وَرَاءَكُمْ ظِهْرِيًّا ۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعْمَلُونَ مُحِيطٌ(92) (Shuajbi) tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Perëndia, të cilin e keni lënë krejtësisht anash. Me të vërtetë, Zoti im, kaplon atë që punoni ju. |
وَيَا قَوْمِ اعْمَلُوا عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّي عَامِلٌ ۖ سَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَمَنْ هُوَ كَاذِبٌ ۖ وَارْتَقِبُوا إِنِّي مَعَكُمْ رَقِيبٌ(93) O populli im, bëni sa të mundeni, por edhe unë do të bëjë. Ju, me siguri do ta dini se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. E, pritni ju (fundin), se edhe unë do të pres me ju”. |
وَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَأَخَذَتِ الَّذِينَ ظَلَمُوا الصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دِيَارِهِمْ جَاثِمِينَ(94) E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, kurse mohuesit i kaploi zë i tmerrshëm dhe ata në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm, |
كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۗ أَلَا بُعْدًا لِّمَدْيَنَ كَمَا بَعِدَتْ ثَمُودُ(95) thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Medjeni, ashtu siç ka qenë larg edhe Themudi! |
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا وَسُلْطَانٍ مُّبِينٍ(96) Na e kemi dërguar Musain me argumentet Tona dhe me dokumentet e qarta |
إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَاتَّبَعُوا أَمْرَ فِرْعَوْنَ ۖ وَمَا أَمْرُ فِرْعَوْنَ بِرَشِيدٍ(97) te Faraoni dhe parisë së tij, por ata shkuan pas urdhërit të Faraonit. E, urdhëri i Faraonit nuk ishte i drejtë. |
يَقْدُمُ قَوْمَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَأَوْرَدَهُمُ النَّارَ ۖ وَبِئْسَ الْوِرْدُ الْمَوْرُودُ(98) Do ta udhëheq ai (Faraoni) popullin e tij në Ditën e Kijametit, e do ta sjellë në zjarr. E, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata! |
وَأُتْبِعُوا فِي هَٰذِهِ لَعْنَةً وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ بِئْسَ الرِّفْدُ الْمَرْفُودُ(99) Ata do të përcillen me mallkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. E sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet! |
ذَٰلِكَ مِنْ أَنبَاءِ الْقُرَىٰ نَقُصُّهُ عَلَيْكَ ۖ مِنْهَا قَائِمٌ وَحَصِيدٌ(100) Këto janë lajmet për vendbanimet që po t’i tregojmë Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojnë, e disa janë rrënuar. |
وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِن ظَلَمُوا أَنفُسَهُمْ ۖ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ مِن شَيْءٍ لَّمَّا جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ(101) Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen. |
وَكَذَٰلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَىٰ وَهِيَ ظَالِمَةٌ ۚ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ(102) I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër. |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّمَنْ خَافَ عَذَابَ الْآخِرَةِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّجْمُوعٌ لَّهُ النَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّشْهُودٌ(103) Me të vërtetë, në këtë ka këshillë për atë që i dron dënimit të Ditës së gjykimit. E, ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit dhe ajo është Dita në të cilën do të jenë prezent të gjithë. |
وَمَا نُؤَخِّرُهُ إِلَّا لِأَجَلٍ مَّعْدُودٍ(104) Dhe Ne e shtyjmë atë vetëm gjer në afatin e caktuar. |
يَوْمَ يَأْتِ لَا تَكَلَّمُ نَفْسٌ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ فَمِنْهُمْ شَقِيٌّ وَسَعِيدٌ(105) Atë ditë që do të vijë, mund të flasë njeriu vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë fatkëqinj, e disa fatlumë. |
فَأَمَّا الَّذِينَ شَقُوا فَفِي النَّارِ لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ(106) Ata që janë fatkëqinj, do të gjenden në zjarr, në të cilin për ata ka kërrhamë (frymënxjerrje me zë), e po ashtu edhe rrënkim, |
خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ(107) në të cilin do të mbetën përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt punon atë që don (pa mundësi kundërshtimi). |
۞ وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُوا فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ إِلَّا مَا شَاءَ رَبُّكَ ۖ عَطَاءً غَيْرَ مَجْذُوذٍ(108) Kurse fatlumët, do të gjenden në Xhennet, ku do të qëndrojnë përherë në të, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveç nëse ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo është dhuratë e pashkëputshme. |
