وَالصَّافَّاتِ صَفًّا(1) Pasha ata (engjëjt) që janë të radhitur |
فَالزَّاجِرَاتِ زَجْرًا(2) dhe ata që i pengojnë (njerëzit prej mëkateve) |
فَالتَّالِيَاتِ ذِكْرًا(3) dhe ata që e lexojnë Kur’anin, - |
إِنَّ إِلَٰهَكُمْ لَوَاحِدٌ(4) në të vërtetë, Zoti juaj është një, |
رَّبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ الْمَشَارِقِ(5) Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit)! |
إِنَّا زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِزِينَةٍ الْكَوَاكِبِ(6) Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, |
وَحِفْظًا مِّن كُلِّ شَيْطَانٍ مَّارِدٍ(7) dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç, |
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى الْمَلَإِ الْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍ(8) që mos t’i përgjojë meleqet e lartësuar; ata (djajtë) sulmohen nga të gjitha anët, |
دُحُورًا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ وَاصِبٌ(9) për t’i dëbuar ata: për ta ka vuajtje të përhershme, |
إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ(10) e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese. |
فَاسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَم مَّنْ خَلَقْنَا ۚ إِنَّا خَلَقْنَاهُم مِّن طِينٍ لَّازِبٍ(11) Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse. |
بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ(12) Ti çuditesh (nga mohimi i atyre) e ata përqeshin, |
وَإِذَا ذُكِّرُوا لَا يَذْكُرُونَ(13) e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë, |
وَإِذَا رَأَوْا آيَةً يَسْتَسْخِرُونَ(14) dhe kur e shohin një argument, ata e nxisin njëri-tjetrin për përqeshje |
وَقَالُوا إِنْ هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ(15) dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër veçse një magji e vërtetë!” |
أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ(16) (Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi |
أَوَآبَاؤُنَا الْأَوَّلُونَ(17) dhe paraardhësit tonë të lashtë?” |
قُلْ نَعَمْ وَأَنتُمْ دَاخِرُونَ(18) Thuaju: “Po, e dot ë jeni edhe të poshtëruar!” |
فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ فَإِذَا هُمْ يَنظُرُونَ(19) Ky do të jetë vetëm një zë dhe të gjithë do të presim (se ç’po ndodhë) |
وَقَالُوا يَا وَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ الدِّينِ(20) dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!” |
هَٰذَا يَوْمُ الْفَصْلِ الَّذِي كُنتُم بِهِ تُكَذِّبُونَ(21) (Atyre ju thuhet): “Po, kjo është Dita e gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!” |
۞ احْشُرُوا الَّذِينَ ظَلَمُوا وَأَزْوَاجَهُمْ وَمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ(22) (Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruar |
مِن دُونِ اللَّهِ فَاهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْجَحِيمِ(23) pos Perëndisë, e tregoju atyre rrugëne Ferrit; |
وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُم مَّسْئُولُونَ(24) dhe i ndalni ata, ata do të pyetën: |
مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ(25) “Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?” |
بَلْ هُمُ الْيَوْمَ مُسْتَسْلِمُونَ(26) Por, ata atë Ditë do të janë plotësisht të dorëzuar, |
وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ(27) e do t’i afrohen njëri-tjetrit dhe do të bëjnë pyetje mes veti; |
قَالُوا إِنَّكُمْ كُنتُمْ تَأْتُونَنَا عَنِ الْيَمِينِ(28) Do të thonë: “Ju, me të vërtetë, na keni ardhur nga ana e djathtë (e me forcë)”. |
قَالُوا بَل لَّمْ تَكُونُوا مُؤْمِنِينَ(29) Ata do të përgjigjen: “Jo, por ju nuk keni qenë besimtarë, |
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيْكُم مِّن سُلْطَانٍ ۖ بَلْ كُنتُمْ قَوْمًا طَاغِينَ(30) e ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i tërbuar, |
فَحَقَّ عَلَيْنَا قَوْلُ رَبِّنَا ۖ إِنَّا لَذَائِقُونَ(31) andaj, u realizua fjala e Zotit mbi ne. Ne, me të vërtetë, po e shijojmë dënimin, |
فَأَغْوَيْنَاكُمْ إِنَّا كُنَّا غَاوِينَ(32) e, ju kemi mashtruar juve, meqë edhe ne kemi qenë të mashtruar”. |
فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ(33) Dhe ata, atë Ditë do të jenë së bashku në mundim, |
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِالْمُجْرِمِينَ(34) sepse, Ne kështu veprojmë me të këqinjtë. |
إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ(35) Kur u thuhej atyre: “Vetëm Allahu është Zot!” – ata madhështoheshin, |
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُو آلِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجْنُونٍ(36) dhe thonin (Mekkasit): “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?” |
