طسم(1) Tâ, Sín, Mîm. |
تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ(2) Këto janë ajetet e Librit të qartë! |
لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَّفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ(3) A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë? |
إِن نَّشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِم مِّنَ السَّمَاءِ آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ(4) Sikur të donim Ne, do të zbritnim në ta – nga qielli – një mrekulli, para së cilës, ata do të përulnin kokat e tyre. |
وَمَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍ مِّنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ(5) Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo. |
فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنبَاءُ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ(6) Ata, me të vërtetë, e kanë përgënjeshtruar (këtë këshillë), andaj, do t’i arrijë ata, me siguri përfundimi i asaj, me të cilën janë tallë. |
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الْأَرْضِ كَمْ أَنبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ(7) Vallë, a nuk shohin ata që në Tokë, Ne kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh të mrekullueshme? |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(8) Me të vërtetë, në këtë ka argument, por shumica e tyre (njerëzve) nuk kanë besuar, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(9) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe mëshirues. |
وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ(10) (Përkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perëndia i thërriti Musait: “Shko te populli zullumqar, |
قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ(11) populli i Faraonit; vallë, a nuk po i druajnë ata Perëndisë?” |
قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ(12) (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar, |
وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَارُونَ(13) e zemra po më ngushtohet, dhe gjuha nuk po më zhvillohet, andaj, dërgoja pejgamberllëkun edhe Harunit! |
وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنبٌ فَأَخَافُ أَن يَقْتُلُونِ(14) Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një gabim (mbytjen e një Kopti), andaj kam frikë se do të më vrasin. |
قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسْتَمِعُونَ(15) (Perëndia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do të vrasin, por) shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Na jemi me ju dhe dëgjojmë. |
فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ(16) Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberët e Zotit të botërave, |
أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ(17) lejoni bijtë e Israelit që të vijnë me ne!” |
قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ(18) (Faraoni) tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur ne – në mesin tonë si fëmijë? Dhe, ke qëndruar në mesin tonë shumë vjet të jetës tënde – |
وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنتَ مِنَ الْكَافِرِينَ(19) dhe, ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?” |
قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ(20) (Musai) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para profetnisë), |
فَفَرَرْتُ مِنكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ(21) e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber. |
وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدتَّ بَنِي إِسْرَائِيلَ(22) A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?” |
قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ(23) Faraoni pyeti (Musain): “E ç’është Zoti i gjithë botërave?” |
قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ(24) (Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?” |
قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ(25) (Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni ju?” |
قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ(26) (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i të parëve tuaj”. |
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ(27) (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, Pejgamberi i juaj, që u është dërguar, është i çmendur”. |
قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ(28) (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni. |
قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَٰهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ(29) (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetër kë, pos meje, unë, me siguri, do të të hedhë në burg!” |
قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُّبِينٍ(30) (Musai) tha: “Vallë, (e bën atë) edhe pasi të kam sjellë mrekulli të qartë”. |
قَالَ فَأْتِ بِهِ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ(31) (Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nëse thua të vërtetën!” |
فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ(32) E (Musai) e lëshoi shkopin e vet (në tokë), e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë! |
وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ(33) E, pastaj, nxorri dorën e vet (nga xhepi), kur ajo, u bë e bardhë para shikuesve! |
قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ(34) (Faraoni) u tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i dijshëm, |
يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُم بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ(35) (i cili) me magjitë e veta don t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’rekomandoni (ju)?” |
قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ(36) (Ata) u përgjegjën: “Lëre këtë dhe vëllain e tij, e dërgoni nëpër qytete që t’i tubojnë, |
يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ(37) të gjithë magjistarët e dijshëm, (e le t’i sjellin ty)”. |
فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ(38) Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar, |
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنتُم مُّجْتَمِعُونَ(39) e popullit iu tha: “A jeni tubuar |
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِن كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ(40) që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!” |
فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالُوا لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ(41) E, kur erdhën, magjistarët i thanë Faraonit: “A, me të vërtetë, do të shpërblehemi ne, nëse bëhemi fitues?” |
قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًا لَّمِنَ الْمُقَرَّبِينَ(42) (Faraoni) u përgjegj: “Po, - do të jeni atëherë – edhe ndër të afërmit e mi”. |
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنتُم مُّلْقُونَ(43) Musai u tha atyre: “Hudheni atë që doni ta hudhni!” |
فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ(44) Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!” |
فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ(45) Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm. |
فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ(46) Dhe, magjistarët ranë (në tokë) duke bërë sexhde, |
قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ(47) dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Gjithësisë, |
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ(48) Zotin e Musait dhe të Harunit!” |
قَالَ آمَنتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ(49) (Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve! |
قَالُوا لَا ضَيْرَ ۖ إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ(50) (Magjistarët) thanë: “S’ka gjë! – na do të kthehemi te Zoti ynë. |
إِنَّا نَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَن كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ(51) Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë”. |
۞ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ(52) Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)”. |
فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ(53) Dhe, Faraoni dërgoi njerëz nëpër qytete, tubues (të ushtarëve): |
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ(54) (duke thënë): “Me të vërtetë, këta jën një grup i vogël, të cilët |
وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ(55) na kanë pezmatuar neve, |
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ(56) por, ne – të gjithë jemi të gatshëm!” |
فَأَخْرَجْنَاهُم مِّن جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ(57) Dhe, Na, i kemi dëbuar ata (Faraonin dhe shoqërinë e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve, |
وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ(58) nga thesarët dhe nga pallatet e mrekullueshme. |
كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ(59) Ja, kështu ka qenë, dhe (këtë) Na ia dhamë trashëgim bijve të Israelit. |
فَأَتْبَعُوهُم مُّشْرِقِينَ(60) Dhe, ata (populli i Faraonit), në mëngjez iu afruan atyre (Israelitëve), |
فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَىٰ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ(61) e kur e panë njëra-tjetrën shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë ushtarët e Faraonit!” |
قَالَ كَلَّا ۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ(62) (Musai) tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua”. |
فَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنِ اضْرِب بِّعَصَاكَ الْبَحْرَ ۖ فَانفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ(63) Dhe Ne, i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe çdo pjes ëe tij u bë si kodër e madhe; |
وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآخَرِينَ(64) dhe Ne – atëherë, aty - i afruam ata të tjerët – |
وَأَنجَيْنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُ أَجْمَعِينَ(65) e Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam – |
ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ(66) dhe pastaj, të tjerët i fundosëm. |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(67) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(68) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ(69) Dhe, tregoju atyre lajmin për Ibrahimin, |
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ(70) kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: Çka adhuroni ju? |
قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ(71) Ata u përgjegjën: “Adhurojmë idhujt, dhe përherë u jemi të prirur atyre”. |
قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ(72) (Ibrahimi) tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur t’ju luteni, |
أَوْ يَنفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ(73) ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dëm?” |
قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ(74) U përgjegjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”. |
قَالَ أَفَرَأَيْتُم مَّا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ(75) (Ibrahimi) tha: “E, a po vëreni ju, se ç’po adhuroni – |
أَنتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ(76) ju dhe të parët tuaj të lashtë?” |
فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِّي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ(77) Me të vërtetë, ata janë armiqët e mi. E, nuk më është armik Zoti i Gjithësisë, |
الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ(78) i cili më ka krijuar dhe më udhëheq në rrugë të drejtë, |
وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ(79) dhe i cili më ushqen dhe furnizon me ujë, |
وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ(80) e kur të sëmuhem, Ai më shëron, |
وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ(81) dhe i cili do të bëjë që të vdes, e pastja do të më ringjallë, |
وَالَّذِي أَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ(82) dhe i cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit! |
رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ(83) O Zoti im, më dhuro dijeni dhe më rradhit me të mirët, |
وَاجْعَل لِّي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ(84) dhe bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme, |
وَاجْعَلْنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ(85) dhe më bën trashëgimtar të xhennetit të dhuntive, |
وَاغْفِرْ لِأَبِي إِنَّهُ كَانَ مِنَ الضَّالِّينَ(86) dhe falja mëkatet babës tim, sepse ai ka qenë njëri nga të humburit, |
وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ(87) dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit, |
يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ(88) në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë, |
إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ(89) por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia”. |
وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ(90) Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve, |
وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ(91) ndërsa, xhehennemi do t’u dëftohet mohuesve, |
وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ(92) dhe do t’ju thuhet atyre: “Ku janë ata që i adhuronit ju; |
مِن دُونِ اللَّهِ هَلْ يَنصُرُونَكُمْ أَوْ يَنتَصِرُونَ(93) e jo Perëndinë? A mund t’u ndihmojnë aty juve, ose a mund t’i ndihmojnë edhe vetes?” |
فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ(94) E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit, |
وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ(95) dhe ushtria e Iblisit, të gjithë së bashku. |
قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ(96) Dhe, ata – në xhehennem grindeshin në mes vete e thonin: |
تَاللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ(97) “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ne kemi qenë në humbje të qartë, |
إِذْ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ الْعَالَمِينَ(98) kur juve (hyjnive) u kemi barazuar me Zotin e gjithësisë, |
وَمَا أَضَلَّنَا إِلَّا الْمُجْرِمُونَ(99) e, vetëm mëkatarët na kanë mashtruar neve, |
فَمَا لَنَا مِن شَافِعِينَ(100) e nuk kemi asnjë ndërmjetësues (te Perëndia) |
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ(101) as mik të ngushtë, - |
فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ(102) sikur të ktheheshim përsëri (në jetë), e të bëhemi besimtarë!” |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(103) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(104) e Zoti yt, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ(105) Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. |