فَلَا تَكُ فِي مِرْيَةٍ مِّمَّا يَعْبُدُ هَٰؤُلَاءِ ۚ مَا يَعْبُدُونَ إِلَّا كَمَا يَعْبُدُ آبَاؤُهُم مِّن قَبْلُ ۚ وَإِنَّا لَمُوَفُّوهُمْ نَصِيبَهُمْ غَيْرَ مَنقُوصٍ(109) Prandaj, mos u bënë dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar më parë – të parët e tyre. Dhe Ne do t’ua plotësojmë atyre pjesën e vet (të dënimit), duke mos ua pakësuar aspak. |
وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ فَاخْتُلِفَ فِيهِ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَفِي شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ(110) Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, për të cilin është shkaktuar përçarje mendimesh. E, sikur të mos i kishtë paraprirë fjala e Zotit tënd, (që do të bëhet dënimi në jetën tjetër), do të gjykoheshin menjëherë. Me të vërtetë, ata për këtë janë në dilemë, e cila i shpie në dyshim të madh. |
وَإِنَّ كُلًّا لَّمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمْ رَبُّكَ أَعْمَالَهُمْ ۚ إِنَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ خَبِيرٌ(111) Me të vërtetë, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia plotësojë pagimin për veprat e tyre. Se, Ai, me të vërtetë, është i njoftuar për atë që punojnë ata. |
فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطْغَوْا ۚ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ(112) Shko ti udhës së drejtë, ashtu siç je i urdhëruar; dhe ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijt, se, Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju. |
وَلَا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ(113) Dhe, mos anoni kah ata që bëjnë zullum, meqë do t’u përcëlloj zjarri. Ju nuk keni mbrojtës tjetër përveç Perëndisë, dhe nuk do të jeni të ndihmuar. |
وَأَقِمِ الصَّلَاةَ طَرَفَيِ النَّهَارِ وَزُلَفًا مِّنَ اللَّيْلِ ۚ إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ ۚ ذَٰلِكَ ذِكْرَىٰ لِلذَّاكِرِينَ(114) Dhe kryeje namazin në mëngjes dhe mbrëmje dhe me një kohë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlenë për ata që i pranojnë këshillat. |
وَاصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ(115) Dhe duro! Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk e humbë shpërblimin e bamirësve. |
فَلَوْلَا كَانَ مِنَ الْقُرُونِ مِن قَبْلِكُمْ أُولُو بَقِيَّةٍ يَنْهَوْنَ عَنِ الْفَسَادِ فِي الْأَرْضِ إِلَّا قَلِيلًا مِّمَّنْ أَنجَيْنَا مِنْهُمْ ۗ وَاتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَا أُتْرِفُوا فِيهِ وَكَانُوا مُجْرِمِينَ(116) Vallë! A nuk ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush – të cilët pengonin ngatërresat në Tokë? Ka pasur vetëm disa prej tyre – që i shpëtuam Ne! e, ata që bënin zullum, ipeshin pas kënaqësive dhe ishin mëkatarë. |
وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ(117) Dhe, Zoti yt, kurrë nuk i ka shkatërruar vendbanimet padrejtësisht, nëse banorët e tyre kanë jetuar në harmoni dhe drejtësi në mes vete. |
وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً ۖ وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ(118) E, sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bënte njerëz të një feje. Por, ata edhe më tej janë në kundërshtim mendimesh. |
إِلَّا مَن رَّحِمَ رَبُّكَ ۚ وَلِذَٰلِكَ خَلَقَهُمْ ۗ وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ(119) Përveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt. E, për ata edhe i ka krijuar Ai. Dhe, u plotësua fjala e Zotit tënd: “Do ta mbushë, me të vërtetë, xhehennemin me xhind dhe njerëz bashkarisht!” |
وَكُلًّا نَّقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ ۚ وَجَاءَكَ فِي هَٰذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ(120) Na po t’i tregojmë ty të gjitha lajmet e pejgamberëve, për me ta forcua zemrën. Dhe në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta; këshilla dhe të përkujtuarit për besimtarët. |
وَقُل لِّلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ اعْمَلُوا عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنَّا عَامِلُونَ(121) Dhe thauju atyre që nuk besojnë: “Punoni ju si të mundeni, edhe ne do të punojmë; |
وَانتَظِرُوا إِنَّا مُنتَظِرُونَ(122) dhe pritni ju (fundin e punës), dhe ne do të presim!” |
وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَإِلَيْهِ يُرْجَعُ الْأَمْرُ كُلُّهُ فَاعْبُدْهُ وَتَوَكَّلْ عَلَيْهِ ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ(123) Perëndia i di sekretet e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Dhe Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për atë që punoni ju. |