بَلْ جَاءَ بِالْحَقِّ وَصَدَّقَ الْمُرْسَلِينَ(37) Jo, (ai nuk është poet), por ai e ka sjellë të Vërtetën dhe i ka vërtetuar pejgamberët e mëparshëm, |
إِنَّكُمْ لَذَائِقُو الْعَذَابِ الْأَلِيمِ(38) e, me të vërtetë, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm, - |
وَمَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ(39) dhe do ta dënoheni ju vetëm për atë që keni bërë! |
إِلَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ(40) E robërit e sinqertë të Perëndisë, |
أُولَٰئِكَ لَهُمْ رِزْقٌ مَّعْلُومٌ(41) do të kenë furnizim të caktuar, |
فَوَاكِهُ ۖ وَهُم مُّكْرَمُونَ(42) pemë të ndryshme, dhe do të jenë të respektuar, |
فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ(43) në kopshtet e dhuntive, |
عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَابِلِينَ(44) në kolltuqe, njëri përballë tjetrit, |
يُطَافُ عَلَيْهِم بِكَأْسٍ مِّن مَّعِينٍ(45) do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë, |
بَيْضَاءَ لَذَّةٍ لِّلشَّارِبِينَ(46) (me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pijnë, |
لَا فِيهَا غَوْلٌ وَلَا هُمْ عَنْهَا يُنزَفُونَ(47) me të (verën), nuk do të trullosen dhe prej saj nuk do të dehen. |
وَعِندَهُمْ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ عِينٌ(48) Dhe pranë tyre do të jenë gratë me shikim të ulur, e sy të bukur |
كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ مَّكْنُونٌ(49) sikur të jenë vezë të ruajtura. |
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ(50) Dhe ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë, |
قَالَ قَائِلٌ مِّنْهُمْ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٌ(51) dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues), |
يَقُولُ أَإِنَّكَ لَمِنَ الْمُصَدِّقِينَ(52) i cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë, |
أَإِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَدِينُونَ(53) që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?” |
قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ(54) (do të thotë ai): “A doni të shikoni?” |
فَاطَّلَعَ فَرَآهُ فِي سَوَاءِ الْجَحِيمِ(55) Dhe ai do të shikojë, dhe atë do ta sheh në midis të zjarrit. |
قَالَ تَاللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرْدِينِ(56) Ai thotë: “Pasha Perëndinë, për pak më shkatërrove edhe mua; |
وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ الْمُحْضَرِينَ(57) po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty). |
أَفَمَا نَحْنُ بِمَيِّتِينَ(58) E për ne, nuk do të ketë më vdekje, |
إِلَّا مَوْتَتَنَا الْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ(59) përveç vdekjes së parë, nuk do të jemi të munduar më, |
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ(60) kjo, me të vërtetë, është sukses i madh! |
لِمِثْلِ هَٰذَا فَلْيَعْمَلِ الْعَامِلُونَ(61) Për diçka të tillë, le të angazhohen punëtorët! |
أَذَٰلِكَ خَيْرٌ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ الزَّقُّومِ(62) A më e mirë është kjo gjendje, apo druri zekkum. |
إِنَّا جَعَلْنَاهَا فِتْنَةً لِّلظَّالِمِينَ(63) Ne, këtë sprovë e kemi bërë për zullumqarët. |
إِنَّهَا شَجَرَةٌ تَخْرُجُ فِي أَصْلِ الْجَحِيمِ(64) Njëmend, ky dru del nga fundi i ferrit, |
طَلْعُهَا كَأَنَّهُ رُءُوسُ الشَّيَاطِينِ(65) fruti i tij është si koka e gjarpinjëve (djajve). |
فَإِنَّهُمْ لَآكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِئُونَ مِنْهَا الْبُطُونَ(66) Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun. |
ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًا مِّنْ حَمِيمٍ(67) Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë) |
ثُمَّ إِنَّ مَرْجِعَهُمْ لَإِلَى الْجَحِيمِ(68) e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në ferr. |
إِنَّهُمْ أَلْفَوْا آبَاءَهُمْ ضَالِّينَ(69) Ata i kanë gjetur etërit e tyre në humbje, |
فَهُمْ عَلَىٰ آثَارِهِمْ يُهْرَعُونَ(70) prandaj, edhe ata vazhduan pas gjurmëve të tyre, |
وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ الْأَوَّلِينَ(71) por edhe para tyre, me të vërtetë, e kanë humbur (rrugën) shumë popuj të lashtë, |
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ(72) Ne, me të vërtetë, u kemi dërguar atyre paralajmërues. |
فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنذَرِينَ(73) E, shiko se çfarë qe fundi i atyre që u paralajmëruan, |
إِلَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ(74) pos robërve të sinqertë të Zotit (ata nuk janë dënuar). |