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ(106) Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? |
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ(107) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(108) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ(109) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(110) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!” |
۞ قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ(111) Ata thanë: “Vallë, a të besojmë na ty, kur ty po të pasojnë të ulëtit?” |
قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ(112) (Nuhu) tha: “Unë nuk di ç’kanë punuar ata, |
إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّي ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ(113) llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, dinie ju, |
وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ(114) e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët, |
إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ(115) unë jam vetëm paralajmërues i qartë”. |
قَالُوا لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ(116) Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë”. |
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ(117) (Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar, |
فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ(118) andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!” |
فَأَنجَيْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ(119) Dhe, Na, e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën (e ngarkuar) plotë, |
ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ(120) e pastaj, të tjerët i fundosëm. |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(121) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(122) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ(123) Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. |
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ(124) Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? |
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ(125) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(126) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ(127) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. |
أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ(128) A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët), |
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ(129) dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo të jetoni gjithmonë, |
وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ(130) e kur dënoni, dënoni si absolut? |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(131) Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ(132) Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini: |
أَمَدَّكُم بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ(133) e dhuron juve baqëti (pasuri) dhe fëmijë, |
وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ(134) edhe kopshtije edhe burime. |
إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ(135) Unë, me të vërtetë, druaj për ju dënimin e Ditës së madhe”. |
قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُن مِّنَ الْوَاعِظِينَ(136) Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove. |
إِنْ هَٰذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ(137) Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë, |
وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ(138) e ne nuk do të jemi të dënuar”. |
فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(139) Ata – e konsideruan gënjeshtar atë (Hudin), andaj Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(140) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ(141) Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. |
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ(142) Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? |
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ(143) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(144) andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ(145) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. |
أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ(146) Vallë, a mendoni ju – se do të lëheni këtu të sigurtë, |
فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ(147) në kopshtije dhe pranë burimeve, |
وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ(148) në të lashta dhe palme hurmesh, me frute të shijshme? |
وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ(149) E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(150) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje, |
وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ(151) dhe mos dëgjoni urdhërat e atyre që e teprojnë në të keqe, |
الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ(152) të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë, e nuk përmirësojnë (asgjë)”. |
قَالُوا إِنَّمَا أَنتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ(153) Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsurit; |
مَا أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ(154) ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!” |
قَالَ هَٰذِهِ نَاقَةٌ لَّهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ(155) (Salihu) tha: “Ja, kjo është devja (dokument), - për të ka pije (uji) në ditë të caktuara; e për ju – në ditë tjetër të caktuar, |
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ(156) dhe mos i bëni kurrfarë të keqe asaj, se ju godet dënimi i Ditës së madhe! |
فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ(157) Por, ata – e therrën atë, e pastaj u penduan, |
فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(158) dhe i goditi dënimi ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(159) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ(160) Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. |
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ(161) Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? |
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ(162) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(163) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ(164) Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. |
أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ(165) Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve, |
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُم مِّنْ أَزْوَاجِكُم ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ(166) e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”. |
قَالُوا لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ(167) Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. |
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ الْقَالِينَ(168) (Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju! |
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ(169) O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” |
فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ(170) Dhe Ne – e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë, |
إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ(171) pos plakën (gruas së Lutit, e cila mbeti) me të tjerët, |
ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ(172) e pastaj, të tjerët i shkatërruam |
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنذَرِينَ(173) dhe në ta lëshuam shi (të tmerrshëm – gurësh), e sa shi i shëmtuar që është ai, për ata që janë paralajmëruar! |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(174) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(175) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ(176) (Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët. |
إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ(177) Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? |
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ(178) Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, |
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ(179) andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ(180) Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. |
۞ أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِينَ(181) Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje) |
وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ(182) dhe peshoni me terezi të drejtë, |
وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ(183) dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë, |
وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ(184) dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme! |
قَالُوا إِنَّمَا أَنتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ(185) Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsuarit, |
وَمَا أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ(186) edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar; |
فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًا مِّنَ السَّمَاءِ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ(187) andaj, lëshoje mbi ne – një copë nga qielli (si dënim) nëse thua të vërtetën! |
قَالَ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ(188) (Shuajbi) tha: “Zoti im, di më së miri atë që punoni ju”. |
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ(189) Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe. |
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ(190) Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë, |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ(191) e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ(192) Dhe me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë, |
نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ(193) atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhebraili) |
عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنذِرِينَ(194) në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë, |
بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِينٍ(195) në gjuhën e qartë arabe. |
وَإِنَّهُ لَفِي زُبُرِ الْأَوَّلِينَ(196) Dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është përmend në librat e (pejgamberëve) të mëparshëm, - |
أَوَلَمْ يَكُن لَّهُمْ آيَةً أَن يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ(197) vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit? |
وَلَوْ نَزَّلْنَاهُ عَلَىٰ بَعْضِ الْأَعْجَمِينَ(198) E, sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) edhe ndonjë joarabi, |
فَقَرَأَهُ عَلَيْهِم مَّا كَانُوا بِهِ مُؤْمِنِينَ(199) e t’jua lexonte ai – ata përsëri nuk do të kishin besuar. |
كَذَٰلِكَ سَلَكْنَاهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ(200) Ja kështu, Na – ua kemi shpie (mohimin) në zemrat e mëkatarëve, |
لَا يُؤْمِنُونَ بِهِ حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ(201) ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm, |
فَيَأْتِيَهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ(202) e do t’ju vie (dënimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojnë (ardhjen e dënimit), |
فَيَقُولُوا هَلْ نَحْنُ مُنظَرُونَ(203) e do të thonë: “A do të na jepet afat?” |
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ(204) A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë!? |
أَفَرَأَيْتَ إِن مَّتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ(205) E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vjet, |
ثُمَّ جَاءَهُم مَّا كَانُوا يُوعَدُونَ(206) e pastaj, t’i godet ata, ajo që u është premtuar (dënimi), |
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا يُمَتَّعُونَ(207) nuk do t’ju vlejë asgjë atyre, ajo, me të cilën janë kënaqur. |
وَمَا أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ(208) E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues – |
ذِكْرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَالِمِينَ(209) këshillë për ta (që të kthehen në rrugën e drejtë); e Ne – nuk kemi qenë të padrejtë. |
وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ(210) Atë (Kur’anin) nuk e kanë sjellë djajtë, |
وَمَا يَنبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ(211) as që u përket ai – atyre, as që mundën atë, |
إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ(212) ata (djajtë), me të vërtetë, janë të larguar nga të dëgjuarit (e Shpalljes). |
فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ(213) Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen! |
وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ(214) Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm, |
وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ(215) dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty! |
فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تَعْمَلُونَ(216) E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju”. |
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ(217) Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin, |
الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ(218) i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz) |
وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ(219) dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde, |
إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ(220) sepse, Ai – me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di të gjitha. |
هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ(221) A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli? |
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ(222) Ata, i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari, |
يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ(223) ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë. |
وَالشُّعَرَاءُ يَتَّبِعُهُمُ الْغَاوُونَ(224) E, vjershëtarët – i pasojnë të humburit. |
أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ(225) Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash) |
وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ(226) dhe që flasin atë që nuk e punojnë, |
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانتَصَرُوا مِن بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ(227) pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes). |