وَلَقَدْ نَادَانَا نُوحٌ فَلَنِعْمَ الْمُجِيبُونَ(75) E Na thirri (në ndihmë) Nuhu, e Ne iu kemi përgjegjur bukur: |
وَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ مِنَ الْكَرْبِ الْعَظِيمِ(76) e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij prej fatkeqësisë së madhe, |
وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُ هُمُ الْبَاقِينَ(77) duke i lënë në jetë vetëm pasardhësit e tij, |
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ(78) dhe u kemi lënë kujtim te brezat e tjerë; |
سَلَامٌ عَلَىٰ نُوحٍ فِي الْعَالَمِينَ(79) “Përshëndetja për Nuhun qoftë në mesin e të gjithë popujve!” |
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ(80) Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit. |
إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ(81) Me të vërtetë, ai është nga robërit Tonë, besimtar. |
ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ(82) Pastaj, i fundosëm të tjrerët (jobesimtarët). |
۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِ لَإِبْرَاهِيمَ(83) Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi, |
إِذْ جَاءَ رَبَّهُ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ(84) kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër, |
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَاذَا تَعْبُدُونَ(85) kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “Çka adhuroni ju? |
أَئِفْكًا آلِهَةً دُونَ اللَّهِ تُرِيدُونَ(86) Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut? |
فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ الْعَالَمِينَ(87) E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” |
فَنَظَرَ نَظْرَةً فِي النُّجُومِ(88) Pastaj u hodhi një shikim yjeve, |
فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٌ(89) dhe tha: “Unë jam i sëmurë”. |
فَتَوَلَّوْا عَنْهُ مُدْبِرِينَ(90) Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas. |
فَرَاغَ إِلَىٰ آلِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ(91) Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani? |
مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ(92) Ç’keni, përse nuk flisni?” |
فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًا بِالْيَمِينِ(93) Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë. |
فَأَقْبَلُوا إِلَيْهِ يَزِفُّونَ(94) Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai. |
قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ(95) Ibrahimi tha: “Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat)? |
وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ(96) E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”. |
قَالُوا ابْنُوا لَهُ بُنْيَانًا فَأَلْقُوهُ فِي الْجَحِيمِ(97) (Jobesimtarët) thanë: “Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hedheni atë në zjarr!” |
فَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَسْفَلِينَ(98) Dhe ata dëshiruan t’i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit. |
وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهْدِينِ(99) (Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë. |
رَبِّ هَبْ لِي مِنَ الصَّالِحِينَ(100) O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!” |
فَبَشَّرْنَاهُ بِغُلَامٍ حَلِيمٍ(101) Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë. |
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ السَّعْيَ قَالَ يَا بُنَيَّ إِنِّي أَرَىٰ فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ فَانظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِن شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ(102) Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm”. |
فَلَمَّا أَسْلَمَا وَتَلَّهُ لِلْجَبِينِ(103) Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah, |
وَنَادَيْنَاهُ أَن يَا إِبْرَاهِيمُ(104) Ne e thirrëm: “O Ibrahim, |
قَدْ صَدَّقْتَ الرُّؤْيَا ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ(105) ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit, |
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْبَلَاءُ الْمُبِينُ(106) kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!” |
وَفَدَيْنَاهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍ(107) Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh, |
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ(108) dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm; |
سَلَامٌ عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ(109) “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!” |
كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ(110) Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit, |
إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ(111) e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar, |
وَبَشَّرْنَاهُ بِإِسْحَاقَ نَبِيًّا مِّنَ الصَّالِحِينَ(112) dhe Ne e kemi sihariquar atë me Is’hakun, pejgamber prej njerëzve të mirë, |
وَبَارَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰ إِسْحَاقَ ۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌ وَظَالِمٌ لِّنَفْسِهِ مُبِينٌ(113) dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por në mesin e pasardhësve të tyre ka besimtarë dhe zullumqarë të hapët për veten e vet. |
وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَارُونَ(114) Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin. |
وَنَجَّيْنَاهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ الْكَرْبِ الْعَظِيمِ(115) Dhe i kemi shpëtuar ata, të dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh, |
وَنَصَرْنَاهُمْ فَكَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ(116) dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bënë fitimtarë, |
وَآتَيْنَاهُمَا الْكِتَابَ الْمُسْتَبِينَ(117) dhe u dhamë atyre Librin e qartë |
وَهَدَيْنَاهُمَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ(118) dhe i udhëzuam ata dy në rrugë të drejtë |
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِي الْآخِرِينَ(119) dhe Ne u lamë kujtim të mirë atyre të dyve në mesin e brezave të mëvonshme. |
سَلَامٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَارُونَ(120) “Përshëndetja e madhe qoftë mbi Musain dhe Harunin!” |
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ(121) Ja, me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit, |
إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ(122) e, në të vërtetë, ata dy janë nga robërit Tanë besimtarë. |
وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ(123) Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve. |
إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ(124) (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?” |
أَتَدْعُونَ بَعْلًا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ الْخَالِقِينَ(125) Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë, |
اللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ(126) Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!” |
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ(127) Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim, |
إِلَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ(128) pos robërve të sinqertë të Perëndisë. |
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الْآخِرِينَ(129) Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm: |
سَلَامٌ عَلَىٰ إِلْ يَاسِينَ(130) “Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!” |
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ(131) Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit, |
إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُؤْمِنِينَ(132) e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar. |
وَإِنَّ لُوطًا لَّمِنَ الْمُرْسَلِينَ(133) Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve. |
إِذْ نَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ(134) (Përkujtoje) kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij, |
إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ(135) pos plakës që ka mbetur me të tjerët (të dënurarit), |
ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ(136) pastaj i zhdukëm të tjerët, |
وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِم مُّصْبِحِينَ(137) dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes |
وَبِاللَّيْلِ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ(138) dhe natën, a nuk po mendoni? |
وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ(139) Dhe, me të vërtetë, Junusi ka qenë njëri nga pejgamberët. |
إِذْ أَبَقَ إِلَى الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ(140) (Përkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur përplot, |
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ الْمُدْحَضِينَ(141) dhe hodhi shortin (me detarët), e ai ishte njëri prej tyre që i ra shorti (të hidhet në det), |
فَالْتَقَمَهُ الْحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌ(142) dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar, |
فَلَوْلَا أَنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُسَبِّحِينَ(143) dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit, |
لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ(144) me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve), |
۞ فَنَبَذْنَاهُ بِالْعَرَاءِ وَهُوَ سَقِيمٌ(145) dhe Ne e hodhëm në një vend të shkretë, e ai ishte i sëmurë, |
وَأَنبَتْنَا عَلَيْهِ شَجَرَةً مِّن يَقْطِينٍ(146) dhe Ne bëmë që të dalë një bimë kungulli (përr t’i bërë hije), |
وَأَرْسَلْنَاهُ إِلَىٰ مِائَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ(147) dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz, |
فَآمَنُوا فَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ(148) dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë. |
فَاسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ الْبَنَاتُ وَلَهُمُ الْبَنُونَ(149) E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë, |
أَمْ خَلَقْنَا الْمَلَائِكَةَ إِنَاثًا وَهُمْ شَاهِدُونَ(150) ose Ne i krijuam engjëjt si femra, e ata ishin dëshmitarë (për këtë)? |
أَلَا إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ(151) Ja pra, ata për shkak të gënjeshtrave të veta, thonë: |
وَلَدَ اللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ(152) “Zoti ka lindur fëmijë” - ata në të vërtetë, janë gënjeshtarë. |
أَصْطَفَى الْبَنَاتِ عَلَى الْبَنِينَ(153) Vallë, a vajzat i ka zgjedhë ai para djemve? |
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ(154) Çka keni, si po gjykoni!? |
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ(155) A nuk po mendoni?! |
أَمْ لَكُمْ سُلْطَانٌ مُّبِينٌ(156) A po, ju keni argument të qartë? |
فَأْتُوا بِكِتَابِكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ(157) Sillni ju Librin tuaj, nëse thoni të vërtetën! |
وَجَعَلُوا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِنَّةِ نَسَبًا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ الْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ(158) Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr. |
سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ(159) lavdi Allahut, qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ata ia përshkruajnë Atij! |
إِلَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ(160) Përveç robërve të sinqertë të Zotit (që e adhurojnë Atë). |
فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ(161) Me të vërtetë, as ju as ato që i adhuroni ju, |
مَا أَنتُمْ عَلَيْهِ بِفَاتِنِينَ(162) nuk mund ta mashtroni askë kundër (Zotit), |
إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ الْجَحِيمِ(163) pos atij që do të digjet në zjarr. |
وَمَا مِنَّا إِلَّا لَهُ مَقَامٌ مَّعْلُومٌ(164) Çdonjëri prej nesh (engjëjve) e ka vendin e caktuar, |
وَإِنَّا لَنَحْنُ الصَّافُّونَ(165) ne jemi ata që qëndrojmë në radhë, |
وَإِنَّا لَنَحْنُ الْمُسَبِّحُونَ(166) dhe ne jemi ata që i lutemi Atij (Perëndisë)! |
وَإِن كَانُوا لَيَقُولُونَ(167) E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin: |
لَوْ أَنَّ عِندَنَا ذِكْرًا مِّنَ الْأَوَّلِينَ(168) “Sikur të kishim ne Librin që kanë pasur popujt e mëparshëm, |
لَكُنَّا عِبَادَ اللَّهِ الْمُخْلَصِينَ(169) ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Perëndisë. |
فَكَفَرُوا بِهِ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ(170) Ata e kanë mohuar Ate (Kur’anin), e së shpejti do ta dinë! |
وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا الْمُرْسَلِينَ(171) Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët. |
إِنَّهُمْ لَهُمُ الْمَنصُورُونَ(172) Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar, |
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ الْغَالِبُونَ(173) dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare! |
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍ(174) Andaj shmangiu atyre deri në një kohë, |
وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ(175) dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata! |
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ(176) Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë! |
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَاءَ صَبَاحُ الْمُنذَرِينَ(177) Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar, |
وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍ(178) andaj, shmangu prej tyre deri një kohë, |
وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ(179) dhe vëzhgo, e do të vëzhgojnë edhe ata! |
سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ(180) Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata! |
وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ(181) Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët, |
وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ(182) dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë! |